
8 MARSI
Muaj mars troket në derë
Zgjohuni fëmijë menjëherë,
Unë jam marsi i vërtetë
Mendoni pak për datën 8.
Data 8 e muajt mars
Na gëzon ne pa masë,
Lulet në kopshte që kemi ujit
I kemi ruajtur për këtë ditë.
Lule të mira do të tuboj
Nënës festën t’ia uroj,
Buqetë lulesh nga zemra ime
Fjalë të ngrohta për nënën time.
Urime, urime nëna ime,
Plot shëndet dhe gëzime,
Je më e mira e zemrës sime!
Shaban Abazi ,Kazakistan
ne vazhdim Poezi nga Makfire Canolli
MIRËDITA JU THOTË MEDITA
Emrin mua ma thonë Mollë
por edhe unë jam Kosovë!
Jam e bukur por si një nuse
prandaj më thonë Molla
e kuqe!
Male e fusha përplot
gjelbërim
ma shtojnë mua hijeshinë,
por shumë herë më zë
trishtimi
kur në harresë po më lini.
Nuk më trembi kurrë acari
nuk më trembi as ajo dorë
shkau,
kur mi preu pleq e fëmi
kur m’i katandisi me arrati.
Jam e ëmbël s’i sheqer
ju pres në
dimër e në pranverë,
do t’ju fali gjithmonë dashuri
se jam bijë e nënës Shqipëri!
Kur të doni ejani e rrina
ju thërret edhe Sijarina,
edhe në bujtje po të doni
krahëhapur ju pret
Maqedonci!
Mirë se erdhët ju thotë
Medvegja!
Mirëdita do t’ju thotë Medita!
Edhe në trojet e kësaj ane
ishin fiset iliro – dardane!
Ejani vëllezër e ju motra
po ju thotë me zemër Molla,
mos më lini në harresë
e vetmuar nuk dua të mbes .
©Maki M Canolli, Amerikë
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni fans të Faqes Medvegja REDAKSIA
