
Çanakala për mbrenda
Nji bunar n’midis
Mos e pini ujtë o, vllazën
Se e kanë zehërlisë!
(Vargje nga kënga e Çanakalasë)
Në fund të korrikut 1914 do shpërthejë lufta e parë botërore atëbotë Turqia ndodhej në një gjendje të rëndë ekonomike ende nuk ishte shkëputur nga sundimi perandor i sulltanit dhe kalifatit të tij. Më 28 korrik, Austro-Hungaria i shpalli luftë Serbisë. Në ditët e para të gushtit 1914 konflikti austro serb u shndërrua në një luftë botërore midis Gjermanisë e Austro-Hungarisë nga njëra anë dhe Anglisë, Francës e Rusisë nga ana tjetër Turqia atëbotë ishte rreshtuar në anën e Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë.

Shkaqet e luftës së parë botërore qëndronin në zhvillimin jo të barabartë të kapitalizmit në disa vende të Evropës dhe se shtetet e fuqishme kapitaliste posedonin koloni dhe kishin një rol dominonte nëpër botë. Pronat më të mëdha kolonialiste i kishte Britania e Madhe, kështu që ajo i kishte 140 herë territor ma të madh se territori i saj shtetëror. Deri në fillim të shekullit XX, u formuan dy aleanca ushtarako-politike a) blloku i Fuqive qendrore (Pakti trepalësh) dhe b) fuqitë e Antantës. Me kohë, marrëdhëniet mes blloqeve ishin ashpërsuar dhe se lufta ka mundur të fillonte edhe para vitit 1914, sepse atëbotë ekzistonin shumë vatra, krize politike dhe luftëra lokale. Lufta nuk shpërtheu, për arsye se përgatitjet ushtarake të anëtarëve të Antantës nuk kishin përfunduar. Prandaj, ato e shtynë me sukses konfliktin luftarak deri në vitin 1914. Monarkia austro-hungareze e Franc Ferdinandit politikën e vet pushtuese dhe kolonialiste e drejtoi kah Lindja dhe dëshironte të bëhet sundimtar absolut në Ballkan dhe Lindje.

Lufta e Parë Botërore 1914-1918, ishte pasojë e krizës së përgjithshme të sistemit ekonomik e politik botëror të kapitalizmit, për më tepër ishte edhe acarimi i kontradiktave që ekzistonin me kohë midis fuqive të mëdha kapitaliste e, në radhë të parë, midis Gjermanisë dhe Anglisë. Ajo për më tepër ishte një luftë imperialiste për të dy palët, si për Gjermaninë që kërkonte një ndarje të re të botës, për t’ia marrë Anglisë kolonitë dhe për t’i siguruar për vete tregjet, lëndën e parë dhe sferat e ndikimit, ashtu që edhe Anglia përpiqej ta ruante sistemin e vet kolonialist dhe ta dobësonte në masë potencialin ekonomik të Gjermanisë që kishte filluar ta konkurronte në tregun botëror.

Pikërisht Franca dhe Anglia atëbotë donin që edhe ngushticën e Dardaneleve, këtë rripë tokësor strategjikë që e ndanë Evropën dhe Azinë ta futnin edhe këtë nën koloninë e vetë. Kjo ngushticë strategjike atëherë ishte e ndarë në dy pjesë njëra pjesë ajo e Galibolusit i takonte Evropës ndërsa pjesa tjetër ajo e Peninsulës i takonte Turqisë gjegjësisht pjesës aziatike.

Qysh nga antikiteti këtu do të zhvilloheshin luftime të ashpra për dominim se këtu ndodhej Troja e lashtë. Ndërsa më 25 prill 1915, do të zhvillohej njëra ndër betejat më të përgjakshme deri atëherë e quajtur Beteja e Çanakalasë.
Babai i Turqisë moderne Mustafë Kemajl Ataturku, e komandonte Divizionin e 19 të redifëve shqiptarë që ishin me shumicë nga trojet shqiptare si nga: Presheva, Kumanova, Shkupi, Manastiri, Ohri, Peja, Gjakova, Vlora, Elbasani etj. Ku e kalonte numrin prej 25.000 ushtarëve vullnetar.

Beteja e përgjakshme e Çanakalasë do të përfundonte më 9 janar 1916, kur anglezët dhe francezët e hetuan se këtë betejë të madhe kolonialiste nuk mund ta ngadhënjenin dhe me turp dhe humbje të mëdha tërhiqen nga Çanakalaja dhe ngushtica e Dardaneleve.
Sipas disa statistikave në Betejën e Çanakalasë morën pjesë mase 500.000 ushtarë nga të cilët jetën e humbën 200 mijë prej tyre.

Shkruan për Medvegja REDAKSIA , Reshat AVDIU ,Prill Preshevë
Autori është ish i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve” për Kosovën Lindore me seli në Preshevë.
Na ndiqni në FACEBOOK


Me te vertete ishte lufte e madhe per Ngushticen e Dardaneleve strategjike qe lidhte Europen me Azine por pse nuk kujtohet heroi i Canakalase Jonuz Rustem Mehdiaj apo pae eshte shqiptar. Ai mbaroi shkolle ushtarake ne Stamboll dhe u caktua me graden toger komandant i artilerise ne Canakala.Ai i vendosi baterite e topavw ne pozicione qe me zjarrin e tyre i sollen firoren Turqise. Jonuzi u vra ne moshen 26 vjwc por duke dhene shpirt i thote ushtareve qe mos ta marre vesh njeri qe u vra komandanti. Junuzi ishte nga fshati Kux i Laberiae dhe ai kujtohet ne kenget qe i ka ngritur populli i Kucit. Ja njera kenge :
Ne ate luften evropiane
Nje djale nga Shqiperia
Jonuzi njezet vjec djale
Nga Kuci nga Laberia
Shpetoi Canakalane
U vra per vehten e tija
Ne Stambolle vate i gjalle
E pyeten qeveria
E pyeten dhe i thane
C’kerkon djale nga Turqia
Une bera fidai xhane
Te jete e lire Shqiperia
Ne gjunje sec i rane
Sulltani dhe e bija
Dhe i pyeten babane
C’kerkon ti nga mbreteria
Nuk dua para per djale
Vec ta marre historia
Juzin gjyshi im Bilal Shahini e kishte djale halle.
Ne librin » Historia e Kucit ne shekuj » fotografine e Jonuzit e kemi dhene ne qe e kemi akoma te ruajtur trw breza. Jonuz Rustemi ka monumentin ne Canakala dhe ne Stamboll ne Milet Bahce. Po te pyesni turqit per Jonuz Rustemin thone qe eshte hero i madh por kur i thua qe eshte shqiptar ata habiten.