Po fillojm me Sqarim Ligjor:IMUNITETI I DEPUTETIT sipas Nenit 75 nga vijon: Kushtetuta e Republikës së Kosovës Neni 75 [Imuniteti]
1. Deputetët e Kuvendit gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi për veprimet dhe vendimet e tyre brenda fushëveprimit të përgjegjësive të tyre si deputetë të Kuvendit. Imuniteti nuk pengon ndjekjen penale të deputetëve të Kuvendit për veprimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive së tyre si deputetë të Kuvendit.
2. Deputeti i Kuvendit nuk mund të arrestohet dhe as ndalohet përderisa është duke kryer detyrat e tij/saj si deputet i Kuvendit, pa pëlqimin e shumicës së të gjithë deputetëve të Kuvendit
Qeverit në Tiranë – Prishtinë po luajn me ndjenjat e popullit duke arrestuar me te dashurit e tyre,
Këto jan vetem teste për ne si Popull ? a pranojm padrejtesin ndaj atdhetareve tan…
Ky eshte kulminacioni i turpit kur dihet që serbia nuk arriti ti ndali deri tani BALLISTIN e as ALBININ kete po e bejn qeveritaret tan ….. !!!
!!! Qeverit aktuale kan barriera ne te gjitha fushat që ka te beje me Bashkimi Kombetar, por kur eshte kerkesa e Serbis bashkohen dhe koordinojn ARRESTIMET !!!
E tani ta din edhe Serbia bashk me Qeveritarët Satelit në ( Tiranë –Prishtinë) se te gjithë shqiptaret jemi BALLISTA – ALBINA ………….autor L.A
Urime urime nëna ime Shqipëri
ti sonte bëre lojë , bëre edhe histori
krenare shqiponjat plot ndër dhe lavdi
sonte lartësuan komb atdhe
flamuri dhe shqiponja
po fluturojnë qiellit përmbi
po i tregojnë botës sa madhështore
është nëna Shqipëri
hëna yje dhe diell i urojnë
bashkë me gjithësi , gëzuar urime
në kampionatin e ri
sonte bërë lojë , bëre dhe histori
në kampionatin e ardhshëm
do bësh edhe të tjera befasi
ti je legjendarë si në beteja për liri
urime fitorja Shqipëri
suksesi i sotëm gëzim i madh
në prag përvjetorin e ri,
atë ditë shqiponja dhe flamuri
do ta shpalojnë suksesin e ri
kështu ecët përpara
të bashkuar plotë fuqi,
Ti përkrenare gjithëherë,
barbarët le të pëlcasin
për suksesin tuaj të ri,
për sfida dhe fitore të reja
ti je e gatshme kudo përsëri.
nga Ilmi TAHIRI – Podujevë
Kenge:Shpend Latifi & Opium - Kenge per Kombetaren
Ibrahim Egriu u lind në Maqellarë të Dibrës më 1939..Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, te mesmen ne Prilep, kurse Akademine Pedagogjike dhe Universitetin gjuhe e letërsi, në Shkup. Filloi detyrën më 1962, në Tërnovë të Gostivarit.
Në vitin 1968 iu mundësua që të punësohet në shkollën e mesme për punëtor të kualifikuar „Voskopoja“ në Kaçanik, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe për herë të parë vuri në skenë dramën „Nora“ të Andrea Skanjetit. Pra, hapsirë të veçantë në rini i përkushtoi dramaturgjisë. Kështu në vitin 1979 me nxënësit e shkollës tetëvjeçare në Dibër ku punoi nga viti 1970, deri në vitin 1984, përgatiti katër pjesë teatrale që u transmetuan në ekranin televiziv të TV Shkupit dhe u mirëpritën. Ishte tejet aktiv në Ansamblin “Liman Kaba“ ku si aktor i grupit dramatik interpretoi me sukses disa role teatrale. Në vitin 1984 emigroi fillimisht në Zvicër e pastaj në Malme të Suedisë.
Që në ditët e para vendosi kontakt me komunitetin e këtushëm shqiptar dhe u aktivizua në shoqatën „Kosova“ e atë „Iliria“ ku mbante mësimin me fëmijët shqiptarë. Më 5 maj të vitit 1986 nga qyteti Malme, e filloi transmetimin e emisioneve në gjuhën shqipe në Radion, atëbotë të njohur “Zeri i Kosovës” . Ishte nismëtar i organizimit të LASH në Suedi që u themelua më 30 maj të vitit 1992 në qytetin Lund. Ishte themelues i L A SH në Suedi, sekretar dhe kryetar i Këshillit Pedagogjik. I angazhuar në shkollën shqipe dha kontribut të veçantë në organizimin dhe masovizimin e saj.
Krahas punës me nxënës shqiptar, zhvilloi mësimin e gjuhës shqipe në disa grupe mësimore për suedezët. Dha kontribut të veçantë në organizimin e mërgatës shqiptare në Suedi, organizimin e demostratave të bashkatdhetarëve tanë dhe ndihmoi formimin e shumë klubeve e shoqatave kulturore. Merret me gazetari e publicistikë. Botoi dy libra të gramatikave suedisht-shqip. Në koautorësi ka botuar edhe katër libra leximi dhe një antologji për ciklin e ulët, të mesëm dhe atë të lartë si dhe librin: “Mësim fillestar shqip -suedisht ”. Nga 20 nëntori 1999 është drejtues I Lidhjes Shqiptare në Botë për shtetet skandinave.
.
në Amerike nga e majta Jim Xhema , I.Egriu , Candidate for US Congress (NY), Emin Eddie Egriu
Rexhep Qosja – Prishtinë
Zotëri: Ibrahim Egriu
Malme, Suedi
I dashur Ibrahim!
