KUJTIMET
I kujtoj ato kohna
Kur isha si femij
Kur gjyshja na tregonte
Të dhimshmen histori
Ishin kohna t’veshtira
Për të mbijetu
Me tortura të kohes
Por prap nuk jem dorzu
Të tërë këta shekuj
Të larë me gjakë
Që nga molla e kuqe
E deri llap e gollak
Ishin kohna t’veshtira
Per popullin shqiptar
Perndjekja e tyre
Në dimer plot acar
Po digjeshin shtepit
Me t’vetmin qellim
Të dëbohen shqiptaret
Nga këto troje n’vijim
Duke vra masakrue
Pleqë,gra dhe fëmij
Nga ky hasmi barbar
Që nuk dijke me u ngi
Me furtunat e motit
Gjithë nji jem perball
Edhe në kohen e sodit
Edhe ata pak shqiptar
Me pasivizim t’adresave
Dhe shtypje n’vazhdim
Në shkallen ma t’lart
Ndaj shqiptarve diskriminim.
nga Imer REXHEPI
Na ndiqni në Facebook
Bëhuni fans të REDAKSISË Medvegja

