PUSHTIMI SERB i vitit 1867

Lugina e Preshevës, përpara se të pushtohej nga Mbretria e Serbisë, ishte territor i pushtuar si gjithë territori i Gadishullit Ilirik( Ballkanik), nga Perandoria Osmane. Me lindjen e shteteve ballkanike, në këtë rast edhe me lindjen e shtetit të Serbisë, i’u kanos rreziku Trojeve Shqiptare. Njejtë ndodhi edhe me Luginën e Preshevës.
Mbretria e Serbisë, nga pasvitet 1867, filloi të rrezikonte trojet Shqiptare të Sanxhakut të Nishit, e më gjerë.


Mbretria serbe, lidhi marrëveshje me Mbretrinë Greke, më 26 korrik 1867, i njohur si Traktati i Vëslaut, kundër Perandorisë Osmane të luftonin, derisa Trojet tona mbaheshin të okupuara nga kjo perandori. Kjo marrëveshje parashihte edhe cënimin e integritetit të Trojeve Shqiptare, ku Serbia kërkonte të merrte të ashtuquajturën “Serbi e vjetër” ( ku e përfshinin edhe tërë territorin e Luginës së Preshevës, por edhe Kosovën dhe Iliridën-Maqedoninë). Në shkurt 1868, nënshkruan edhe Konventën Ushtarake.
Mbretria Serbe, më 13 dhjetor 1877 dhe 5 shkurt 1878, të mbështetura nga Rusia, si udhëheqëse Pansllavike, e që nga 3 marsi 1878 i’u bashku edhe Mali i zi, derisa Rusia në Transkaukaz si dhe në Ballkan luftonte kundër Perandorisë Osmane, njihet si fillimi i Rrezikut për Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën. Forcat serbe, morën territoret Shqipëtare të Sanxhakut të Nishit, e deri në Vranjë.
Edhe pse Austro-Hungaria me Rusinë kishte bë një marrëveshje të fshehtë, për ndarjen e zonave të influencës në Ballkan, më 8 korrik 1876, ( Marrëveshja e Reichstadt). Këtu trajtohej për herë të parë çështja Shiqptare, Rusia tërësisht mohonte qenësinë Shqiptare, derisa Austro-Hungaria plotësisht kundërshtonte këtë. Kjo marrëveshje është plotësu edhe me Marrëveshjen sekrete të Budapeshtit, e që po ashtu ishte plotësu më pas edhe me një marrëveshje tjetër
shtesë të 18 mars 1877, ku theksohej që Austro-Hungaria do duhej të qëndronte neutrale në luftën Ruso-Turke, kurse shpërblim do mund ta merrte Bosnjën dhe Hercegovinën, ndërsa Sanxhaku i Novi Pazarit do të rregullohej me një marrëveshje të veçantë. Në këtë rast Austro-Hungaria, garantonte që s’do cënonte Serbinë, Rumaninë, Bullgarinë dhe Malin e Zi, të cilat Rusia i kishte si satelitë të saj. Si kusht shihej që nëse do prishej plotësisht Perandoria Osmane, do bëheshin të pavarura Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria. Kjo luftë mbaroi me gjunjëzimin e Perandorisë Otomane, e që u nënshkru Traktati i Shën Stefanit më 3 mars 1878, ku nga Rusia u kriju Bullgaria e Madhe.
Traktati i Shën Stefanit, i jepte Serbisë edhe territore Shqiptare si Sanxhakun e Nishit, e deri në Vushtrri- Mitrovicë, ku përfshihej edhe Medvegja, sipas nenit 3.
Derisa Bullgaria sipas këtij Traktati, do merrte Preshevën dhe Bujanovcin, siç thuhet në nenin 6 të këtij traktati.