Prej një letre që më ka dërguar shkrimtari i mirënjohur, Hajdin Abazi, nga qyteti Malme i Suedisë, mësova se përgatitet një Përmbledhje me shkrime për veprimtarinë Tuaj, prej atdhetari, mësuesi, pedagogu, shkrimtari dhe gazetari, sidomos, në diasporën shqiptare në Suedi.
– U gëzova sinqerisht!
Në këtë kohë të lëkundjeve të mëdha, kur e vërteta po fyhet më shumë se edhe në kohën kur prej pushtetit ishte e ndaluar, Përmbledhja e tillë, për një punë të cilën nuk e kanë përcjellë daullet e grupeve dhe të partive, mund të jetë aq më e çmuar dhe më ndikuese.
Ju keni bërë ato punët ” e vogla ” të mësuesit të fëmijëve dhe të pedagogut të të rinjve, prej të cilave aq shumë varen frytet e mëdha në jetën e popullit.
Ju keni bërë punët e gazetarit dhe të redaktorit në gazeta dhe radiostacione „të vogla“ prej të cilave aq shumë varet ndikimi i madh i të vërtetës për jetën dhe synimet e popullit.
Ju keni bërë shumë punë të tilla „ të vogla “ larg Atdheut prej të cilave aq shumë varet vëllazëria e bashkatdhetarëve kudo që janë ata. Të mbjellim sot – thoshte Sami Frashëri i madh – që të korrin nesër fëmijët tanë.
Fëmijët tanë do të jenë mirënjohës për atë që palodhur ke mbjellë sot.
Duke të uruar shëndet të mirë dhe punë të mbarë, të përshëndes vëllazërisht, Rexhep Qosja
.
Mr. Hajdin Abazi
Miq të dashur, motra e vëllezër!
Ndjeva një obligim miqësor, si një ndjenjë shtytëse, që të shkruaj shkurtimisht, t’i grumbulloj e t’i sistematizoj pjesërisht një mori letra përshëndetëse, portrete, fletëfalënderime e artikuj të botuar në gazetat: – ”Flaka” ”Rilindja“, “Nova Makedonia” , ”Intervju”, ”Svenska Dagbladet“ e “Arbetet“, qe i dedikohen mikut tim të nderuar, pedagogut e veprimtarit, korrespondentit e redaktorit, drejtuesit (themeluesit) te asociacioneve të ndryshme kulturore arsimore dhe regjisorit të disa dramave për të rritur e të pjesëve teatrale për fëmijë, i cili afro një dekadë, së bashku me birin e tij – Sazanin si folës, u angazhua pa lodhje, plot elan e entuziazëm, pa as çfarë stimulimi, në sferën e informacionit rreth zgjidhjes se përgjithshme të kauzës sonë kombëtare. Ai, me plot impenjim kreu ca shërbime“të vogla” për t’i ardhur në ndihme popullit të tij të shtypur e të okupuar, ashtu siç veproi këngëtari i panjohur popullor. Ibrahim Egriu, kurdoherë veproi si intelektual i pavarur, si individ, pa pas prapa tij ndonjë forcë të organizuar politike apo tjetër fare dhe, pikërisht këtu qëndron gjithë vlera e kontributit të tij në të gjitha fushat ku veproi. Nga data 5 maj 1986 qe redaktor përgjegjës i Radio-emisionit ” Zëri i Kosovës ”, në qytetin Malme me rrethinë. Nga muaji tetor i vitit 1987 qe korrespondent i rregullt nga Evropa i Radio – emisionit ” Zëri i Malësisë “, mandej i Agjencisë Telefonike Shqiptare ”Albakos”, poashtu në SHBA dhe bashkëpunëtor i Radio – emisionit ”Arbëria”, që transmetohej në qytetin Trollhetan të Suedisë.
Një kontribut i tij me vlerë të drejtpërdrejt për Mërgatën në përgjithësi dhe veçanërisht për të rinjtë shqiptarë, që mësojnë në shkollat suedeze qe botimi i dy gramatikave suedisht – shqip, që është dhe përpjekja e parë në këtë fushë të gjuhësisë, për të shënuar afirmimin e ndërsjellët të gjuhës suedeze dhe gjuhës sonë te bukur e të ëmbël shqipe, siç ka thëne, Naimi dhe librin: „Mesimi fillestar shqip-suedisht“.
Por, edhe pse me tërë qenien veproi pa ndërprerje e pa lodhje për çështjen e përgjithshme kombëtare, ai zakonisht deklaron:-”Asgjë s’kam punuar, asgjë s’kam vepruar dhe, asgjë s’kemi arritur përderisa tre milionë shqiptar akoma s’janë bashkuar me shtetin amë-Shqiperine natyrale dhe është turp të mburremi se gjoja është punuar diçka apo është arritur diç në favor të kombit tonë ”!
Mr. Hajdin Abazi, – gazetar dhe raportues nga Fronti i luftës heroike i U Ç K-së dhe, zëvendësministër per Kulturë i Republikës së Kosovës.
Media të ndryshme
VARIACIONE JETE – PLOT SFIDA KOMBËTARE
PROFESORI NË SHËRBIM TË ATDHEDASHURISË
– Ai, dy dekada me rradhë, u dha zë shqiptarëve në mërgim dhe zemër atdheut të vuajtur !
–”Illyria”, 4 korrik 2003 Të shkruash për profesorin e nderuar, Ibrahim Egriu, është sa e lehtë aq edhe e vë shtirë. E lehtë sepse jeta e tij është e ngjeshur me një aktivitet të begatë arsimdashës e patri otik. E vështirë, sepse nuk mundesh të pasqy rosh gjithë këtë material të bagatë brenda kornizave të një shkrimi apo emisioni televiziv.
