Më 16 korrik zyrtarizohet LSHB, që synon Shqipërinë e Bashkuar
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka caktuar 16 korrikun 2016 për zyrtarizimin e saj. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar synim kryesor ka bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar, si qëllim përfundimtar për zgjidhjen në tërësi të çështjes kombëtare shqiptare. Në njoftimin e tyre, thuhet se më 16 Korrik 2016, në ora 15:00 në Prishtinë, do të organizohet mbajtja e Këshillit Themelues, ndërsa tubime promovuese do të mbahen edhe në këto kryeqendra të Shqipërisë: në Tiranë (23 Korrik), Shkup (30 Korrik), Preshevë (6 Gusht), Janinë (13 Gusht) dhe Tuz (20 Gusht), mbaron njoftimi i nënshkruar nga Tahir Veliu, ideator i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë.
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar njofton opinionin publik dhe anëtarësinë se më 16 Korrik 2016, në ora 15:00 në Prishtinë, do të organizohet mbajtja e Këshillit Themelues të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.
Në këtë Këshill Themelues do të bëhet:
– Prezantimi dhe miratimi i Programit Politik të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar,
– Shpalosja e Platformës për Shqipëri të Bashkuar,
– Zgjedhja e Kryetarit dhe e Këshillit Inicues të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, deri në mbajtjen e Kuvendit Gjithëkombëtar.
Tubime promovuese do të mbahen edhe në këto kryeqendra të Shqipërisë:
në Tiranë (23 Korrik), Shkup (30 Korrik), Preshevë (6 Gusht), Janinë (13 Gusht) dhe Tuz (20 Gusht).
Tahir Veliu,
Ideator Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar
Vendlindja është e shenjët-kudo e ngado që shkojmë .. . Prandaj i’a vlen të flitet e të shkruhet, të thurren poezi e këngë .Vendlindja është burim i pashtërrshëm e frymëzime për jetë e mote .. . Bashkëvendas kudo që jeni me punë e qëndrim, ksaj here duke e shkruar këtë shkrim propozojm dhe Ju bëjmë apel të gjithë aktivistëve, veprimtarëve, të burgosurve politik, rinisë studentore, mësuesve, profesorëve, intelektualëve të ksaj ane kudo që jan me punë e qëndrim në Kosovë e gjetiu të kontribojn që bashkërisht të organizojm këto takime.Interesi i Malësisë son është që takimet të jen të përbashkëta në një ditë për të gjithë, me përkrahje dhe nën patronatin e një Këshilli të përbashkët-të zgjeruar të Malësisë son. Që takimet që ishin caktuar që në vitin 2005 , të mbahen në ditën e dielë të muajit Korrik e sivjet i bjen të mbahen më datën 31 Korrik takimet ,,MALËSIA E BUJANOCIT 2016’’, të organizohen të përbashkëta. Së pari të heqin dorë që takimet që u organizuan në fshatin Priboc dhe Ramabuqë të mos mbahen një javë para apo pas takimeve të përbashkta të Malësisës sonë. Unë personalisht dhe askush nuk ka të drejtë të proklamon që vizita, takime , ndeja familjare e këto takime të mahallave apo ndonjë fshati të mos mbahen, por jo takime të mbahen një jave para ksaj date, para se të mbahen takimet e Vendlinjes në Malësi.
Propozojm, që përbërja e anëtarëve që do të mirren me organizimin e këtyre takimeve të jetë nga çdo fshat me nga dy përfaqësues edhe ate pavarësisht cilës Grupim, shoqatë, këshill i përketë apo ishte më herët. Të gjithë nga ajo anë, të angazhohemi konkretisht në këtë drejtim dhe të japim kontributin ton së paku një herë në vit të dalim në Malësi. Të çmallemi me vendet e të parëve tan, ti vizitojm varret e të parëve, të përkujtojm e nderojm mundin, djersën dhe sakrificën e paraardhësve ton.
