
Në shenim të Urimit të 7 Marsit ditës për Mësuesit në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.
Kjo ditë e shënuar vlen të festohet edhe në këtë krahinë shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë. Mungon Abetarja dhe librat e literatura shqip.Mungon liria e lëvizjes,mungon përfaqësimi,padrejtësi,shkelje të gjitha akteve dhe konventave NdërKombëtare për shkollim dhe gëzim të drejtave elementare në kuptimin individual dhe kolektiv. Para tri viteve është hequr lapidari i UÇPMB-ës, tani edhe Abataret nuk lejohen të përdoren. Prishtina dhe Tirana zyrtare si ndihen në ditën e 7 Marsit-ditës së Mësuesit kur diskriminohen nxënësit dhe mësuesit nga këto tri komuna.
Shkruan Refik HASANI

ne vazhdim një Poezi nga Makfire Maqedonci – Canolli

ABETARJA, FLORIRI ME YJE
Abetarja është libri i parë,
nga nis e gjithë dituria,
me kaq flori që ka brenda,
matet e tërë pasuria.
Shkronjat që ka ajo,
i kanë marrë librat e tjerë,
kush i mori më lehtë,
kush me shumë poterë.
Floriri i Abetares
është flori me okë,
ama kur fëmijët,
e futin thellë në kokë.
Në çdo fletë të Abetares,
është nga një yll,
me çdo grafikë shkronjash,
ndriçojnë një pyll.
Zbret aty dhe dielli,
si mësues i jetës,
lidh fijet e dritës,
derdh mjaltin e bletës.
©Maki M Canolli
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni fans të Faqes Medvegja REDAKSIA