.
shkruajn per profesorin
Lindi më 1939, në Maqellarë të Dibrës, vit që përkon me pushtimin
fashist të Shqipërisë.Ishte ky një mesazh i qartë se jeta e tij do të ishte për herë e trazuar, e ai si një skaf i shpejtë do të kapërcente në shpinë të dall dallgave për të aritur bregun.
Kombi i tij rënkonte. I ndarë e i copëtuar në disa shtete, zemra në Tiranë, gjymtyrët në Prishtinë e deri në Shkup, degë të tjera në Europë e botë. Ibraimi i ri e kuptonte se për të kryer misionin e tij duhet të ishtë i ditur, duhej të nxëje vetë e këtë dituri t’ua jepje më pas të tjerëve. Mbaroi arsimin e mesëm e më pas të lartin për gjuhë letërsi. Jo më kot e zgjodhi këtë degë pasi gjuha e leximi për momentin ishin më të rëndësishmit. Ky komb duhej ta kultivonte e mbante gjallë gjuhën e tij e vetëm përmes saj të mbijetonte.
Profesori, atëherë i ri, hapsirë të veçantë i përkushtoi dramaturgjisë. Kjo gjini mund t’i jepte mundësi për t’i dhënë popullit të tij mesazhe për revoltë. Ishin ato mesazhe se makina e vjetër luftarake po jepte shpirt.
Viti 1979. Katër drama të vëna në skenë e që për herë të parë gjashtë javë rrjesht u shfaqën në seri në R T V. Katër drama, që tronditën jetën intelektuale të Shkupit. Kishte në to fllad, kishte revoltë, jetë, lotë e shpresë. Ishte shpirti i shqiptarit që nuhaste lirinë që po avitej. Të tilla ndjenja provokuan dramat e Ibraimit që tashmë kishte filluar të piqej. Por makina luftarake nuk mund të lejonte gjëra të tilla ti kalonin nën hundë. Ajo do të ishte një shkatërim për të.
Ibrahimi e nuhat atë ç’po gatuhej rreth tij. Një tjetër furtunë do të frynte e kosiste intelektualët shqiptarë. Ai nuk do t’ia lejonte vetes të plasej në burg. Nata e tmershme e vitit të Ri 1969 ishte akoma e freskët në kujtesën e tij.
Iku në Zvicër, e më pas në Suedi. Iku atje ku fjala është e lirë, ku fjalën nuk e prangosin, ku buzët që e shqiptojnë ate nuk i mbyllin, ku duart që e shkruajnë nuk i lidhin. Iku me një brengë në zemër, por edhe me një përkushtim. Ndoshta akoma më shumë do t’i jepte çështjes shqiptare, do t’i jepte trupin dhe shpirtin e tij.
Më 05. 05. 1986 hapet në Suedi radioja e parë shqiptare, ku Ibrahimi ishte truri i saj. Ishte redaktori, regjisori, gazetari, ndërlidhësi. Netë të tëra, kujton profesori, e gdhinim në një divan të thjeshtë aty në studio, duke shkruar në një makinë shkrimi të thjeshtë nga 30-40 faqe për çdo emision. Pinim kafe, cigare
e haronim shpesh dhe bukë të hanim.
Por sidoqoftë, pas viteve 90-të çështja shqiptare do të diskutohej në shumë media e tryeza të politikës botërore. Ishin vite të vështira, por shpresëdhënës. Dhuna e represioni ndaj shqiptarëve bëjnë që të largohen vetëm në Suedi rreth 60.000 veta. Kush do t’i dallonte këta njerëz më pas se janë shqiptarë, po të mos ishte gjuha? Kjo pyetje vërtitej pa pushim në kokën e profesor Ibraimit e kolegëve të tjerë. Përpjekjet e tyre spontane duheshin organizuar në një shkallë më të lartë, më efektive.
Më 30. Maj 1992 krijohet L.A.SH., Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë. Nuk ishte thjeshtë një emër, një organizatë fantazmë, një shoqatë si të sotmet që gëlojnë gjithandej për të vjedhur në mënyrë moderne. Ishte një staf pune me 266 pedagogë që mësuan pa asnjë shpërblim 7200 nxënës në 72 kampe anë e mbanë Suedisë. Madje si të mos mjaftonte kjo dhe tekstet shkollore duhej të hartoheshin. Dhe shumë shpejt nxënësit mbanin në duar gramatikën Shqip – Suedisht, antologji, histori, gjeografi e plot të tjera.A mund t’i harojnë këta nxënës vite më vonë mësuesit e tyre, këta heronj që ditën t’u sjellin dritën kur ajo po mekej, që u mbollën krenarinë e të qenit shqiptar kur arë po e hidhnin si një maskë të pavlerë? Me siguri jo. Emrat e tyre janë gdhendur në botën e të gjallëve, por me sigori edhe Zoti i gjithësisë do tu ofrojë vende të këndshme në xhenet ku rrjedhin lumenj të mrekullueshëm.
7000 shqiptarë mbahen në burgjet sërbe. Ata kërkojnë për avokat mbrojtës popullin shqiptar, atë që i lindi dhe i rriti këta trima. Zëri i Ibrahimit bashkohet me të shqiptarëve të tjerë për të sensibilizuar organizma vendimmarrës në botë. Ai bashkon jo thjesht zërin, jo thjesht pendën e tij të mprehtë, por shumë më tepër. Bëhet organizator i Grevës së urisë në Malme. Natën e Vitit të Ri 2000 kur njerëzit hanin e pinin gjëra të zgjedhura, profesori me shokë luftonte mes jetës dhe vdekjes. E ç’farë mund të jepte profesor Egriu më shumë se jetën e tij? Por jeta i duhej akoma se punë të tjera të mëdha e prisnin përpara.
