
SERBËT PAS GJASHTË SHEKUJSH FESTOJN HUMBJEN, NE SHQIPTARËT NUK E KUJTOJM DËBIMIN E 23 QERSHORIT 1999
Serbët pas gjashtë shekujsh festojn humbjen në Gazimestan ,ne shqiptarët jo që nuk e kujtojm pas një shekulli dëbimin nga molla e kuqe,Nishi Leskoci,Vranja e Prokuplla por nuk e kujtojm as dëbimin,shpërnguljet dhe zhvendosjen e 50 mijë banorëbë që ndodhi më 23 qershori të vitit 1999 mijë shqiptareve, nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva. Më 28 qershori është data e vidovdanit që mbahet në Gazimestan 627 vjetorin e humbjesë së Kosovës, Kisha Ortodokse Serbe, Akademia Serbe e shkencës, diaspora Serbe,Qeveria, Parlamenti dhe subjektet politike jan një, në ditën e ksaj date.
Pse ne shqiptarët nuk i kujtojm kur para një shekull e gjysmë kur filloi dëbimi masiv i dhunshëm i shqiptarëve që të lëshohen trojet e të parëve, masakrat që kreu pushteti i atëhershëm nuk jan një përiudhë pesë shekullore apo një mirë vjeqare jan gati të frekta,bëhet fjala për një shekull.
Në vitin 1878 në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit para këtij viti dhe pas saj ishte dëbimi më i madhe që u dëbuan që nga afër Beogradit të sotëm, mollës së kuqe, Sangjakut të Nishit, Toplicës e Kurshumlisë, Leskocit e Vranjës. Aqë më rëndë që pse ne shqiptarët nuk i kujtojm dëbimin,shpërnguljet dhe zhvendosjen e 50 mijë shqiptarëve të viteve 1998-2002, nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva.
*** Pse ende nuk kemi një material, një dosje të kompletuar më faktë, numra e shifra, me foto e dëshmi të kohës, pse nuk arritëm të bëjmë një regjistër të saktë mbi këta banorë dhe numrin e tyre pasurit dhe pronat e patretshme dhe të patjetërsueshme.
*** Prishtina dhe Tirana të kërkojn nga Beogradi për ngritjen e një përmendore apo memoriali të lartë kushtuar të gjithë të dëbuarve shqiptarë nga trojet e sotme serbe.
*** Nuk është e mjaftueshme të kërkon falje Beogradi dhe ta njoh Prishtinë si shtetë por edhe ngritja e dy memorialeve madhësisë më të lartë: – Në Mollë të kuqe dhe – Në Leskoc Kushtuar të dëbuarve shqiptarë me testin e përgjidhsuar: I kujtojm të gjithë të rënët shqiptarë që u dëbuan nga fshatrat të cekën vetëm emërtimet e fshatrave e lokaliteteve dhe vendbanimeve tona. Është moment historik që veqmas Tirana të këmbëngul dhe të kërkon nga Beogradi, ngritjen e dy memorialve përkujtimore të mdha pasi ishin dy Sangjagje të banuara me shumicë shqiptare pra një shekulli e gjysëm. I kujtojm opinionit të gjërë se Turqia ende po bartë barrën që gjoja ka vrar masovikisht Armen para më shumë se një shekulli.
Shkruan : Refik HASANI

KOSOVËS LINDORE
( Trojeve shqiptare)
Ah e mjerë Kosove Lindore,
Pse na mbeti kështu pas dore !
A nuk munde me lëviz,
Apo ruajte derën e shtëpisë ?
S`kam ku t`shkoj unë e mjera.
Jam këtu në troje t`vjetra.
Këtu na la Nënë Shqipëria.
Që nga Pellazgët e Dardania.
Nuk kem frikë nga armiku,
Të marrim rrugën e të ikim.
Do qëndrojmë këtu prore.
Në këto toka t`Kosovës Lindore.
Jem tri motra kem lidhë besë.
Bujanovc,Preshevë dhe Medvegjë.
Nuk lëvizim ne nga trojet.
Kështu e jemi ne malësoret.
Në këtë tokë të Dardanisë,
Shqiptarët janë zot i shtëpisë.
Lufta ne nuk na trembi.
Besnik i mbetëm këtij vendi.
Kemi rrënjë të thellë Dardani.
Këtu lindë vetëm djalë shqiptari.
Motrat shqipe në këto troje.
Lindin me zemër të fortë malësore.
Vëlla e motër kur bëhen bashkë.
S`ka armik që mund ti vras.
Nga Medvegja motra MEDITË.
Ka fillua ti hekë kufijtë.
Motra tjetër në Bujanovc,
Është betua në bukë e n`zot.
Nuk do i lëshoi tokat dardane.
Këtu me lindi nëna shqiptare.
Nga Medita në Preshevë.
Jemi tri motra që kem lidhë Besë.
Nuk ka kush t`na lëvizë.
Nga këto toka të Dardanisë.
Do luftojmë me pushkë e laps .
Që tri motrat të jemi bashkë.
Kem dhe motrën e vjetër QAMË.
Atë vetëm nuk e lëmë.
Kemi motrën nga Malësia.
Atje lart tek Plava e Gucia.
Si shqiponjë ajo vështron.
Motrat tjera nuk i harron.
Kur t`bashkohemi të gjitha bashkë.
Me një gjuhë të bisedojmë.
Shqipërinë e Madhe ta formojmë.
Shkup,Prishtinë dhe Tiranë.
Jem të lindur nga një NËNË.
nga Shaban Abazi 08.05.2015
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni fans të Faqes Medvegja REDAKSIA
