
MALLI E DHIMBJA KURRË S’KA ME U SHU
Qaj Medvegja ime
qaj e mos u ndalë,
ah akoma ty e mira ime
po të hapet ai varr!
As për së vdekuri
fëmijët nuk t’i lënë të qetë,
edhe ata pak të gjallë të mbetur
sërish janë duke t’i ndjekë!
Qaj Medvegjë për Mollën e kuqe
qe rrënjët jan duke ju tharë,
se degët e saj gjithandej
nëpër botë janë shpërndarë.
Qaj Medvegja ime
vajin mos e ndalë,
e loti yt u bëftë mallkim
për ata qe dhimbjen tënde s’po e ndiejnë.
E bashkë me ty po qajnë
të gjithë fëmijët e tu,
se malli e dhimbja për ty
kurrë s’ka me u shu!
©Maki Maqedonci – Canolli
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni pjesë e Faqes Medvegja REDAKSIA https://www.facebook.com/medvegja.redaksia