26 – 27 Nëntor 2001. Në Prizrenin historik, në Prizrenin e kongreseve, kuvendeve të mëdha mblidhet Lidhja Shqiptare në Botërore. 1600 delegatë që nga Australija e largët, Amerika, Europa e nga trojet amtare, miratuan njëzëri Platformën e bashkimit kombëtar në paqë e për paqë. Të forcohet uniteti kombëtar e të kërkohen të drejtat e liritë e nëpërkëmbura shqiptare. Fjala e kryetarit Kuzhnini pasohet nga shumë të tjera. Profesor Egriu vinte në cilësinë e kryetarit të L.Sh.B. – së për vendet skandinave si dhe ishte në Kryesinë e punës së Kongresit. Fjala e tij pritet me nderim e respekt të ve]antë.
Pjesëmarrësit mendojnë se është koha për një Institut shqiptar të studimeve gjeostrategjike, abetare dhe histori të përgjithshme kombëtare. Ishin këto delegatë përfaqësues të rreth 15 miljon shqiptarve kudo në botë që duket se po rizgjohen nga koma.
Në krah të profesor Egriut, e shoqja e tij Mensure, një grua akoma simpatike edhepse mosha bën të sajën. Një miku im teolog, emrin e saj e përkthen si ndihmëtare. Vërtet e tillë ka qenë zonja e tij fisnike duke mbështetur për 40 vjet rrjesht punën titanike të profesorit. Ato janë bashkë, kanë dhe katër djem të mrekullueshëm që punojnë në biznese serioze e të ndershme duke u përpjekur ta çojnë më tej punën e babait të tyre. Në veçanti, fjalë miradie, profesori shfaq për djalin e tij-Sazanin, i cili gjithmonë iu gjënd pranë gjatë spikerimit e që dëgjuesit në Suedi e SH B A, për shkak të diksionit të tij radiofonik e të këmbueshëm, ia dhënë epitetin:-zë bilbili !
Profesori sapo ka mbushur 70 vjet. Ndër urimet e shumta që i kanë ardhur nga të katër anët e botës do të veçonim atë të letrarit, Beqir Elshani:
“ Ti je një lumë dibran që kurrë nuk ndalesh, dhe fare nuk do t’ia dish për stuhinë dhe rrebeshet. Sa më shumë që ka furtunë, aq më shumë shkruan dhe ti, meqë në zjarr njihet ari dhe në erë valon flamuri kuq e zi. Atje ku ka revoltë, atje je dhe ti, atje ku ka fitore atje je dhe ti. Të lumtë dhe dalsh faqebardhë ! “
Shkruan :OSMAN XHILI-shkrimtar
Për ne STAFIN e REDAKSISË Medvegja ka qenë dhe do jetë privilegje, knaqesi e veqant bashkepunimi me të madhin Ibrahim EGRIU, me modesitin e tij ,kontributin ,urtesin , atdhedashurin, profesionalizmin ne si STAF na jap frymezim dhe forcë për punën dhe sfidat që kemi të gjithë para nesh së bashku si shoqëri, prandaj i uroim shendet Z. Ibrahim dhe lumturi ne familjen e gjërë EGRIU .
Deri tani kemi sjell te lexuesit shume shkrime te autorit ,por duke njohur vullnetin e Z. Ibrahim në të ardhemen me siguri se do kete edhe shumë shkrime te tjera me vlerë .
I nderuari president i Republikës, zotëri Bujar Nishani I nderuari kryeministër i Republikës, zotëri Edi Rama
prangosja e zotëri Ismajl Morinës – Ballistit në prag të përballjes së kombëtares sonë me Serbinë, ka shkaktuar indinjatë të thellë te të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen. Duke e konsideruar prangosjen si hakmarrje politike, e cila pasoi mungesën e mbrojtjes institucionale karshi dhunës dhe kërcënimeve për likuidimin e Ballist Morinës nga shërbimet serbe të inteligjencës, ne, nënshkruesit e këtij peticioni, kërkojmë lirimin e menjëhershëm të zotëriut Ismajl Morina – Ballisti.
Rikard Shpori,Kryetar i Bashkësisë Shqiptare Kebek në Montreal ,Fton Poetët nga Shqipëria,Kosova,dhe Diaspora për 28 Nëntorin.
Nga Diaspora marin pjesë poeti 81 vjecar z.Guri Stefani,njëkohësisht dhe Kryetar i Lidhjes së shqiptarëve « PENA E ARTË » si dhe President i « RILINDASIT » në Boston SH.B.A.,Poeti Jani Papandile nga Quincy SH.B.A ,si dhe Arqile Zguro SH.B.A
Shqiperia përfaqesohet me Poeten nga Tirana
Arianita Hoxha.
Kosova përfaqësohet nga Poeti Ilmi Tahiri,nga fshati Zhiti Komuna e Podujevës.
Ilmi Tahiri poet nga komuna e Podujevës është i ftuar nga Bashkësia Shqiptare Kebek e Montrealit në Kanada që të marrë pjesë në Festën e 28 Nëntorit Ditës së Flamurit dhe 103 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë që organizohet nga Kryesia e Bashkësisë Shqiptare dhe kryetari i saj z. Rikard Shpori, një manifestim i madh i kësaj dite të madhe të historisë sonë kombëtare, në këtë manifestim janë të ftuar,poeti Ilmi Tahiri që do të përfaqësojë Kosovën, Arianita Hoxha poete që do të përfaqësojë Shqipërinë, poeti i madh i kombit 81 vjecari z.Guri Stefani , poeti z.Jani Papandile, poeti z.Arqile Zguro, poeti dhe sekretar i Shoqatës « Kombi » z.Artur Vrekaj dhe poet të tjerë, pra takimi në mes poetëve nga Kosova , Shqipëria , Diaspora dhe Amerika organizohet nga kryetari i bashkësisë shqiptare të Montreal z . Rikard Shpori , dhe nga poeti dhe rilindasi ynë i madh z. Guri Stefani .
