
Votoni Vetëvendosjen për një perspektivë ekonomike,dhe politike më Evropën!
Shkruan Luan –Asllan Dibrani
Te dashur zonja dhe zotërinj ,qytetarë dhe mërgimtarë, çka do që te bëni, kudo qe të jeni dhe nga cilido vend qe vini është e drejtë e juaja e pakontestueshme dhe e pacenueshme të votoni për atë që ju mendoni, qe ia vlen por, 35 është numri juaj që duhet votuar kësaj here . Është shume lehtë vetëm ktheni memorien tuaj të kujtesës nga dita e parë e çlirimit te Kosovës nga kanibalët ,abuzuesit , kriminelet , zhvatësit dhe organizatoret e kapjes se shtetit ,vota e juaj do ta gjej vendin tek LVV! Prognozoni dhe epni një opinion tuajin se çka bënë këta ish pushtetar për shtetin e Kosovës për këto 18 vite?! Mendoni mirë dhe e shihni qe me votën për VV-jen , do ti kontribuoni një ndryshimi radikal për të mirën e popullit tonë.
Kandidat për kryeministër janë që të tre ,por me i miri është Albin Kurti , që meriton votën tuaj për ta qeverisur vendin për 4 vitet e ardhshme!
Do ti kontribuoni zhvillimit ekonomik,kulturës ,artit ,shkencës dhe ngritjes se standardit familjar. Ju jeni ata qe përmes votës së juaj përmes LVV, do ti ktheni nderin kombit shqiptar dhe ta radhitni popullin shqiptar në familjen e madhe te Evropës. Pa marr parasysh se cilës parti I takoni, çfarë besimi dhe religjioni i takoni apo besoni, Kosova, ka nevojë për votën tuaj dhe besimin tuaj do ta shpërblejnë, duke u bërë shërbëtorë te popullit për mirëqenien ,atdhedashurinë , edukimin dhe lirimit të këtij populli nga një lloj burgu famëkeq nga përzgjedhja e gabuar paraprake!!!
Ndihmone ta ndërtojmë dhe çlirojmë Kosovën nga një “Kosovë fantazmë e pavarur”
-Ne e kemi përcjell fushatën elektorale ,debate në mediat kosovare, po vërehet një fushatë shume agresive,prej te gjitha grupeve në drejtim te Lëvizjes Vetëvendosje. Te gjithë Subjektet,po i largohen debatit me këtë force politike , nga rreshtimi i fatkeqësive qe i sollën këtij populli me radhë për vite te tëra.
LVV, fushatën e zhvilloj në formë dinjitoze me bindje të fuqishme kundër rivalëve të vet dhe kundërshtarëve të tyre që me forcë u vranë ,përgjakën u burgosen dhe u injoruan me te gjitha mekanizmat e një shteti kriminal të ndihmuar nga subjekte të huaja deri në degradimin e qytetarit dhe humbjes së shpresës për një jetë normale ne një “Kosovë fantazmë të pavarur”
Kryeministri i propozuar Ramush Haradinaj,përkundër imazhit të madh qe pati , si ish i burgosur politik , luftëtar, hero i gjallë, dëshmor për ta ruajtur reputacionin e UÇK-ës,me rastin e koalicionit me PDK-në dhe Nismën, humbi vlerat gjatë fushatës nga e cila përfitoj LVV ne këtë rast. Shumë simpatizant dhe bashkëveprimtar te kësaj force të Ramush _Haradinajt dhe Nismës për shkak te kësaj martese me PDK-në, LVV e bënë partine ma të fuqishme dhe përkundër LDK,AKR dhe një partie Alternativa të dy personave Ilir Dedës dhe Mimoza Kusarit ,qe asnjëherë nuk dhanë dëshmi se janë me ndonjë koncept te ndërtimit te shtetit si prioritare qe ishte qeverisja e Isa Mustafës me shume vite.
Vetëvendosja ka synim te ndërrimit te kursit politik të diktuar nga Beogradi nga te dëgjuarit e qeverive paraprake te Kosovës,duke i dhënë prioritet dy miqve ma te mëdhenj SHBA-së dhe Gjermanisë!
Vetëvendosja ishte e prangosur deri me tash nga partitë e lartshënuar ku shihet se kanë synim te ndërrimit te kursit politik të diktuar nga Beogradi nga te dëgjuarit e qeverive paraprake të Kosovës. LVV është duke i dhënë prioritet dy miqve ma te mëdhenj SHBA-së dhe Gjermanisë, duke premtuar po ashtu se do t’i ruaj miqësitë në mënyrë të veçantë me këto dy shtete edhe historikisht qe ndikuan në pavarësinë e Shqipërisë dhe Kosovës.
Rinia perspektivën e ka me qeverisjen e Vetëvendosjes dhe angazhohet që të kemi 50 për qind ne politike edhe duke e barazuar edhe emancipuar gruan shqiptare.
