
Të gjithë për një, e një për gjithë
Rikthimi në Medvegjë i popullatës shqiptare çdo herë e më e vështirë po bëhet, duke pasur parasysh rrethat e fundit politike ngase të përqar edhe më tutje,ngase me politik bërje kategorike,do të uroja që në spektrin e kthimit apo vendosëshmëris për ruajtjën e numrit të popullsis të jemi unik.
Si rast i këtyre dy muajve të fundit, është familja Kosumi nga Kapiti, 4 antareshe, të cilët jetojnë pa energji elektrike, pa ujë të pijeshëm ,si gjërat elementare për e jetë, ata janë rikthyer në një shtëpi të ndërtuar rrethë 120 vite më parë.
Ata kanë kërkuar ndihmë nga komuna si institucioni I parë për tu adresuar dhe nga po e cila ka kohë që egzistonë një buxhet i ndarë për kthim të popullatës shqiptarë,ndonse familja Kosumi ka kërkuar vetëm tu sigurohen kushtet bazike për jetesë por që deri më tani ka hasurë në papergjegjshmëri nga vetë ky institucion, e cila hedhë fajin në gjëra teknike e administrative,e që buxheti i paraparë për kthimë nuk vije në shprehje deri më tani.Më pas vijojn akterët politik nga rradhët e PVD-së të cilët deri më tani janë arsyetuar me kaosin politik e që tani veq kanë arritur të mbajn strukturen e tyre të pas luftës përseri në këtë mandat e që tash u mbetet që premtimet e bëra kësaj familje tash e disa muaj që janë vendosur në Kapit të Medvegjës ti përmbushin aq sa është e nevojshme.
Familja Kosumi nga kapiti, deri më tani ka marrë ndihmë nga shoqata humanitare e Medvegjës, me seli në Zvicërr, ndihmë në vlerë prej 200euro.
Me shpresë se këto pak fjalë zgjojn më tepër gjithë neve banorëve të komunës sonë që tu dalim në ndihmë e të mobilizojm gjithë fondet për kthimë të popullësis së dal nga lufta.
Në vazhdimë do ju sjellë dhe disa foto nga vizita ime në Kapit tek familja e rikthyer që po i rrezikohet e ardhemja këtu.
⇓⇓⇓

⇓⇓

⇓

shkruan :
Albulena Salihu, Studente/Asambleiste në kuvendin komunal të Medvegjës.
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni pjesë e Faqes Medvegja REDAKSIA https://www.facebook.com/medvegja.redaksia
