DY HERONJTË E GJALLË TË KOHËS SONË
Dr.Ramadan Xhema, njëri nga Tupalla e Medvegjës dhe
Komandant Lulzim Ibishi, nga Norça e Preshevës, dy gjenerata të ndryshme, njëri mbi tetëdhjetat, kurse tjetri mbi dyzetat, njëri veprimtar i palodhshëm i çështjes kombëtare, kurse tjetri luftëtarë, që edhe me pushkë ishte në ballë të rezistencës së armatosur në dy luftërat e fundit të trojeve shqiptare.
Dr. Ramadan Xhema, tashmë në pension të merituar, por nuk po ndalet së punuari për atdhe, ndërsa Lulzim Ibishi ende po paguan çmimin e lirisë së trojeve shqiptare, dhe në mungesë pushteti serb e ka denuar me 7 vjet heqje lirie.

Çfarë të thuhet, kur shqiptarët bashkohen dhe bashkëveprojnë së bashku kundër okupuesve të trojeve tona? Padyshim, se atëherë do të kemi edhe lirinë e këtyre trojeve, sikur që sot kemi lirinë e Kosovës. Por, jo vetëm kaq, do të kemi çlirimin përfundimtar nga zgjedha e huaj dhe bashkimin kombëtar, si synim përfundimtar të kauzës sonë kombëtare.
shkruan Fehmi RAMADANI , Shoqata VATRA – Fushë Kosovë
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni pjesë e Faqes Medvegja REDAKSIA https://www.facebook.com/medvegja.redaksia