LVV do ti privilegjoj të rinjtë tanë të mos ikin nga ky shtet, duke mos e parë perspektivën,i garanton një arsim siguri pune dhe një të ardhme të sigurt,me një ekonomi ndryshe .Merrene me mend vetëm me bllokimin e prodhimeve ushqimore nga Serbia sa vendet e punës ,sa fabrikat dhe prodhimet cilësore do të dalin dhe prodhohen në Kosovë nëse shkojmë sipas programe të LVV.
Medalje të veçantë, LVV për ta votuar ka se do të angazhohet që në ulëset e Kuvendit të kemi 50 për qind burra dhe 50 për qind gra d.m.th ky synim përshkallëzon barazinë edhe emancipimin e gruas shqiptare.
Për ta votuar LVV është se “Si prioritet kryesor kanë të sundojë më në fund rendi dhe ligji në këtë shtet. Të gjithë dimë se si qëndron situata deri më tani ne barazi sociale, edhe për grupe e kategori të veçanta edhe deri të individi.
Vetëvendosjes me rastin e qeverisjes në Prishtine ndryshoj qytetin, sikurse Edi Rama Tiranën nga kotecet dhe kasollet e Sahih Berishës në qendrën e Tiranës!!!
Përkrahne dhe votone LVV, sepse “Me Qeverinë e Vetëvendosjes Prokuroria nuk do t’ua ndriçojë rrugën hajnave,nuk do ti lejoj të lirë vrasësit, nuk do ta degradojnë para bote qytetarin e vet ,por do të sundoj ligji, shpresa, harmonia dhe siguria. Një krahasim i vogël Prishtina me qeverisjen e Lëvizjes pësoj ndryshime të mëdha në të mirë që e ndaloj ndërtimin e egër pa plane ,pa infrastrukturë dhe perspektive sikurse Tirana qe ishte dikur e shëmtuar nga Salih Berisha,qe në parqet dhe lulishtet e Tiranës lejoj te ndërtohen edhe kasolle të mbuluara me teneqe,llamarine , dërrasa ,qilima najlona etj!?:
Me marrjen e Edi Rames, si kryetar Tirane e ndryshoj dhe i dha një pamje të një qyteti evropian .Qytetar të nderua këtë qe e them keni dëshmi dhe vet jeni spektator se çka u bë me disa lagje të Prishtinës në menaxhimin e Isa Mustafes, qe as drite dielli, as hëne nuk shohin për shembull në lagjen të banesat e arabëve,tmerr, trishtim dhe abuzim me arkitekturën kosovare!?.Këtë e ndërpreu Shpend Ahmeti sikurse Edi Rama në Tiranë n mbetet ti përgëzojmë njerëzit e mëdhenj me vizion e te kohës…
Nëse duani sovranitetin e i tokës dhe qiellit te Atdheut tonë bashkoju Lëvizjes !
Nese duani sovranitetin e i tokës dhe qiellit te Atdheut tonë bashkoju Lëvizjes !Ju e mbrojtët dhe e bekuat këtë tokë për mos tu falur e shitur me rastin demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Askush nuk ka të drejte,qe në ju të bëjë presion dhe diktat në adresimin e votës se juaj . Kjo zgjedhje ju takon vetëm ju,ne kohën qe vjen,për katër vite. Ju do të përballeni me te mirat dhe te këqijat,qe do t’ju përcjellin prandaj te jeni vigjilent se ku po e hedhni votën tuaj…
Disa politikaj nga PDK dhe LDK ende janë ne gjumë , e përmendin molotovin,gazin lotsjellës dh e rezistencën e Lëvizjes, por mos të ishte ai molotov dhe këto veprime të LVV, Serbinë e kishe sot midis Prishtinës!
Anarkia sot është në çdo hap, në të gjitha lokalet pihet duhani, veturat janë pa kontrollim teknik, gjykatësit janë të korruptuar, policia e korruptuar, lejet blihen, askush nuk i dinë rregullat e komunikacionit, as policët dhe ata të parët e thyejnë ligjin. Diplomat nga mekaniku deri në doktoraturë, sot blihen me pare prandaj përmes votës se juaj të dashur qytetar mund ti varrosim këto fenomene dhe të meta në shoqërinë kosovare, duke synuar për një Kosovë moderne të zhvilluar dhe me një perspektivë ekonomike,dhe politike me Evropën!
Mërgata shqiptare e injoruar nga qeveritë paraprake,do ta gjejë vendin në qeverisjen e Vetëvendosjes!
Te dashur mërgimtar përkundër presionit që ushtruam, nuk u gjendën mundësitë që mërgata të ketë të drejtë kushtetuese në vendet ku jetojnë për regjistrim as për votim duke e humbur me qindra e mijëra të drejtën e votimit përmes abuzimeve ,por edhe me humbjen e shtetësisë se Kosovës,prandaj këto të meta të qeverive paraprake,do ti rregulloj Lëvizja, duke i dhen prioritet në te gjitha fushat qe edhe mërgata të jetë pjesë e trungut kombëtar me te gjitha atributet ekonomik e kulturore dhe politike qe së fundi kanë zen vende në parlamentet e Evropës.
