Ftese per Luginen

Zgjedhjet ne keshillin kombetar shqiptar ne Presheve, Bujanoc e Medvegje po percillen me vemendje te madhe nga Tirana ,Shkupi,Prishtina ,Ulqini e diaspora por jo vetem aq edhe nga trashigemtaret e kombit siq eshte Loris Castriota Skanderbegh Secondo nje figure e njohur ne boten shqiptare ,shume here i dekoruar nga shtetet tona per punen qe po bene ne ruajtjen e kombit ,Loris Castriota shkruan :

Për të gjithë miqtë shqiptarë që do të votojnë në territorin e Preshevës-Medvegjë-Bujanoc. Është koha për të zgjedhur një njeri që punon prej shumë vitesh për hir të popullit të tij dhe të vendit të tij të lindjes!
Votoni për Muharrem Salihun, i cili është një patriot i madh dhe një burrë bujar që lufton vetëm për të marrë punë të re, shërim dhe zemërim për shqiptarët në Serbinë Jugore!
Votoni për Keshillin Nacional Shqiptar, me numrin 6, Muharrem Saljihu!

Share

Zgjedhjet per keshillin kombetar

Përshëndetje dhe urime me rastin e zgjedhjes së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Kosovën Lindore. Shpresojmë që ky Kshill ta luaj rolin e vet sipas emrit që ka. Mjerisht ne shqiptarët në të gjitha trojet shqiptare jem të ndarë në afër njiqind parti.
.
Kjo është edhe dëshira e armiqve tanë. Të tjerët na kanë akuzu se ne nuk dim dhe nuk mundemi me formu dhe më udhëheq shtet. Mjerisht ne po e vertetojmë në të gjitha trojet shqiptare. Sa i përket Kosovës Lindore me rëndësi vitale është që të mos përdoret emri Lugin, poashtu do të ishte më rëndësi shum të madhe që mos të ket më shum se 2, eventual 3 parti. Ne vrapojmë pas një posti të vogël apo pushteti, dhe më këte e damtojmë qështjen e përgjithshme kombëtare. Shpërndarja në shum parti vjen mjerisht edhe nga agjentët e armiqve tanë në mesin tonë.
.
Kshilli Kombëtar i Kosovës Lindore po të formohet nga patrio atdhetar do e ndihmoj dukshëm popullaten në këto treva.
Më gëzon fakti që në këtë gar për zgjedhjen e Kshillit garon dhe një OJQ nga Medvegja me kandidatin e saj. Kuptohet vetvetiu që kandidatët e partive politike do punojnë në interes të partis së tij. Sipas rotacionit Medvegja ka radhen. Poashtu është shum e rrugës që ti ndihmohet Medvegjës për shkak të numrit ma të vogël të popullsis, dhe diskriminimit edhe më të eger të shqiptarve në këtë Komun. Preshevë dhe Bujanofc siq e kërkoni ndihmen e Tiranës dhe Prishtinës, ashtu duhet ta ndihmoni Medvegjën.
.
Në këtë kohë tranzicioni nga Medvegja janë shpërngul shum shqiptar. Ideja e fundit për korigjim kufish nga ana e Hashim Thaqit që dëshiron të shpëtoi nga Specialja është e gabuar dhe mashtruese.
.
Rreziku është që do ndahet Kosova Lindore. Sigurisht që një pjes e vogël do i bashkohet Kosovës, nëse bashkohet, Medvegja sigurisht se jo. Ne duhet të shiqojmë kah veriu, kah trojet e të parve tanë, kah Toplica dhe Sanxhaku. Ne do bashkohemi në Bashkimin Europian, do i rimarrim Toplicen dhe Sanxhakun. Gadishulli ballkanik do ri’ilirizohet. Presidentja e Kroacis nuk e tha rastësisht se ne kem rrënj të përbashkëta ilire. Pra siq e dim se kroatët, boshnjakët, malazezët, grekët e vjetër dhe ne kem rrënj ilire. Në këtë shekull Serbija nuk ka përspektiv, është humbësja. Në Serbi ma shum vdesin se sa linden. Edhe pse po shpërngulet popullata në Kosovën Lindore prap jemi më mire se sa serbët. Serbët gjithmon ndër shekuj na kan shty tëposht nga veriu në jug, nga Danubi e deri këtu ku jemi, pra ne të bëjm të kundërten. Shpresoi që të kete zgjedhje të lira dhe demikratike, e para së gjithash patriotike atdhetare.
Paraprakisht i uroi Medvegjës kryesimin e Këshillit Kombëtar për Kosovën Lindore.

shkruan: Ajrullah Sherifi ,Hajkobillë–Bern(CH)

Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë, Medvegja tani në drejtimin e duhur

Share

Shqiptarët e Kosovës Lindore

Shqiptarët e Kosovës Lindore dhe Këshilli Kombëtar

Shqiptarët e Kosovës Lindore me shekuj jetojnë në trojet e tyre dhe me shumë sakrifica i kanë përballuar të gjitha format e represionit mbi ta. Por dhuna dhe represioni i pushtetit serb mbi popullatën shqiptare të asaj ane,i shprehur gjatë luftës në Kosovë dhe më pas, si dhe injorimi i të drejtave elementare, ka bërë që numri i shqiptarëve të Kosovës Lindore të zvoglohet dukshëm, ndërsa në Medvegjë, në pjësën më të madhe të vendbanimeve shqiptare, të bëhet spastrim etnik. Duke qenë qytetarë të shtetit të Serbisë, shqiptarët e Kosovës Lindore do të jenë nën trysninë e vazhdueshme të politikës antishqiptare.