Poeti-Përfaqësuesi nga Kosova ILMI TAHIRI
Ilmi Tahiri poet nga komuna e Podujevës është i ftuar nga Bashkësia Shqiptare Kebek e Montrealit në Kanada që të marrë pjesë në Festen e 28 Nëntorit Ditës së Flamurit dhe 103 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë që organizohet nga Kryesia e Bashkësisë Shqiptare dhe kryetari i saj z. Rikard Shpori, një manifestim i madh i kësaj dite të madhe të historisë sonë kombëtare, në këtë manifestim janë të ftuar,poeti Ilmi Tahiri që do të përfaqësojë Kosovën, Arianita Hoxha poete që do të përfaqësojë Shqipërinë, poeti i madh i kombit 81 vjecari z.Guri Stefani , poeti z.Jani Papandile, poeti z.Arqile Zguro, poeti dhe sekretar i Shoqatës « Kombi » z.Artur Vrekaj dhe poet të tjerë, pra takimi në mes poetëve nga Kosova , Shqipëria , Diaspora dhe Amerika organizohet nga Kryetari i Bashkësisë shqiptare të Montreal z . Rikard Shpori , dhe nga poeti dhe rilindasi ynë i madh z. Guri Stefani .
Më datën 29.. 11. 2015. do bëhet një takim i përbashkët me kryesinë e Bashkësisë shqiptare në Monteal ku pritet të marrin pjesë edhe bisnese të ndryshme të Montrealit në këtë takim të përbashkët me ne, dhe më pastaj pritët që dita të vazhdoi me promovimin e librave , takime njohje me lexuesit dhe njerëzit e tjerë , pra takime me mërgatën tonë me këtë pjesë të shkëlqyer të atdheut ku do të takohen me poetet artist që me penën e tyre përfaqësojnë vendin kudo qe shkojnë.
Poashtu ditën e tretë është rezervuar një takim tek komuna e Montrealit që nën organizimin e Kryetarit të bashkësisë shqiptare z. Rikard Shpori do të realizohet një takim i përbashkët në komunën e Montrealit me zyrëtarët më të lartë të këtij qyteti deputet të zonës , të kësaj komune, përfaqësues të parlamentit kanadez , si dhe përfaqësues nga ministria e turizmit kanadez , dhe ky është nderi më i madh që do na bëhet neve të gjithëve si poet, është ndër për ne dhe shtetet që përfaqësojmë , pra është nder dhe mikëpritje e rrallë që iu bëhet artistëve në këtë mënyrë nga autoritetet kanadeze , që ne e vlerësojmë shumë , dhe me padurim mirëpresim shkuarjen dhe vizitën dhe takimet e tilla , që na japin shtytje dhe motiv edhe më të thellë që të japim tërë potencialin dhe energjinë tonë poetike si krijues letrar si poet dhe artist në dobi të kulturës sonë kombëtare, e cila falë njerëzve të mëdhenjë që ka Kombi Shqiptar si 81 vjecari z.Guri Stefani dhe z. Rikard Shpori me bashkëpuntorët e tij të ngushtë udhëheqës të bashkësisë shqiptare në Montreal,Kryesine e Bashkesise që po na mundeson neve si artist që të jemi përfaqësues , poet të vendeve tona , përfaqësues të artit dhe kulturës sonë , ne po bëhemi urë lidhëse në mes shteteve dhe prezentues të mirëfilltë të artit poetik edhe nëpër vende të ndryshme në botë, siç është këtu Provinca Kebek dhe Montreal , një qytet mikëpritës i dashur , që respekton vlerat e gjithë të tjerëve, që respekton njerëzit mërgatën tonë këtu gjuhën kulturën traditat dhe vlerëson shtetet tona nëpërmes respektimit te njerëzve tanë këtu që tashmë janë pjesë e integruar e shoqërisë dhe shtetit Kanadez, ku ne si poet i falenderojmë në emër të shteteve që përfaqësojmë autoritetet kanadeze për gjithë mbështetjen e treguar për mërgatën tonë të dashur.
Unë Ilmi Tahiri nga Podujeva që jam i zgjedhur të përfaqësojë shtetin e Kosovës si poet në takimet e Montrealit të organizuara nga bashkësia shqiptare e Montrealit dhe Kebekut ndihem shumë i vlerësuar , nga bashkësia shqiptare që më bëri këtë ftese, me vlerë të madhe ,ftesë që të përfaqësojë shtetin e Kosovës në këto takime në Kanada në një vend mik të shtetit të Kosoves dhe popullit shqiptar, është nder dhe krenari, puna ime si poet është vlerë e kombit atdheut shtetit të Kosovës është vlerë gjithë kombëtare dhe atdhëtare, është vlerë që vlerësohet nga të tjerët, është shpirti jone poetik , zëri i jone i fuqishëm , është pena e një poete të re , që është shumë e vlerësuar brenda dhe sidomos jashtë atdheut , është jehona e një poeti që i thur me aq atdhedashuri vargjet për kombin dhe atdheun tonë të shtrenjët, dhe një njeri poet që vlerëson plote atdhedashuri atdheun dhe kombin e tij atij Zoti i hap dhe i krijon mundësi që të ec të ngjitet në lartësi.