Përjashtimi,anashkalimi, fyerja që ju bë diasporës kësaj radhe na detyron të mendojmë për një platformë politike, që diasporën në zgjedhjet e ardhshme ta drejtojmë në pjesëmarrjen ne zgjedhjet parlamentare si forcë të organizuar garuese. Për një organizim te tillë posedojmë fuqinë intelektuale, politike, diplomatike dhe gjithëpërfshirëse.
11 qershori është nesër . vota e juaj është e domosdoshme për mirëqenien tuaj dhe për ardhmërinë e vendit.
Ta falënderojmë Zotin e Madh, në radhë të parë, dhe bijat e bijtë më të mirë të Kombit, që punuan dhe që luftuan për çlirimin e vendit, ku në fund rrokën edhe armët, duke u radhitur në radhët e UÇK –së, e që pushka e tyre bëri jehonë në mbarë botën,por përmes votës për Lëvizjen do ti demaskoni komandantet fantazma qe me interesat e tyre u përpoqën ta degradojnë UÇK-në ,deri ne atë masë që ti japin epitet terrorist me ndihmën e Serbisë edhe të shpallet edhe si ushtri e terrorit duke e mbuluar gjenocidin serb në Kosove!.
Te nderuar qytetar ,mërgimtar dhe njerëz me të drejtë vote për ta nderuar dhe falënderuar aleancën e shteteve perëndimore dhe aleatët e Aleancës Veriatlantike – NATO, në krye me SHBA-në,ndihmone Lëvizjen qe me një politikë të sajnë ka si synim ta bëjmë një shtet te përbashkët shqiptar , që me pa të drejtë na copëtuan armiqtë e sekujve, prandaj votoe LVV, për ta përmirësuar atë padrejtësi historike ndaj kombit tonë???
Përmes hedhjes se votës LVV, e godasim Serbinë qe , asnjëherë dhe kurrë nuk do të na lërë të qetë ne tokat tona!
Ta kujtojmë se korrupsioni është në nivel shumë të lartë, ku si pasojë, ekonomia e Kosovës është shkatërruar edhe pse Kosova njihet për një popullatë të moshës së re, vitale, inteligjente dhe shumë e aftë për punë me LVV do të jetë fitimtare.
-Përmes votës se juaj Shëndetësia në Kosovën, tonë të dashur është në gjendje të mjerueshme, arsimi është në nivel shumë të ulët, drejtësia e Kosovës, në varësi të ekzekutivit me shpresat e humbur të qytetarëve, se ndonjëherë do të bëhet mirë,do ti ktheni imazhin dhe perspektiven vendit tuaj.
Jemi një ndër vendet më të izoluara në Evropë me gazetari të kapur, e sulmuar, shantazhuar dhe e manipuluar dhe kontrolluar me një siguri të rrezikuar prandaj vëni re se kujt po i jepni votën!?.
Premtimet e punësimit dhe hapja e vendeve të punës nga qeveria paraprake për 250.000 persona, rezultojë me ikjen e popullatës nga Kosova po me këtë shifër!”No COMENT”
-Mos harroni se premtimet e punësimit dhe hapja e vendeve të punës për 250.000 persona, rezultojë me një bilance të ngjashëm ikje e popullatës në mërgim posaçërisht ikja e personave të shkolluar të profesioneve të ndryshme!!!
Të nderuar qytetarë me të drejt vote rikujtone gjendjen e bujqësisë pa perspektivë,qytetarët, pa sigurime shëndetësore,familjet pa shtesa fëmijësh,njerëzit në nevojë dhe invalidët e luftës së fundit,janë në mjerim,të pagjeturit që nga lufta e fundit,industria e lënë pas dore, rreziku nga humbja e territoreve,turizmi jo funksional,hekurudhat e Kosovës jo funksionale,një infrastrukturë e lodhur ,energjia elektrike jo e kënaqshme, me rrjete të shkatërruara dhe me reduktime të energjisë elektrike me ambientet e shkatërruara ekologjike, si pasojë e kësaj përhapen sëmundje të rënda,me lumenj të ndotur,pyje të prera, të djegura, prandaj për ti përmirësuar dhe luftuar këto të meta në shoqërinë tonë drejtoni votat tuaja në kutit e Vetëvendosjes, për ngritjen e ekonomisë dhe në mirëqenien e qytetarit, që i hapin rrugë investimeve, pjesëtarëve të diasporës, apo edhe të tjerëve. Vota e juaj për Lëvizjen do të jet përshpejtimi i heqjen së vizave, qytetarëve të Kosovës,me qellim qe përmes votës se juaj do të fiton vetëm Kosova dhe shqiptarët!”Shpresë për një fillim të ri”.