
Qëndrimi i Prishtinës dhe Tiranës zyrtare ndaj Referendumit të 1 dhe 2 mars të vitit 1992
Qëndrimi i Prishtinës zyrtare ndaj Referendumit,formimi i disa subjekteve politike shqiptare në ish-Jugusllavi ndikoi shumë pozitivisht edhe në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Formimi dhe funksionimi i mirë i Këshillit Koordinuese të partive politike të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, ishte ndihma më e madhe që u ndie dhe reflektoi edhe në këtë Krahinë. Meqë Kosova ishte nënë okupim nuk kishte si të ndihmonte me ndonjë formë pasi ishte një qeveri që bënte diskriminm ndaj tri komunave dhe ndaj Kosovës. Kështu vazhdoi deri në vitin 1998 kur filloi lufta e armatosur e UÇK-ës.Mendohej që vetëm pasi të çlirohet Kosova do të mundë të mbaje dhe të ketë një qëndrim që paraprakisht është menduar e diskutuar në qarqe shkencore e Akademike të Kosovës mbi të drejtat individuale dhe kolektive veçmas mbajtja e një qëndrimi në këtë rast ndaj referendumit. Por edhe pas qershorit të vitit 1999 ku është instaluar forcat e NATO-s dhe administrata e UNMIK-ut asnjë mbështje apo deklarim në fovor të referendumit nuk pati. Edhe fillimi i paraqitjes së Ushtrisë ÇPMB-ës dhe marrëveshje së Konçulit më 21 maj të vitit 2001 sikur nuk kishte dhe mungonte ndonjë qëndrim i qartë nga Prishtina zyrtare. Prandaj jo vetëm ndaj referendumit por edhe pjesëmarrjsë apo jo në Trupin Koordinues,në Organizimin e zgjedhjeve të para lokale, në pjesëmarrjen apo jo për zgjedhjet e para për Parlamentin e Serbisë,për pjesëmarrje apo jo për Këshillin Nacional etj .

– Institucionet e përkohshme të Kosovës deri në shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008 nuk formësuan asnjë qëndrim zyrtar ndaj referendimit më 1 e 2 mars 1992 , e që ishte në një farë mënyre e pa justifikusheme. Ishte shumë e pafalshme që në bisedimet Beograd-Prishtinë përmes misonarëve Evropian dhe Ndërkombëtar për gjetjen e statutit përfundimtar të Kosovës që u zhvilluan gjatë viteve 2005-2007 në Vjen nuk është shtruar e asë përmendur fare Referendumi i 1 e 2 marsit 1992. Kjo ishte një periudhë që ndoshta arsytehet, por pas pavarësisë së Kosovës është dashur të mbahet një qëndrim i qartë lidhur me referendunin e ksaj krahine.
–Qëndrimi i Tiranës zyrtare ndaj Referendumit,Republika e Shqipërisë në vitet 90-91 organizoi zgjedhje të lira dhe kishte një Qeveri pluralistë dhe pasi kishte marëdhënje diplomatike në nivel të ambasadorëve në Beogradë nuk mbajti ndonj qëndrim ndaj Referendimit. Për shkak të situatës që Kosova ishte e pushtuar nga Serbia fokusi ishte më shumë në orientimin në Kosovë. Por veçmas pas çlirimit të Kosovës diplomacia shqiptare është dashur të ketë një qasje më ndryshe ndaj Referendumit më 1 e 2 mars të vitit 1992 në Medvgjë, Bujanoci dhe Preshevë. Edhe Tirana sikurse Prishtina zyrtare jo vetëm ndaj referendumit por edhe pjesëmarrjsë apo jo në Trupin Koordinues,në pjesëmarrje apo jo për zgjedhjet e para lokale, në pjesëmarrjen apo jo për zgjedhjet e para për Parlamentin e Serbisë, për pjesëmarrje apo jo për Këshillin Nacional Shqiptarë sipas dispozitave dhe akteve ligjore të Serbisë etj. Kështu më shumë krijuan një konfuzion në këto hapsira të ksaj krahine shqiptare të mbetur padrejtësisht nën adminisitrinin e Serbisë se që treguan gatishmëri për ndihmë apo ndonjë qëndrim të qartë rrethë Referendumit.
– Edhe vizitat që u bënë të zëvendësKryemnistrit z.Ilir Metës,Kryeministrit Shqiptarë z.Edi Ramës nuk pati asnjë qëndrim të qart lidhur me referendumit e 1 dhe 2 arsit 1992. As në takime të niveleve të ndryshme që Shqipëria në qarqe të instancave të BE-së apo në Këshillin e Sigurimit asnjë herë pa të drejtë nuk e ka shtruar,nuk e ka njoftuar opinionin që këto tri komuan kan mbajtur referendum. Nuk kan mbrojtur, nuk kan sensiblizuar dhe nuk ka alarmuar instanca e mekanizma të jashtëm për vazhdimin e diskriminimit në të gjitha fushat dhe segmentet e jetës në këto tri komuna. *** Pra që nga koha e mbajtjesë së Referendumit të 1 dhe 2 mars të vitit 1992 përveqë Këshilli koordinuese të partive politike të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, që ishte ndihma më e madhe as një qëndrim nuk ka patur nga Prishtina dhe Tirana zyrtare. Referendimi i mbajtur, ende ka mbetur një dokument me vlerë historike, një akt sublim, një vullnet i shprehur në mënyrë plebishitare që nuk i ka kaluar rëndësia si akt me peshë i një rajone që dallon dukshëm nga Serbia prandaj duhet të mirret në konsideratë.

Organizimi dhe mbajtja e Referendumit të datës 1 dhe 2 marsit 1992,lufta e armatosur e UÇPMB-ës dhe Marrëveshja e Konçulit mbetën tri shtylla, që popullata e ksaj krahinë i ka organizuar dhe nuk mundë as Serbia t’i mohon. Këto tri shtylla do të duhej të jenë bazament edhe trasues edhe për Trupi Koordinues, pjesëmarrje në Këshillin Nacional dhe shpallja e asosciacionit të tri Komunave shqiptare. Mendojm që intelektualët, subjektet politike, Këshilltarët Komunal shqiptarë të tri komunave, në koordinim dhe shoqata të dalura nga lufta e UÇPMB-ës në harmonizim dhe me një platform e qëndrim të ndërtuar nga dy Akademitë tona të shkencës së bashku me Prishtinën dhe Tiranën të rikonfirmojn Referendimin.
Shkruan: Refik HASANI , 28 Shkurt 2016
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni Fans të Faqes Medvegja REDAKSIA

Për tu njohur me autorin e shkrimit
klikoni këtu:⇓
