Ftesë për Shqiptarët në Medvegjë

Ftesë për Shqiptarët në Medvegjë

Shqiptarët në Medvegjë meritojnë më tepër tani është
koha, është momenti i fundit .

Këto ditë duhet të aprovohet buxheti i komunës për vitin 2018 e pikerisht me buxhetin eshte bere perhere mashtrimi ,perqarja dhe diskriminimi me i madh per ne shqiptaret.
Pala serbe e kan shtetin dhe forcen te veprojn si ne kohen e Millosheviqit sepse po te njejtit perfaqesues te tyre bejn politiken akoma ne Medvegje por ajo qe ndryshon me te kaluaren, atyre sot ju nevoitet patjeter vota e ndonje shqiptari servil apo te korruptuar .Ata duan te duken mire para bashkesis nderkombetare si dhe per avancim te shpejtuar ne integrimet europiane .
Serbët nuk kan preference per ndonje parti te caktuar shqiptare por per voten e tyre duke i vurë ne gare partit shqiptare mes veti, se cila po i sherben me mire dhe me lirë.

I Ftojm të gjithë Asambleistet
‘’mos votoni buxhetin per vitin 2018 ‘’
thuani njehere jo pales Serbe.

Vite me redhe e votuat buxhetin por mos harroni se edhe asnje projekt i vetem nuk u realizua nga ajo qe u premtua per shqiptaret , investimet shkuan atje ku kan shkuar perhere tek kopshtet, dritat, fasadat e infrastruktura e pales tjeter,deri sa familje shqiptare jetojn me varferi ekstreme pa rryme, pa rruge pa te drejte qe te gezojn te drejtat e veta dhe pa shpresë ?

Pyetje ?
Buxhetit të kujt po i sheben vota e juaj !

Në te vetmin raste ndoshta ish dashte te votohet ai buxhet eshte atehere kur shqiptaret jan te unifikuar dhe japin voten e bashkuar ,atehere jemi te sigurt se mbrojn interesat e te gjithe bashkevendasve të vete e jo ato personale apo te atyre qe na diskriminojn dhe nuk duan prezencen tone ne Medvegje ne token tone.
Shqiptaret ne Medvegjë kane nevoje per nje unifikim e ndoshta edhe per nje klase te re politike.
Eshte koha qe te gjithe ata qe i kane perçare shqiptaret te largohen apo te heshtin.
Eshtë Koha që politikanët tradhtarë të largohen!

Shqiptaret nuk kane nevoje per premtime boshe, as per fjale ne ere, as per diskutime par dyqaneve, por per punesim, te drejta, investime, mundesi e mbit ë gjitha per te vazhduar jeten ne vendlindjen e vet.
Eshte e pafalshme qe shqiptaret ne Medvegje apo vend tjeter te ndihen minoritet ne tokat e tyre, eshte e pafalshme qe ata te kene zgjidhje vetem mergimin, eshte e pafalshme qe shqiptaret te detyrohen te pranojne kushtet nga te ardhurit e te vuhen ne sherbim te vetediskriminimit. Ndersa banoret e aktivistet e paket qe kan ngelur kalojn ne pasivitet dhe defetizëm duke u izoluar.
Shtetet shqiptare kan bere shume pak per shqiptaret ne Medvegje ,Bujanoc apo Preshevë, kan bere shume pak per mbeshtetjen e tyre, ka bere shume pak e per tu treguar se nuk jane vetem.

Fryma europiane nis nga mbrojtja e bashkekombasve te vete kudo ata ndodhen si nje detyrim kushtetues e mbi te gjitha njerezor. E kete ne nuk e kan bere Tirana e Prishtina.

Nuk mundet më që shqiptaret autoktone ne Medvegje, Bujanoc e Presheve te jetojne sikur te jene te ardhur, e po keshtu edhe ne vendet tjera .

Mjafton te shikosh qytetet shqiptare dhe ato ku shumice jane tashme Serbet sesi ndryshojne. E shembulli me konkret eshte Leskovci, Lebana tani edhe Medvegja. Investime kolosale ne njerin krah, e erresire totale pa mbeshtetje ne vendebanimet shqiptare.

Mungesa e projekteve, e deshires per tu dhene ate qe meritojne , interesat partiake e politike kane bere qe shqiptaret te ndihen te vetem.
Eshte e vertete që Tirana e Prishtina i kan lene te vetem.

Eshte e pafalshme qe edhe sot ne shekullin e XXI te jete me e veshtire te jesh shqiptar ne Medvegjë se gjithcka tjeter. Eshte e pafalshme.

E pra shqiptaret meritojne te ndihen zoter te fatit te tyre , e jo te pashprese e te perhumbur. Eshte momenti qe ne keto negociata per krijimin e nje shumice te re autoktone, te kerkohet me ngulm nje perqasje e re, nje mendesi e re, nje force e re, nje mundesi e vertete qe vendimet ti marr shumica shqiptare ne interes te bashkekombasve te vet e jo te interesave partiake .

Shumica e re duhet ndertuar ne kushtet e barazise, ku shqiptaret te kene vendin e tyre sic u takon, jo si qytetare te dores se dyte, por si popullesi qe ka te drejtat e saj , te drejta qe s’mundet me tjua shesin e blejne politikanet me interesat e tyre per pushtet.

Shqiptaret kane nevoje per me shume, per nje politike per ta e jo per xhepat e disave.

Largohuni e hapini rruge te rinjeve sepse mes shqiptareve ne Medvegje ka njerez te ndershem, te shkolluar , me mendesi europiane e zemer te madhe qe e duan vendin e tyre ! Hapini rruge frymes se re te ketyre njerezve te rinj. Eshte koha e tyre .

E shteti shqiptar duhet te mbeshtese kete fryme , duhet me cdo kusht sepse shqiptaret ne Medvegje kane nevoje per oksigjenin e munguar .
Qeverit tona se pari duhet te dakordohen se kush do te perkujdeset per Shqipatret e Medvegjes dhe perfaqesuesit e saj, duhet te marrin nen kontroll delegatet (asamblesitet ) e Medvegjes ata kan nevoj mbeshtetje ne keshilla me specialist te lamive te ndryshme dhe tu japin direktiva te qarta se kur guxojn ta ngrehin gishtin per te votuar perndryshe duhet ti ndeshkoj, ndersa ne zgjedhjet e ardheshme patjeter te formohet nje Liste Shqiptare qe punon per interesa kombetare dhe te jap llogari kryeminishtrit shqiptar (ashtu siq po e bejne lista serbe ne kosove qe nje kohe te mire kalon ne Beograd duke u konsultuar atje)

shkruan: Leon Tupalla

Na ndiqniFacebook 

Bëhuni fans të  REDAKSISË Medvegja 
Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë

Share