Ftesë për veprim

A KA SHQIPTARË NGA MEDVEGJA ENDE GJALL , OOOOO ???

Fuqishëm besoj se jeta ka ligjet e njejta për të gjith ,prandaj situata në të cilën gjinden,Popujt apo disa pjesë të tyne janë : Vet rezultati i sjelljeve të tyne,kontributi apo mos angazhimi i nevojshëm në përballimin e sfidave me të cilat janë ballafaque.
Edhe gjendja e Shqiptarve të Medvegjes është ajo që edhe e meritojmë, asnjë promil më pak apo më shum. Sikur t’kisha fuqi Vendimi,nuk do të ndryshoja asgjë për Gjeneratatë aktuale dhe do të lejoja që të përfundon « Rrugtimi i zhdukjes » sepse nuk meritojnë « Shpëtim ». Por kur kemi parasysh se Gjithçka që të mirret nga Dora,nuk mundë të kthehet kurr më dhe për këte kemi shembullin para syve : Teritoret e shumta nga Nishi deri në prag të Shpisë.
Për hir të Ardhmërisë ,Gjeneratave të ardhshme ,që nuk do ti ken këto « Vlera » që i kemi ne sot dhe të cilët nuk do gjejn asnjë përgjigjëje për Pytjet e shumta që do ti trazojnë me shekuj. PSE E HUMBËM KËTË PJESË TË TERITORIT KOMBTAR ???
Cilat janë veprimet tona që bamë për mbrojtjen e Tokave që i Trashiguam nga Paraardhsit ?
Sa Viktima,Sa veta humbën Jetën në mbrojtje të këtyne Trevave ?
Sa gjat dhe cilat janë Veprimet mos-dorzuese të Tokave tona ?
Sa dhe si u Rrezistua ???
Pytje, pytje,… por asnjë nuk ka Përgjigjëje sepse Përgjigjëja është TURRPRUESE që do të skuqen jo vetëm njerzit,por edhe Lisat e këtyre Trevave. NE NUK BAMË ASGJA ! JO SE NUK PATËM MUNDËSI POR AS QË PROVUA.
– Ishte më e leht dhe shum më tërheqse që në vendë se të Veprojmë dhe të ballafaqohemi me sfida të ashpra,të vrazhdëta,të mundimshme… të Këndojmë për Dashurinë ndaj Vendlindjes, Të shkruhen Poezi për Bukuritë e Fushave ,maleve,arave të braktisura. Të publikohen Fotot e viteve të kaluara në Vendlindjen e « Dashur » dhe gjitha këto ,nga largësija pre mija kilometrash.
– Mbi të gjitha KUJDES : Mos të flitet për të sotmen e asesi për të ardhmen,por vetëm për të shkuarën : NA ISHTE DIKUR…
Mundë të shkruhet pandal dhe pa fund ,por nuk do të paraqitet i gjith apsurdi i sjelljeve jo normale jo të kuptueshme, shpërfillse ndaj një vendi ku u lindëm,u rritëm,ku kemi kujtimet e para,bamë hapin e parë…ku kemi varret e Para ardhsve.
Padëshim se këto kan vlera të pazavendsueshme për gjith njerzimin,por arsyeja e këti reagimi më shum se për të shkuarën është Aktualiteti i cili po na rrin mbi kokë si një kërrcnim që t’na përsëritet e kaluara e hidhur,kur me sjellje jo të duhura u qendëm para akteve të kryera dhe ku ne as që egzistonim jo si faktor për të cilët vendosej,por as si një zë nëse jo ndikues ,s’paku një zë kundërshtues,një ofshamë e dhimbjeve.
Sot si shumhere në Histori mbi Horizontin e Shtetit të Kosovës po shfaqen re të zeza katran,kërcnuese nga enigmat dhe të panjohurat ,ku nuk i dihet fillimi,itinerari,fundi, kohzgjatja…
E gjithë ky kërcnim nuk anashkalon Viset Shqiptare të Medvegjës,por përkundrazi këtu fuqia e tij shkatrruese, shumfishohet dhe do të jet përfundimtar për jetë e mot.
Ka situata ku fundi është i paevitueshëm , por edhe Vdekja-Fundi mund të jeti dhimbshëm dhe dinjitoz apo tragjik dhe i turrpshëm.
Gjeneratatë e tanishme kemi obligim dhe detyrim që s’paku ti pregaditëm një përfundim dinjitoz duke i bërë gjitha obligimet dhe mundësitë që na i mundsojnë rrethanatë .
– Nuk pretendojë asesi se individualisht ,do mundem që ti përfshij gjitha rrugët,nevojatë,mundësitë…por qëllimi është që të prek ndërgjegjëjen e çdo Medvegjasi që të lëvizim,të zgjohemi nga gjumi o sot o kurr dhe të bahet minimumi i minimumit,nëse për asgjë tjetër,spaku që të bashkojmë zërin dhe të ndëgjohet zëri i dhimbjes dhe rrënkimi i një mallkimi që kjo tokë po na rrëmbehet.
Të tregojmë se kjo tokë ka pasur dhe ende ka zot dhe pronarë legjitim.
Të tregohet se ne nuk e falim,nuk e braktisim,por në mungesë të fuqisë,po na grabitet.
Të tregojmë se Grabitjen nuk mund ta ndalim,por nuk do dorzohemi në mbrojtjen e saj.