Me padurim po mirëpres nisjen time, jashtë atdheut si poet që do të përfaqësojë shtetin e Kosovës në këto takime me peshë historike ,në këto takime ndërkombëtare poetike, lus dhe falendëroi Zotin që të më jap mundësinë që të përfaqësojë denjësisht shtetin tim , dhe që të jem përkrah poetëve tanë të mëdhenjë si Rilindasi ynë z.Guri Stefani , Jani Papandile, Arqile Zguro Artur Vrekaj ,Arianita Hoxha dhe të tjerëve, që vërtet është një nder dhe krenari dhe një e arritur e imja si poet në aspektin e letërsisë bashkëkohore edhe në aspektin ndërkombëtar si poet .
Është për tu falenderuar për këtë organizim që do bëhet për herë të parë në Kanada,organizatorët z.Guri Stefani, Kryetar i » PENA E ARTË » e » RILINDASIT », si dhe Kryetarin e bashkësisë Shqiptare z.Rikard Shpori.
Gjithashtu në emër të poetëve të Kosovës, përshendesim Drejtorin e Arsimit dhe Kulturës të Bashkësisë Shqiptare të Montrealit z. Idriz Beha , Nënkryetarin e Bashkësisë së Montrealit z.Hakif Hoxha,si dhe sekretarin e përgjithshëm të Bashkësisë Shqiptare z.Ilir Orana,Drejtorin Humanitar z.Musa Shega,si dhe të gjithë kryësinë dhe Komunitetin e Montrealit që na përzgjodhën dhe na nderuan mua si poet por dhe të gjithë poetët e tjerë pjesëmarrës,që do të përfaqësojmë Kosovën Shqipërinë dhe Diasporën,që do të na jepet mundësia që të jemi më pranë lexuesit,si dhe lexuesit do të kenë mundësine të na takojnë nga afër,ne do ti pergjigjemi të gjitha pyetjeve që do të kemi nga lexuesit e komunitetit Shqiptar.
Me shumë respekte dhe dashuri të madhë për të gjithë lexuesit shqiptar.
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar Apelon të Tifozëria Shqiptare e Shqipërisë së Bashkuar që nesër gjatë ndeshjës kualifikuese për Euro 2016 të bëjnë tifozëri dinjitoze ne suaza të kultures sportive duke i treguar botës së shqiptarët dinë dhe munden të krijojnë spektakel në vlera të qytetërimit, duke respektuar të tjerët edhe pse në këtë rast fati deshti që ne të përballemi më armikun tonë shekullor. Jemi para ndeshjës së parafundit në grup për Euro-2016 që na përcakton deri diku fatin tonë për të qenë pjesë e ëndrrës historike për Kombëtaren e Shqipërisë së Bashkuar e cila në mënyren më të mirë e përfaqëson tërë Kombin Shqiptar kudo që ndodhet në të gjitha shtetet e botës. Kombëtarja Kuq e zi në mënyren më të mirë të mundeshme do ti tregojë vlerat dhe kulturën e Kombit tonë në fushen e blert në përballje më Serbinë dhe në Besojmë në fitoren e meritua, prandaj Apelojmë që të mos i bëjmë presion protagonistëve në arenen e shqiponjave por ti lemë lojtaret tanë ta luajnë lojen e tyre, e cila lojë ka zgjuar interesin e të gjithë botës së civilizuar. Tahir Veliu , Frashër Racaj & STAFI i Redaksisë Medvegja
HISTORIKU I SHKURTËR I PRESHEVËS SI REGJION I SHQIPËRISË SË VJETËR VERILINDORE
PRESHEVËN-si regjion të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, gjithmonë e kanë përbërë pjesët që i kanë takuar fushëgropës të saj. Pastaj edhe shtrirja administrative që e kishte dhe e ka akoma edhe sot Presheva, si kryeqendër tash e Kosovës Lindore i kanë takuar gjithmonë asaj vetëm se asaj. Gjatë sundimit pesë shekullor të Perandorisë Osmane, Kazaja e Preshevës me regjionet tjera të Shqipërisë së Vjetër Verilindore siç ishin: Nishi, Piroti, Prokupja, Bella Pallanka, Vidini, Treni, Negotini, Kurshumlia, Leskoci, Vraja, Bujanoci etj. i kanë takuar mytesarifllëkut (sanxhakut) gjegjësisht Vilajetit të Kosovës.
Regjioni i Preshevës gjatë kohës së antikitetit, ka qenë nën sundimin romak. Provinca e dytë, provinca Dardhanium ka qenë po ashtu nën sundimin romak me kryeqytetin e saj Scup, Shkupi i sotëm. Gjatë dyndjeve sllave, në shekullin VI dhe VII, në rajonin e Preshevës janë ndërtuar disa kala për t’u mbrojtur nga barbarët sllav. Për këto fortesa më së miri flet historiani bizantin Prokopie. Këto kala ishin: Kalaja e Preshevës, si dhe disa të tjera në Karadak, si edhe ajo e Bushtranit në formë të rrumbullakët e konxervuar me dhé nga banorët e saj dardan para se ta braktisnin ate nga dhuna dhe zullumi nga nomadët piroman dhe vandal sllave të ardhur nga shpellat e uraleve të Rusisë këtu ne qytezën e qujtur Dardhanium të Bushtranit .
Gjer në shekullin IX, rajoni i Preshevës mbetet nën pushtimin e Bizantit. Nga gjysma e dytë e shekullit IX, gjer në shekullin X rajoni i Preshevës pushtohet nga ana e mbretërisë Bullgare. Prej shekullit XI e deri në shekullin e XII, Presheva me rrethinë gjendet nën sundimin Bizantin. Në fund të shekullit XII, sipas dokumenteve serbe, Preshevën e gjejmë të pushtuar nga ana e Nemandiqëve deri në vitin 1455. Gjatë kësaj kohe, popullsia autoktone i takonte religjionit të krishterë të përhapur nga romakët. Krahas popujve tjerë, edhe shqiptarët e këtyre trevave u bënin rezistencë pushtimit osmano-turk. Si rrjedhojë e rezistencës shpesh herë, popullsia e këtyre anëve i nënshtrohej zullumeve dhe reprezaljeve nga ana e barbarëve të ardhur nga Azia. Presheva, emërtimin që e ka sot, e ka nga fjala latine që do të thotë PRESH-purri dhe EVA-fushë, pra Presheva është fusha e purrinjëve.
