
Nënave të Medvegjës
(Për të gjitha nënat shqipëtare)
Në të gjitha fshatrat moj nënat e Medvegjës
Keni qenë dhe dotë mbeteni burimi i jetës
Dhe kështu ikën jeta, brezat vijnë e shkojnë
Dashurinë e nënës, kurrë se harrojnë.
Ju oj nënë loke mëtë mirat nëna
Të thjeshta punëtore pa hezitime
Që na keni rritur, me shumë mundime
Tashë për juve po shkruaj nga zemra ime
Ju na rritët me qumësht dhe bukë
Me ujin e krojeve me djathin e butë
Me gjalpë të kavrdisur t’ruajtur n’tftohtë
Me gjizë dhe patate bukë misri të ngrohtë
Ju lindët dhe rritët fëmijë të mirë
Vajza edhe djem, porsi xhevahirë
Ju na edukuat qysh në fëmijëri
Të jetojmë me nderë në paqe e liri
Të jetojmë me nder me djersën e t’parvëve
Mos t’ju thyejmë zemrën nënave shqiptare
Të nderojmë miqtë dhe të mbajmë besën
Të ruajmë vendlindjet të nderojmë Medvegjën
Ta ruajmë arsimin ta ruajmë kulturën
Të vazhdojmë shkollat të nderojmë punën
Prindërit e gjithë njerëzit, ne ti respektojmë
Porositë e nënave kurrë s’do ti harrojmë
Për nënat e shtrenjta na merr malli shumë
Mall që vjen e rritet netēt na lan pa gjumë
Dashurin e nënave me plotë meritë
Nuk mund të harrohen edhe pse jemi rritē
Sa herë kemi halle e sa herë na merr malli
Ku je nëna ime ku je nënë e thotë evladi
Duam të vëmë kokën në prehrin tuaj
Të na përqafoni ne t’ju mbajmë duart
Si të gjitha nënë loket dhe ti nëna ime
Shpesh më ke falur kur bëra gabime
Ato na këshillonin me të ëmblat fjalë
Se zemra e nënave din vetëm të falë
Ju kamë para syve jamë duke menduar
Kur shkonit në ara me djepin ngarkuar
Në arë e në shpi bashkë me burrat tuaj
Kur ktheheshi nga puna, me shati në duar
Nënënlokeve t’ Medvegjës shendet të plotë
Nga bijtë e bijat, kudo që i kanë në Botë
Fëmijët e juaj kudo që jetojnë
Nënat edhe Medvegjēn kurrë sdo t’harrojnë
Nëna edhe gjyshe, që s’jetoni sot
Që s’ju kemi më në mesin tonë dot
Prehuni në paqe të qeta n’banesën tuaj
Për ju kujtimi ynë qoftë i pa harruar
Prill 2020
Ali-Aliu-Dukati