Fuqitë e mëdha Europiane, ishin të pezmatuara nga ky zgjerim influence e Rusisë në Ballkan, nga kjo thirrën Kongresin e Berlinit që do dal edhe Traktati i Berlinit.
Konferenca Ndërkombëtare e Londrës, e marsit 1877, fare nuk e shqyrtoi çështjen Shqipëtare si komb i veçantë! Por që vetëm e rregullonte Bullgarinë, e cila përfshinte edhe territoret Shqipëtare(Kaçanikun, Tetovën, Gostivarit, Kërçovës, Dibrës deri në Drin).
Bashkimi i Shqiptarve, në qëllimin për arritjen e objektivave politike, doli në shesh vetëm pas formimit të Komitetit të Janinës, maj 1877. Ku e udhëhoqi Abdyl Frashëri, biseduan me Greqinë, që të krijonin aleancë- në krijimin e shtetit të përbashkët Shqiptaro-grek, e cila nuk u arritë shkaku i qëllimeve ekspansioniste greke. Nga ky rast lindi Objektivi Kombtar Shqiptar për Çlirim të Kombit Shqipëtar- e që jo pak u kundërshtu dhe luftu( veçmas nga turkofilët)!
Më 18 dhjetor 1877, në Stamboll, u kriju Komiteti i Stambollit( Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare), ku kërkesa kryesore ishte një shtet Shqipëtarë nën vasalitetin e Sulltanit. Shtetet kombtare të Ballkanit, tashmë ishin formu, si Greqia, Serbia, Mali i Zi etj ( këto dy të fundit do u njihej ndërkombtarisht Pavarsia me Kongresin e Berlinit).
Derisa më 13 qershor 1878, në Berlin do mbahej Kongresi i Berlinit, 3 ditë përpara në Prizren u formu Lidhja e Prizrenit, në të cilin u miratu dy akte vendimtare: Kanuni- Kararnameja (Akti i Vendimeve) dhe Talimati( Urdhëresa), më 17 qershor 1878.
Neni 1 i Kaunit, theksonte se qëllimi i Lidhjes së Prizrenit ishte mbrojtja e tërësisë tokësore të Perandorisë Osmane. Në nenin 2 thuhej që Lidhja e Prizrenit do e luftonte çdokë që do përpiqej ta dobësonte autoritetin e qeverisë osmane! Mirëpo në nenin 6, theksohej që Lidhja e Prizrenit kundërshtonte vetëm lëshimin e tokave Shqiptare. Nga 13 qershor deri më 13 korrik 1878, u zhvillu Kongresi i Berlinit, ku merrnin pjesë Fuqitë e Mëdha: Britania e Madhe, Rusia, Franca, Austro-Hungaria, Italia, Gjermania dhe Perandoria Osmane, dhe 4 shtetet ballkanike Greqia, Serbia, Romania dhe Mali i zi, derisa Shqipëtarët nuk përfaqësoheshim, edhe pse dërguan me dhjetra peticione. As Bullgaria nuk përfaqësohej edhe pse Rusia kërkonte që të merrte pjesë! Kongresi i Berlinit nuk mori parasysh aspak të drejtat e popujve, por trajtoi-pajtoi vetëm interesat e Fuqive të Mëdha, ku Gjermania e mbështeste Austro-Hungarinë, Britania, Austro-Hungaria tentonin ta minimizonin influencën ruse në Ballkan, ndërsa Franca dëshironte vetëm izolimin e Gjermanisë, kurse Italia dëshironte zvogëlimin e influencës së Austro-Hungarisë në Ballkan.

Traktati i Berlinit në aspektin juridik, mbetet bazamenti i vetëm mbi të cilën Serbia okuptoi dhe deri më sot administron kolonin, pra Medvegjën dhe pjesët etnike Shqiptare të Sanxhakut të Nishit e deri në Vranjë. Sipas këtij Traktati, në nenin 1, Bullgaria mbetej nën vazalitetin e Sulltanit, por me qeveritarë të krishtere dhe milici kombëtare. Nenin 2, definonte territori i Bullgarisë, i cili u zvogëlu, krahasuar me territorin që kishte nga Shën Stefani-e që nuk e përfshinte Luginën e Preshevës dhe as territore të tjera Shqipëtare! Neni 26, i njihte Pavarësinë Malit të zi.Neni 35 rregullonte të drejtat fetare dhe politike nën Serbi, ndërsa në nenin 36 kufizohej territori i shtetit serbë, i cili ishte zgjeru disafish, që përfshinte brenda saj edhe malet e Kopaonikut, lumin Ibër dhe Sitnica deri edhe Medvegjën. Derisa Bujanovci dhe Presheva ende mbetën nën okupimin Osman, e që kufiri me Serbi ishte matan Bujanovcit tek Mali Shën Ilia! Ndërsa në nenin 39, trajtohej çështja e pronësisë së muslimanve në territoret e okupuara nga Serbia, e që në asnjë rast nuk trajtohej aspak çështja, territori, prona, kërkesat politike etj të Shqiptarve!
Sanxhaku i Nishit, Vranjës, Leskocit, etj i ishin dhënë Bullgarisë, derisa në Kongresin e Berlinit, këto i’u falën Mbretrisë së Serbisë.
Nga ky çast i Historisë, rrodhi tragjedia për komunën e Medvegjës, e cila deri më sot mbetet e robëruar nga Serbia, e që bashkëvuajtëse me të ishin edhe Sanxhaku i Nishit, Piroti, Leskoci, Kurshumlia, Prokulpa, Jabllanica, Vranja, Vllasina, etj, prej të cilave u zhdukën Shqiptarët!
Me këto akte gjenocidi, krime lufte, spastrimi etnik, masakrat, njihen si institucione juridike, që do lindin më pas, e që e tërë bota do i përdorë në komunikime dhe çështje juridike.

nga Leon Tupalla

Na ndiqniFacebook 

Bëhuni fans të  REDAKSISË Medvegja 
Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë

Share