Linja hekurudhore nga Lugina e Vrajës dhe e Preshevës për në fushëgropën e Vardarit, do të fillonte të trasohej më 1886, dhe kishte përfunduar së ndërtuari gjer në Shkup më 1888.
“Presheva, duhet me kujdes të vëzhgohet, nga hekurudha, apo nga stacioni i së njëjtës dhe tek atëherë ajo, do të shquhet si qytet me godinat, të cilat janë nga ana perëndimore e Preshevës, më plepa dhe shelgje të shumta, minaret e sajë penetrojnë nëpër pemë dhe mbi pullazet e shtëpive. Presheva nga stacioni i saj hekurudhor është larg gjysmë ore rrugë në këmbë. Ajo është e vendosur anëve të lumit të saj dhe përroit Gjeren, dhe pllajave shkëmbore të Karadakut. Presheva është njëri ndër vendet më të bukura në pjesën perëndimore të këtij regjioni të Shqipërisë. Me bukurinë e saj dhe pozitën gjeostrategjike Presheva, mund të matet vetëm se me Tërnocin. Kazaja e Preshevës, para luftërave serbo-turke të viteve 1877-1878, ishte vetëm se katund i madh i banuar me popullatë heterogjene, tridhjetë vitet e fundit të shekullit XIX, Presheva, ishte rritur me një trend të lartë demografik dhe se nga një fshat, do të rritej në një qytezë. Gjatë fund shekullit XIX, Presheva i kishte 640 shtëpi, përveçse 43 shtëpive ciganësh ortodoks dhe 83 shtëpi tjera ciganësh islam. Sipas J.H.Vasileviqit,ku thotë se tash në Preshevë jetojnë vetëm shqiptarë, duke i llogaritur këtu vetëm 4 shtëpi turke dhe disa zyrtar administrativ.
Në Preshevë, kishte serb ishte nga ajo se ata kanë qenë dhe janë serb, kondomiomist (kolonizator) që kishin ardhur pas vitit 1912, dhe se shumica e serbve, do t’i kolonizonin në mënyrë të dhunshme këto pjesë të Shqipërisë së Vjetër Verilindore. Pas luftërave Ballkanike të viteve 1914-1918, serbët, do të vinin në Preshevë, nga Bosnja dhe Cërnagora e Nikolla Pashiqit. Presheva, do të kolonizohej edhe me sollunash dhe rajë nga malsia e Pçinjës etj.
Presheva, deri para viteve kolonialiste 1912-1918, ishte regjion i banuar vetëm me etnos shqiptarë, Lagjet e Preshevës, sipas shënimeve tendencioze serbe, thuhet dhe potencohet mes tjerash se: “Deri tek luftërat serbo-turke gjatë viteve 1876-1878. Kinse në Kazanë e Preshevës, paska ekzistuar lagja krishtere serbe e quajtur “Deževska Mahala” dhe se shqiptarët ia paskan ndryshuar toponimin e saj dhe të njëjtën e paskan emërtuar shqip“Mëhalla e Rekës” ku më pastaj prapë arnautët ia paskan ndryshuar emërtimin e saj dhe tash së fundi e quajnë, “Mëhalla e Alimetëve”.
Presheva si vendbanim me emërtimin e saj të vërtet, do të njihej nga shënimet memoriale të kishës sllave, qysh nga gjysma e dytë e shek. XIV, kinse shqiptarët, emërtimin e Preshevës e shpjegojnë me fjalën turke, “berish-ova”, që do të thotë: fushë, ajër i pastër. Si lagje më e vjetër, e Preshevës merrej “Mëhalla e Paxhikëve”, ndërsa si më e reja ishte atëbotë por edhe sot “Mëhalla e Alimetëve.
Mëhalla e Paxhikëve, deri para luftërave serbo-turke, kjo lagje paska qenë, më e pabanuara, këtë mëhallë e paskan banuar, muhaxhirët e shpërngulur dhunshëm nga Kazaja e Vrajës.
Sipas shënimeve arkivale serbe, kryesisht memorialeve kishtare sllave për gjysmën e dytë të shek. XVI. Toponimin e Preshevës përpiqen ta shpjegojnë me fjalën turke siç thamë më lart: “Berish-ova”, që do të thotë: “Fushë me ajër të pastërt”. Ndërsa midarin Presheva si qytezë, kishte filluar ta merrte gjat viteve 1878-1898. Përfundimisht titullin e midarit të saj Presheva, do ta fitonte më 1901. Kur se ajo kishte filluar të ndahej në katër mëhalla siç ishin: 1). Mëhalla e Motishëve, 2). Mëhalla e Paxhikëve, 3). Mëhalla e Alimetëve, 4). Mëhalla e Rekës.
Presheva nëpër të gjitha sudimet e saj sa nga bizanti, romani veneciani e turk sulltani e serb dushmani ishte djegur dhe shkrumbuar në zjarrë e hekur për synimet e tyre gllabëruese
Në fundë Presheva si kryeqendër e Kosovës Lindore është në ballë dhe krenaria e të gjitha tokave arbërore që nga Nishi deri në Prevezë.
Qendra e vjetër e qytetit të Preshevës e fotografuar më 1938.