Refik HASANI
Organizimi i përbashkët i këtyre takimeve mbi të gjitha do të jetë frymëzim për ne dhe gjëneratat tona të reja , prandaj duhet të mbahen gjallë dhe të pasurohen. Një Këshill i zgjeruar i përbashkët për mbajtjen gjall të takimeve ,,MALËSIA E BUJANOCIT 2016’’. Kemi frikë që mbajtja e takimeve të veqanta, si në Priboc,Ramabuqë, do ta parcializoj, zbeh dhe humb kuptimin e takimeve masovike dhe në ndërkoh për pak vite do të shuhen këto organizime,që pastaj shumë vështir të ri-organizohen. Prandaj propozojm që takimet sivjet të organizohen dhe mbahen nën patronatin dhe përkujdesjen e një Këshilli të përbashkët, gjithëpërfshirës, të gjërë,një këshill që do të përfaqësoj fshatrat e Bashkësisë Lokale të Zarbicës dhe ate të Muhocit të gjithë ata pa asnjë dallim-të kemi një qëllim-organzimin e mbarëvajtjesë së takimeve të vendlindjesë ,, Malësia e Bujanocit 2016’’. Për fund, ky është një propozim vetëm e vetëm që sivjet moës të përsëritet viti pasi vitin e kaluar nuk u mbajtën e as nuk u shenuan këto takime edhe pse ishin një dekad nga fillimi I këtyre takimeve.
shkruan Refik HASANI, Mars 2016
FUND E KRYE JAM FLAMUR!
Ç’më shiqon këmbë e durë fund e krye jam Flamur, kuq e zi jan ngjyrat e mija
më ka rritë nënë Shqipëria!
Nuk jam zanë ty t’shitoftë zana jam shqiponjë nga Tirana, nga Molla e kuqe e Çamëria gjithandej ku janë trojet e mija.
Mos m’u sjellë ti me naze s’e nuk jam amerikane, jam shqiptare ty të raftë pika me të dashtë s’lejon tradita!
Me të dashtë s’lejon as zemra tjetër kend e mbanë mrenda, jam shqiptare jetoj me nderë s’dashuroj djalë unë dy herë!
Nese nje fotografi vlenë me shume se 1000 fjale, ateher sa vlene nje veper e mirë e cila ne vete permbane atëdhe dashurinë, humanitetin, ekonomi dhe politikë. Te gjitha me nje vend. Ne veprat e fondit humanitare te kosoves lindore, u deshmua se vetem puna konkrete bene ndryshimin.
Nga e majta Skender Ismajli,Muharrem SALIHU, Xhelal Mehmeti,Dul Krasniqi
Ndryshim i cili theksohet ne opinionet tona, ne vendelindjen tone e sidomos ne fytyrat è atyre që paten « fatin » te perfitojne nje kulem mbi kokë . Keshtu shume krye familiare dhe familje ri-moren dinjitetin e tyre per nje jete me dinjitoze. Ky fond eshte ne perfundimin e 100 shtepi e te para ne lugine, ku 12 shtepi prej tyre duhet ndertohen ne fshatrat e komunes se Medvegjes, shumica prej tyre tani me te kryera dhe te dorzuara. Ky numer kaq i vogel per Komunen e Medvegjes, deshmon më së miri se ne jemi të parët per fjalë te mëdhaja dhe kritikë ndaj secilin që provon te bëj diçka per vendlindjen tonë.Ndersa shumë i vogël mbetet numri i atyre medvegjaseve që kontribuan ne ket fond, dhe kjo shifet permes numrit te vogel prej 12 shtepive.
Vlene te ceket se mbi 50 000 euro ne kete fond ka derdhur zoteri Dul Krasniqi i cili edhe eshte kryetari i deges se ketij fondi per Austri. Konkretisht eshte nje njeri i vetem me perkrahje te pak Medvegjaseve i cili edhe u eksponua financiarisht prane ketij fondi, per te bere që sadopak që Medvegja mos te anashkalohet. Sigurishte se shumica prej nesh ka patur dhe kan mundesi te kontribojne dikush me shume e dikush me pak. Perkundrazi dikush Po gjene kurajo edhe te kritikoi punen e shentje te ketij fondi.
Me gjestin e perfshirjes se nje pjestari te komunitetit rome në ndërtimin e shtëpis deshmuan se ne humanizem nuk behen dallime, deshmuan se jemi popull me vlere dhe se jemi te gatshem te ndajme ate çë e posedojme edhe me te tjeret.
Te shkruajm per punen e Fondit Humanitar te Kosoven Lindore nevoitet kohe e gjate qe te pershkruhen te gjitha ato veprimtari Humanitare , kesaj radhe ishte me shume ti njoftojm lexuesit dhe ti ftojm qe ti bashkangjiten ketij Fondi te Kosoven Lindore, per ata te cilet nuk e kan bere deri tani .
Fondi Humanitar nuk njef kufij kjo deshmon me pjesmarrje e humanistve nga te gjitha viset shqiptare ku do qe jeton , prandaj ka edhe rezultate konkrete ne permisimin gjendjes sociale në Presheve,Bujanoc e Medvegjë.