
Donika Paci lindi ne 21 dhjetor 1988 ne Fushe Alie te rrethit te
Dibres. Arsimin e mesem e ka kryer ne gjimnazin « Said Najdeni «
Peshkopi. Ne udhen e bukur dhe te veshtire te poezise eshte futur
heret. Ka botuar poezi ne disa gazeta .
Vellimi poetik « Mjafte me tha loti im » eshte libri i saj i pare .
SHPIRTIN VRAME TE DY
Nuk jemi me atje,
atje ku rrahjet e zemres
ishin ne shpejtim.
Nuk jemi me atje,
ku endrra na ndizte shpirtin.
Nuk jemi me atje,
ku per nje moment « vdisnim »
ne dehje,
atje ku qielli puthte token.
Nuk jemi me atje ,
se melodine e shpirtit,
e vrame te dy.
Nuk jemi me atje,
se lotin ushqyem me trishtim.
DESHIRE
Sonte nje yll
ra nga qielli,
mu perpara syve te mi,
deshira qe me erdhi
ne ato momente
ishe ti.
Ishte deshire per te qene bashke
deri ne pafundesi !
S’KA ME LOT
U derdhen detrat e loteve
s’ka me lot ne syte e mi,
jo se nuk qaj,
por hormonet e loteve
kane ngrire !