Sipas Dr. Jovan Trifunoskit ,,Vranjska katlina’’ II- str. 25. ,,Sadašnje mesto Buštranje i njeno kale’’Osnovano pre stotinu godina, ali i to da je u njemu sudeći po iskopinama, bilo života i u ranijem drevnih Neolitskih doba 231-200 pre naše ere’’- (Vendi i tanishëm i Bushtranit dhe kalasë së tij, është formuar para njëqind viteve, por duke u bazuar-mbështetur në gjurmimet që janë bërë në kalanë dhe Gradishten e Brushtranit, aty ka pasur jetë në kohëra shumë të lashta, në atë të Neolitit të hershëm 231-200 p.e. se re.)
Shkruan për Medvegja REDAKSIA , Reshat AVDIU , Tetor 2015 Preshevë
Në ndeshjen Shqipëri – ᴉqɹǝS të mbahet një minutë heshtje për viktimat e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë
Me 8 Tetor, në Elbasan do të luhet ndeshja Shqipëri – ᴉqɹǝS. Duke pasur parasysh se mediat ndërkombëtare do ti japin një hapësirë të rëndësishme, atëherë vlerësoj se para fillimit të kësaj përballje, do të duhej të mbahej një minutë heshtje për viktimat e gjenocidit shtetëror serb ndaj shqiptarëve të Kosovës (Shqipërisë Veriore). Politika antishqiptare e Serbisë është manifestuar me shekuj, me programe gjenocidale, duke filluar që nga Naçertania e Garashaninit, më 1844, e deri te programi “Patkoi”, më 1999, që qëllim kryesor kishin zhdukjen dhe shkombëtarizimin e shqiptarëve autokton. Ky gjenocid u zbatua nga formacionet ushtarako-policore dhe paramilitare serbe të cilët vranë, masakruan, zhdukën, dhunuan, dëbuan dhe deportuan popullsinë civile shqiptare, i plaçkitën, dogjën dhe rrënuan shtëpitë, objektet fetare, shkollore, kulturore, ekonomike, e të tjera, si dhe vendbanime të tëra shqiptare. Në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 12 843 viktima të kombësisë shqiptare, prej tyre 1 392 fëmijë deri në 18 vjeç, 296 fëmijë deri në 5 vjeç, ndërsa prej tyre 1 741 femra, kurse 1 882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare. 1450 banorë ende janë të pagjetur. Janë dhunuar 20.400 femra shqiptare. Mbi 1 milion banorë shqiptarë janë dëbuar më dhunë. Veç vrasjeve, janë shkatërruar më se 188 mijë objekte banimi. Përderisa Kombëtarja shqiptare është një hap largë Francës, apeloj te të gjithë tifozët që të mos bien pre e provokimeve serbe dhe shërbimit sekret serb, por t’i japim përkrahje Kombëtarës tonë që Serbinë ta mposhtin në fushë, ashtu siç e mposhtëm në luftën e fundit në Kosovë. Rroftë Shqipëria e lirë dhe e bashkuar!
Suksese djelmoshave tanë !
Shkruan Tahir VELIU , 05.Tetor , Alberta – CANADA
Autori është i njohur në të gjitha trojet për punen e tij të pandërpre » SHQIPËRIA E BASHKUAR » prandaj STAFI i REDAKSIS Medvegja i uron shendet e suksese ,te bashrkuar jemi me te fort në të gjitha fushat .
VULLNETI I SHQIPTARËVE ËSHTË TË RRËNOHEN KËTO MURE DHE TË KËTË NJË SHQIPËRI TË LIRË DHE TË BASHKUAR
Tahir Veliu, iniciator i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar ka përshëndetur urimet e udhëheqësve të dy shteteve shqiptare me rastin e përvjetorit të bashkimit të Gjermanisë, duke u bërë thirrje të gjithve, pa përjashtim të punojnë për bashkimin e Shqipërisë.
Veliu, rikujton se “Sot Shqipëria ndahet në 6 shtete:
Republika e Shqipërisë (Shqipëria Qendrore)
Republika e Kosovës (Shqipëria Veriore)
Shqipëria Lindore nën IRJM
Shqipëria Veri-Lindore nën Serbi
Shqipëria Veri-Perëndimore nën Mal të Zi dhe Serbi
Shqipëria Jugore nën Greqi.”
“Vullneti i shqiptarëve është të rrënohen këto Mure dhe të këtë NJË Shqipëri të lirë dhe të Bashkuar. Klasa politike e të gjitha “vilajeteve” shqiptare të Shqipërisë është sjellë e po sillet ndaj çështjes shqiptare me një nihilizëm e përçmim të hapur e të pa shoq, deri në një mohim e injorim të plotë të ekzistimit të saj si një çështje e shtruar për zgjidhje!” shton Veliu.
Sipas Veliu-t, “Është koha kur gjërat duhet shikuar me arsye dhe aspirata kombëtare për bashkim të mbisundoj mbi interesat e ngushta partiake, klanore dhe karrieriste. Duhet gjetur marrëveshja ndërshqiptare për strategjinë e zgjidhjes së çështjes koloniale të territoreve shqiptare. Është koha të rrënohen muret që ndajnë Shqipërinë.” Veliu sygjeron Ramën dhe Mustafën “për të thyer status-quo-n, që e ka kapluar politikën shqiptare.
Në gjitha hapësirat e Shqipërisë së Bashkuar është e domosdoshme një strategji mbi-partiake që të instrumentalizoj synimin për Shqipëri të Bashkuar, si program politik i dy shteteve shqiptare dhe partive politike, pa përjashtim.”
Shkruan Tahir VELIU , 03.Tetor , Alberta – CANADA
Vëllau i jon Tahir VELIU është i njohur në të gjitha trojet për punen e tij të pandërpre » SHQIPËRIA E BASHKUAR » prandaj STAFI i REDAKSIS Medvegja i uron shendet e suksese ,bashkëpunimi i jon në vazhdim do të intensifikohet .