Me rastin e urimit të Vitit të Ri 2016.
Të nderuar bashkëvendas të Meditës !
Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emer të Klubit Vendelindja “Trojet”, si kryetar I kuvendit të këtij klubi tju drejtohëm me urime të përzemërta duke ju deshiruar shëndet,fat e jetë të lumtur të gjithëve, anë e kënd botës ku jeni duke jetuar e vepruar.Ky vit që po e lëmë pas ishte një vit i vuajtjeve e i sakrificave te vendasëve tanë në Medvegjë. Vendasit tanë të cilët janë duke jetuar në trojet tona etnike stregjyshore në Medvegjë janë përballur me sfida të shumëta gjatë këtij viti e do të përballen edhe në vitet në vijim.
Politika qetnike e Beogradit po vazhdon avazin e vjetër të spastrimit etnik të Shqiptarëve nga keto troje duke nxjerrur projektet famëkeqe të spastrimeve etnike e duke I përpunuar e konsoliduar me rrethanat dhe situatat e kohës.
Ne e dijmë se gjatë këtij viti që po e lamë pas i kemi mbajtur zgjedhjet e parakohshme në Medvegjë. U organizuam si kurrë më parë dhe me 13. Shtator 2015 ishim të gatëshëm të votojmë në vendëvotimet e fshatrave të Medvegjës ,por pengesat e stafit qeveritaër të Beogradit të prirë nga pinjollët e Sheshelit e Millosheviqit bënë pengesa të papara duke dhunuar vullnetin e votuësve shqiptarë dhe duke shkelur të drejtat elementare dhe themelore të qytetarëve shqiptarë. Por pas të gjitha këtyre pengesave e shantazheve prap arritem ti fitojmë 8 vende të kshillëtarve komunal .Po të ishim unik dhe të konkuronim me një listë të përbasht në këto zgjedhje me siguri se do të ishim në një pozitë më të volitshme dhe sa do pak do i kishim ulur ndasitë në mes veti. Në vitin që po hymë na presin shumë detyra e obligime që duhet ti permbushim në si komunitet.
.
1. Duhet të vazhdojmë të qendrojmë në trojet tona dhe të rezistojmë me tërë forcën duke i luftuar e demaskuar të gjitha veprimet e qarqeve shovene që janë në kundershtim me të drejtat dhe liritë e njeriut që në menyrë drastike po shkelën e dhunohën në Komunën e Medvegjës nga instuticionet shtëtrore.
.
2. Duhet të bashkpunojmë me të gjithë ata të cilët janë të gatëshëm të sanojnë gjendjen në Medvegjë e të ndikojnë në demokratizimin e pushtetit lokal si dhe duhet përkrahur të gjithë ata që janë të gatshëm të investojnë e të hapin vende të reja pune .
.
3. Në medvegjasit duhet vet ti kryejmë detyrat që na përkasin e pastaj duhet të kërkojmë përkrahjen e mbështetjen e të tjerëve.
.
4. Koordinimi i veprimeve të faktorit politik në Medvegjë me Klubin Vendlindja “Trojet” ne Prishtinë , e me Shoqaten Bëmirëse në Zvicerr si dhe të gjithë bashkëvendasit tanë kudo që ndodhen e janë te gatëshëm te ndihmojnë ….Ky koordinim do të rritë besimin për sukëses dhe do të inkurajonte të gjithë qytetaret që të angazhohen në ruejtjen e substancës në ato troje….
.
5. Mbetemi me shpresë se në këtë vit që po hyjmë do të ngritet vetëdija jonë shtetformuese dhe kombëtare si dhe do të arrijmë unifikimin e faktorit politik në Meditë , në menyrë që të bëhemi factor i fuqishë në vendimmarrje…..
nga Ajet DULI , autori ështe veprimtar model për gejneratat e reja , si të mbrohen trojet tona , i dëshmuar në shumë fusha të jetes me punë e veprime të guximshme , STAFI i Redaksis Medvegja i uron shendet e gëzime Prof.Duli si dhe të gjithë shqiptareve
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni Fans të Faqes Medvegja REDAKSIA

