
1. cili eshte opinioni juaj për zgjedhjet qe do mbahen me 04 Nëntor për Këshillin Kombëtar Shqiptar ne Medvegje,Bujanoc dhe Preshevë si dhe në tere teritorin e serbis ku jetojn dhe jan te regjistruar shqiptaret. Ne këtë garë të qertifukuara jan 6 Lista që marrin pjesë .Shumica perj tyre jan parti politike dhe nje OJQ nga Medvegja. Disa nga pyetjet qe kemi deshire te përgjigjeni ju keni ne poshte ne vazhdim , por besojm se keni shumë me teper te thauni për keto zgjedhje te 4 Nentorit tuaja . Te nderuar ne kemi kete kerkese sepse fushata ne keto hapsira eshte thuaj se e pamundur pershkak kushteve te veshtira te jetese dhe numri i vogel i banorve eshte i shperndar me kilometra njeri nga tjetri, keshtu si alternativë ngelen mediat .
– Zgjedhjet e reja për Këshillin Kombëtar Shqiptar, janë të një rëndësie të veçantë, nga se ato po zhvillohen, këtë vit, i cili është shpallur viti i Skënderbeut, në 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar dhe në muajin e festave nacionale, kremtimi i Ditës së Flamurit Kombëtar. Kur i kemi parasysh këto evenimente të rëndësishme shoqërore e kombëtare, zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, duhet të kalojnë në frymën e unitetit kombëtar, të gjithë së bashku për ta formuar këtë institucion nga më të lartit politik dhe juridik të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Për vet faktin se në garën për zgjedhjet e reja në KKSH, garojnë 4 parti politike dhe 2 grupime qytetarësh, për një Këshill me vetëm 15 anëtarë, tregon se konkurrenca nuk është e lehtë dhe fushata elektorale nuk po kalon pa zhurmë mediale. Këtë që them kam parasysh Preshevën dhe Bujanocin, ku më shumë është duke u zhvilluar kampanja për zgjedhjet e KKSH, kurse Medvegja, kuptohet nuk e ka atë luks për një fushatë të tillë. Mendoj se në këtë drejtim duhet më shumë të përkrahet Medvegja, e cila në dy mandatet e para të këtij institucioni, ka qenë më shumë argat i partive nga komunat si motra e kësaj radhe ka dalë të votoj për vetveten me listë të posaçme nga radhët e Grupimit të Qytetarëve Forumi ekonomik i shqiptarëve në Serbi. Kjo Listë nga Medvegja ka një përparësi nga Listat e tjera garuese për vetë faktin se është apolitike dhe e dyta përfshinë anëtarë edhe nga qendra të tjera të Serbisë ku jetojnë shqiptarët: Beograd e Novi Sad, që nuk e kanë Listat e tjera garuese.
.
Pyetje 2:
1.A duhet te depolizohet KKSH dhe te sherbej si udhrrefyes partive politike qe te bashkohen me njera tjetren ne mbrojtje te te drejtave te shqiptarëve ne serbi pran Këshillit Kombëtar Shqiptar me nje platforme te perbashket.
– Po edhe unë mendoj ashtu, për një model tjetër të qeverisjes me KKSH, që ai të jetë i depolitizuar dhe me një platformë të përbashkët për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi. Ai, duhet të jetë një udhërrëfyes i partive politike se t’i qasen problemeve për një jetë me dinjitet të shqiptarëve jo vetë në Luginë, por edhe thellë në Serbi. Partitë politike disponojnë me pushtete lokale, prandaj ky nivel i zgjedhjeve me karakter kombëtar, duhet të jetë apolitik dhe profesional. Vetëm në këtë mënyrë mendoj se fryma kombëtare do të ngjallet në këto hapësira ku akoma nuk është e rregulluar me ligj përdorimi i simboleve kombëtare dhe dygjuhësia, pa të cilat nuk ka përparim të identitetit shqiptar.
.
2.
Ky eshte mandati i trete dhe dy mandatet e para i kan patur Presheva dhe Bujanoci, a mendoni se kete radhe duhet ta kete Medvegja. Arsyjet : nese per ato dy komuna kriter percaktimi eshte numri i polullsise per Medvegjen kriter munde te jete teritori i cili eshte sa ato dyja bashk, kan status te njejt dhe nese respektohet rotacioni ky kriter do te ndikoj ne permisimin e cilesisë se kshilltareve ,duke e ditur apriori komunen bartese,do te krijonte zgjedhje shume me te qeta dhe me kosto minimale, te gjithe e dim se shqiptaret ne Medvegje jan me te diskriminuarit .
– Për dallim nga Presheva dhe Bujanoci, komuna këto që kanë pushtet lokal dhe janë në numër më të madh me shqiptar, Medvegja ka mbetur në pozita më të diskriminuara. Për ta ngritur dinjitetin shqiptar në Medvegjë dhe për të ngjallur disponimin e banorëve të saj të shpërngulur jashtë vullnetit të tyre në Kosovë dhe perëndim, duhet t’i kushtohet më shumë kujdes, qoftë në planin politik e kulturor, po ashtu edhe në planin ekonomik. Po të kishim një Këshill Kombëtar ashtu siç e kanë hungarezët në Vojvodinë dhe ata në Sanxhak, KKSH në Luginë do të kishte tri zyra veprimi, duke llogaritur edhe Medvegjën, por në kushtet dhe rrethanat që vepron ky institucion, duhet menduar një zgjidhje më e pranueshme për këtë pjesë të etnikumit shqiptar, që është lëkundur bërthama e saj kombëtare. Besoj se këtë mendimin timin e ndajnë edhe shumica e liderëve tanë politikë, që veprojnë në Luginë të Preshevës dhe jashtë saj. Tani që kemi edhe Listën e grupimit të qytetarëve nga Medvegja, përgjigja në këtë drejtim nuk duhet hezituar për ta rrethuar numrin 6. Forumi ekonomik shqiptar në Serbi, me bartësin e Listës nga Medvegja, Muharrem Salihu, është shans i mirë për ta kthyer shpresën e shqiptarëve për nëj perspektivë më të mirë në trojet e të parëve të tyre me plot merita si: heroi i popullit Zenel Hajdini, dëshmorët e kombit Florim Rashiti “Kingji” e Hashim Hajdini, pastaj albanologu qindvjeçar Akademik Idriz Ajeti, Gjim Xhema nga Amerika e veprimtarë të shumtë të kauzës sonë kombëtare.
Shkruan: Nexhmedin SAQIPI _Bujanoc