Këto dhe shum tjera ,mundë ti bëjm vetëm në formë të organizuar e asesi Individualisht dhe të pakordinuar. Prandaj edhe pse shum ,shum me vonesë,të Veprojmë dhe ta bëjmë minimumin që e kemi obligim,ndaj të kaluarës (Paraardhsve) ,të tashmes dhe të ardhmes. E tashmja na obligon,sepse vetëm ne dhe askush tjetër nuk mundet e as nuk ka të drejtë të vepron para nesh. Për të ardhmen: Sepse gjeneratatë e ardhshme do të pysin. SI,PSE, Kush…
Më duhet prap ta potencojë se nuk kam as qëllim e as iluzion se një individ arrin ti përfshin gjitha segmente,rrugët,mënyrat dhe metodatë që vetëm bashk dhe pas shum e shum analizave mundë të gjindet ato më të nevojshmet dhe të duhurat.Po japi vetëm mendimin individual dhe disa mendime se si duhet të veprohet.
Dihet se Intelektualët kann përgjegjësinë dhe Obligimin që tu prijn proçeseve sidomos në situata kritike ku koha nuk kthehet prapa dhe ku e nesërmja është tepër von.Pa pretendime se kush e fillon dhe kush do e përfundon ,por me të vetmën qëllim që kontributi i përgjithshëm të jet pozitiv ose më shum se hiqi,Klubi «TROJET» si një subjekt i organizuar, të merr kontakte me sa më shum Personalitete të gjitha shtresave dhe gjitha lamive ,derisa të arrihet një masë kritike e aft dhe kredibile për përpilimin e Strategjisë ,nevojave dhe rrugve të veprimit.
1. Të kërkohet që secili Fshat të formon Këshillin e vet.
2. Në Qytetet ku përqindja e Medvegjasve është më e vogël të krijohet një Këshill i përbashkët.
3. Në Diasporë të shfrytzohen ato subjekte egzistuese dhe me detyrë që të masovizohen,po me të njejtat obligime si ato në Vendlindje.
4. Ne vendet ku ka më pak Bashkvendas ,të krijohet një Këshill i cili është si përfaqsues i të gjithë Bashkvendasve në at Shtet.

Nga gjitha këto Këshilla caktohen Përfaqsues (zgjidhen) dhe të marrin Detyra dhe obligime mvarrsisht nga Platforma që do të krijohet.

Numri i Bashkvendasve,Përfaqsimi dhe veprimi i organizuar do të legjtimonte Përfaqsimin dhe Kërkesat si një zë legjitim gjithëhere në bashkveprim me Përfaqsuesit e Shqiptarve në Medvegjë

Kur të bahet i gjithë ky angazhim,çfardo rezultati do të pranohet më leht dhe do të kemi një ndërgjegjëje më të pastër para vehtes son ,por edhe para Kombit dhe botës,sepse ne bamë ate që kishim mundësi .
Edhe humbja do të regjistrohet se ishin dy palë që njëra luftoj duke u mbrojtur deri në fundë dhe Pala tjetër që me forcë bëri një Grabitje.

Shkruan Sahit Hysni, Zvicërr

Na ndiqniFacebook

Bëhuni fans REDAKSISË Medvegja
Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë

Share