Poezia e vitit 2017

MALLI E DHIMBJA KURRË S’KA ME U SHU

Qaj Medvegja ime
qaj e mos u ndalë,
ah akoma ty e mira ime
po të hapet ai varr!

As për së vdekuri
fëmijët nuk t’i lënë të qetë,
edhe ata pak të gjallë të mbetur
sërish janë duke t’i ndjekë!

Qaj Medvegjë për Mollën e kuqe
qe rrënjët jan duke ju tharë,
se degët e saj gjithandej
nëpër botë janë shpërndarë.

Qaj Medvegja ime
vajin mos e ndalë,
e loti yt u bëftë mallkim
për ata qe dhimbjen tënde s’po e ndiejnë.

E bashkë me ty po qajnë
të gjithë fëmijët e tu,
se malli e dhimbja për ty
kurrë s’ka me u shu!

©Maki Maqedonci – Canolli

NGRITE ZANIN NANË SHQIPNI

Th’rret Çamëria me lot n’sy
oh ku je moj nanë Shqipni?
Më shkoj jeta tuj prit nanë
kur po m’merrë në gjirin tënd?

Th’rret Medvegja me Preshevën
kur Kosovë do t’na hapsh derën,
mos na le ti si jetime
se mjaft hëngrëm thik pas shpine!

Merrna merrna nanë Shqipni
hjeki ti kufijt e zi,
merrna nanë për jetë te votra
se ma mirë do t’na njeh bota!

llirida th’rretë Gucin
merri Plavë edhe Ulqin,
hajdi sbashku mori motra
se në sofër na th’rret votra.

Ngrite zanin nanë Shqipni
me i rrafshu të zijt kufi,
ka ardh koha me u bashkue
lot e gjak me i ndalue.

Merrna merrna nanë Shqipni
hjeki ti kufijt e zi,
merrna nanë për jetë te votra
se ma mirë do t’na njeh bota!

©Maki M Canolli

PERËNDIA IME E KA VETËM NJË EMËR

Tek ti e kam gjithë dashurinë
për ty e thurri unë poezinë,
tek ti unë e gjejë frymëzimin
tek ti e ndiej gjithë gëzimin.

Për ty flijohem nëse do të duhet
për ty tretem edhe bëhem pluhur,
ty të falemnderoj sa të jemë gjallë
që më dhe emrin të quhem shqipëtarë!

Për ty bie në gjunjë dhe ta puthi tokën
për ty jam në gjendjë edhe ta jap kokën,
ty të falem me mishë e shpirtë
për ty lutem natë e ditë.

Për ty do të jemë gjithë jetën fëmi
je dielli im që gjithmonë bënë dritë,
për mua ti je vetë Perëndia
e shtrenjta ime – Nënë Shqipëria!

Autore e tekstit © Maki M Canolli- Këndon Shaqir CERVADIKU

Na ndiqniFacebook 

Bëhuni fans të  REDAKSISË Medvegja 
Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë

Share

Laisser un commentaire

Votre adresse e-mail ne sera pas publiée. Les champs obligatoires sont indiqués avec *