Pushteti në të gjitha rrethanat ka zbatuar politika që për qëllim kanë pasur largimin permanent të shqiptarëve nga trojet e tyre shekullore. Këtij qëllimi ngadal, por sigurt ia ka arritur. Kështu vepron edhe sot e tërë ditën. Sistemi pluralist dhe formimi i partive politike, u dha mundësi edhe shqiptarëve të ngrejnë zërin e tyre dhe të kërkojnë të jetojnë me dinjitet dhe të barabartë më të tjerët. Për fat të keq, me krijimin e partive politike shqiptare në Kosovën Lindore, lindën edhe mosmarrëveshjet mes shqiptarëve. Të pakoordinuar mes vete dhe të përçarë i gjeti edhe lufta e UÇPMB-ës dhe kjo situatë e përçarjes dhe mosmarrëveshjeve konstante vazhdon të jetë prezente edhe tani. Të përçarë dhe pa as më të voglën përkrahje nga shteti ëmë, Shqipëtia, e aq më pak Kosova, ata nuk do arrijnë të realizojnë pothuajse asgjë nga nevojat dhe kërkesat e tyre legjitime. Sot, kur jemi në prag të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi, shqiptarët e Kosovës Lindore garojnë me disa parti dhe subjekte tjera.

Të shpresojmë se ky Këshill do kompozohet nga të rinj të arsimuar dhe edukuar në frymë kombëtare dhe me njerëz kompetent e me përgjegjësi, që e dojnë vendin e tyre dhe punojnë pa u lodhur për t’i adresuar nevojat dhe kërkesat e shumta të shqiptarëve të Kosovës Lindore, në organet përkatëse shtetërore dhe ndërkombëtare, si dhe të bëjnë çmos që kërkesat e tyre të realizohen. Për të pasur sukses në punë, Këshilli Kombëtar Shqiptar duhet të ketë një platformë të studiuar në detaje dhe të përpiluar mirë. Për realizimin e kërkesave, detyrave dhe obligimeve që dalin nga platforma, duhet që anëtarët e Këshillit të kenë harmoni të plotë. Ata duhet të kenë edhe një « ushtri » këshilltarësh e bashkpunëtorësh.
.
Duhet që me menquri të shfrytëzohen të gjitha të drejtat dhe mundësitë që ofrojnë ligjet e Serbisë, pjesë e së cilës është Kosova Lindore. Natyrisht, në rrethanat aktuale, duhet kërkuar ndihmë nga shteti ëmë, i cili, përveq disa vizitave folklorike, nuk ka treguar gatishmëri për të ndihmuar konkretisht një pjesë të popullit të saj, e nuk pritet as në një të ardhme të afërt. Për Kosovën dhe ndihmën e saj as që mund të flitet. Keshilli Kombëtar do duhej të tregoj harmoni të plotë në trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me tri komunat. Se a janë aktivistët politik unik dhe të sinqertë në angazhimet e tyre, mund ta dëshmojnë edhe me gatishmërinë e tyre që funksionet me përgjegjësi dhe detyrat me peshë, të përcillen nga njëra komunë në tjetrën. Këtu e kam fjalën për pozitën e kryetarit të Këshillit Kombëtar, të deputetit apo të ndonjë pozite tjetër. Jam i sigurt se në të tri komunat ka njerëz që mund t’i marrin përgjegjësitë që ju takojnë dhe t’i kryejnë ato me përkushtim.
.
Problemet shoqëroro-politike e ekonomike me të cilat ballafaqohet Kosova Lindore, nuk mund t’i zgjidh një person. Në rastin e Këshillit Kombëtar, anëtarët e Këshillit duhet të kenë unitet të plotë dhe ta përkrahin dhe ndihmojnë personin që do e zgjedhin për kryesues. Ata duhet të kërkojnë fuqishëm ndihmën e shtetit në të gjitha fushat e jetës, e poashtu të kërkojnë edhe ndihmën e diasporës shqiptare për të zhvilluar ekonominë dhe hapur vende të reja pune.
Në këtë drejtim vlenë të merret si shembull, kontributi i z. Muharrem Salihu, i cili me bizneset e tij ka hapur vende pune dhe ka punësuar me qindra punëtorë. Një kontribut që është për çdo lëvdatë!
Ndihmë duhet kërkuar edhe nga shteti ëmë dhe bashkësia ndërkombëtare për realizimin e të drejtave politike.
Nga shteti i Serbisë, nga shteti ëmë, nga bota perëndimore dhe nga diaspora, duhet kërkuar ndihmë finansiare, gjithnjë duke ofruar projekte të studiuara mirë dhe garancione e lehtësime për investitorët potencial.
Natyrisht, uroj që zgjedhjet të kalojnë në frymë demokratike e civilizuese, ndërsa personave të zgjedhur, suksese në punën e tyre me rëndësi të madhe kombëtare.
.
Shkruan:Kadri Ferati, ish mësimdhënës dhe aktivist shoqëroro-politik nga Medvegja Më 02. 11. 2018, në Porrentruy, Zvicër