
Hatem Hajrullahu, lindi në fshatin Sfircë K.K të Medvegjës në vitin 1954.
Është një këngëtar i njohur në viset shqiptare, e sidomos në trevat e Gollakut, i cili që nga fëmijëria e filloi këngën. Atëherë kur Hetem Hajrullahu filloi me këngën e tij ,nuk kishte shkollë muzike. Mirëpo, u frymëzua nga këngëtarët e vjetër të asaj kohe, kurse të luaj me çifteli dhe vegla tjera u frymëzua nga rapsodi i njohur Sfircas Zajm Beha ( Baci Zajm) Hetemi bashkë me Qazim Behen filluan këngën së bashku.
Që nga fillimi i këngës se tyre treguan një talent të mirë dhe të suksesshëm. Ishin kohëra të vështira në trevat e Medvegjës. UDB-ja Jugosllave e atëhershme përcillte çdo lëvizje ,çdo këngë të talenteve shqiptarë. Sidomos aty ku në odat tona këndohej kënga shqipe.
Hetemi ishte këngëtar që këndoi kënge : epike,lirike, dashurie ,por në zemër kishte këngën patriotike. Të gjitha këngët e tij të përcjella brez pas brezi, i këndonte me një zë të ëmbël, dhe me një talent të mire këndimi.
Kënga HIT
Duke u frymëzuar nga shumë këngëtarë të trevave shqiptare, e sidomos të atyre drenicase. Idol e kishte këngëtarin e mirënjohur Tahir Drenicën- rapsod i merituar shqiptar. Hetemi edhe pse duke treguar talent ne këndim,bashkohet dhe këndon edhe me idolin e tij Tahir Drenicën, ku zëri i tyre ishte plotësisht identik,duke ju falënderuar Hetemit që e përcolli pa gabime këngën e të madhit Tahir.
Kënga e Hetemit nuk kishte të ndalur në të gjitha trevat shqiptare,por më së shumti ai i këndonte në vendlindje , në mesin e vendasve të tij. Kur censura Sllave ishte në çdo fjalë e në çdo këngë .Hetemi këngën nuk e ndali asnjëherë, nuk frikohej nga UDB-ja, edhe pse shumë herë kishte pësuar probleme nga njerëzit e shtetit.
Sa ishte në Sfircë , këndonte këngë patriotike të Kazasë të Nishit : Trimëreshës “Hasime” trimit “Imer Popovcit” “Muhaxhereve” dhe shumë e shumë trimave të Kombit shqiptar të- të gjithave trojeve shqiptare.
Me kalimin e kohës ,duke ju vështirësuar jeta në fshat, si nga shtypja Serbo-sllave ,si nga kushtet ekonomike u detyrua të shpërngulet në Zvicër. Me shpërnguljen e tij nga vendlindja morri me vete edhe çiftelien edhe këngën.
Kënga e tij nuk u ndal as ne diasporë,kënga filloi e hyri në zemrën e tij edhe më thellë. I shoqëruar me shumë këngëtar të diasporës, Hetemi nuk ndalej me thurjen e vargjeve dhe me këndimin e tyre në një stil me të ri këndimi. Tani nga malli për vendlindjen fillon të këndoi e te kujtoi në tërësi vendin e vet Sfircen e Medvegjen ,si dhe të gjitha fshatra tjera të Jablanicës. Si çdo rapsod që këndon në duet, po-ashtu edhe Hetemi kishte shokun me të cilin këndonte.
Ne Zvicër ishte Tefik Demaj, një vendas Sfircak. Sa i përket Sfircës, historia e ndau në dy pjese, të asaj të Kosovës ,dhe të asaj të Kosovës Lindore.”Serbisë” Por është interesant Hetemin dhe Tefikun nuk mundi ta ndaj askush ,ata ishin së bashku si në këngë ashtu edhe në jetën e përditshme. Këngën me të bukur që e thurën dhe kënduan ishte ajo për Medvegjen,ku shume njerëz me lot ne sy e dëgjojnë këngën e Hetem Hajrullahut. Kënga dhe vargjet e këtij talenti Sfircak nuk ndalej asnjë herë ,nuk ndalet edhe sot. Një këngë për trimat e Medvegjes ju kushtua edhe heroit te UÇK-së Flrorim Rushitit- “Kingji”. Këngë e kënduar me një përkushtim për jetën e këtij heroi dhe për heroizmin e dëshmorit te luftës se Pashtrakut.

Hetemi me kengën e tij këndoi me shumë shok ,nuk u ndal asnjëherë. Diaspora e kaliti edhe me shumë në këngë. Zëri i tij për trevat shqiptare , e sidomos për Mevegjen nuk ishte vetëm në këngë. Ai tregoi se është një patriot i Kombit. Ndihmonte e kundërshtonte çdo gjë që ishte kundër Kombit Shqiptar. Nuk lejonte askënd të përmbys Kombin. Patriotizmin e kishte trashëgim nga familja e tij e madhe Hajrullahu, ku kjo familje ishte në buzë të kufirit Shqiptaro-shqiptar ,dhe ishte sulmuar e djegur në çdo lufte.
Hetemi që nga vegjëlia u kalit të jetë një atdhetar i devotshëm për Kombin, e këtë me se miri e shpreh në këngën e tij.
Mjerisht, siç çdo shqiptar që koha na shpërndau në të gjitha viset e botës, po ashtu edhe Hetemi pas shumë bredhjeve në Evropë , e sidomos në Zvicër , më në fund kthehet në Kosove, jo në Kosovën Lindore , jo në Sfircën që u lind dhe u frymëzua dhe tërë jetën e ka në zemër. Sfirca tani është bërë një ëndërr e madhe për të gjithë ne sfircakët, kushtet dhe pushteti çdo ditë na bënë të pamundur kthimin në trojet stërgjyshore. Po ashtu edhe rapsodin Sfircak Hetem Harullahun koha dhe shteti i Serbisë e pamundësoi kthimin ne vendlindje.
Hetemi bashkë me këngën që e mban në kokë , Sfircën dhe tërë territoret shqiptare i mban në zemër. Kënga ja kujton ato çdo herë kur ulet dhe merr sharkinë ne dorë. Në këngën e tij edhe unë ndihej dhimbje, kur ai me endje i këndon Medvegjës,Sfircës, Kapitit , Gërbacit ,gurit e lisit të vendlindjes së tij.
Është pak të shkruhet për ketë rapsod Sfircak, sepse edhe sot Baci Hetem nuk ndalet duke kënduar, e duke thur vargje për këngën e tij. Kënga e tij dhe zemra nuk plaket ,tani është edhe me aktiv dhe me i freskët se kur ishte në rinin e tij. Ndoshta tek çdo këngëtar është domethënie që ! ”Vaji i burrit është kënga”: E si duket edhe tek baca Hatem vajin dhe lotin e shpreh në këngë.
Këndofsh gjithë jetën Baca Hetem. Zërin dhe këngën e juaj do ta përcjellim me ëndje, dhe do të frymëzohemi vetëm në rrugën e Kombit, siç ju u frymëzuat nga këngët e idolëve tuaj.
Me Ty mburremi ne Sfircaket dhe tërë Medvegja. Rrofsh sa malet e Sfircës.
Shaban Abazi 19.03.2018 Astana – Kazakistan
Për STAFFIN I REDAKSISË MEDVEGJA Baca Hetem ngelet referenca e Folklorit dhe traditës.
Na ndiqni në Facebook
Bëhuni fans të REDAKSISË Medvegja
