
Paralajmërohet formimi i një Lëvizje mbarëkombëtare që synon Shqipërinë e Bashkuar Arsyen e formimit të Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar e arsyetojnë si domosdoshmëri e kohës për skenën politike shqiptare, në shërbim të kërkesës legjitime të shumicës për Shqipëri të Bashkuar.
Kjo lëvizje e re synon bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar. Në njoftim e tyre, thuhet: « Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar cakton muajin Korrik për zyrtarizimin e Këshillit Themelues Kemi nderin dhe kënaqësinë të ju njoftojmë se pas konsultimeve brenda Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar, kemi marrë vendim që në muajin Korrik të organizojmë mbajtjen e Këshillit Themelues të Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar.
Në këtë Këshill Themelues do të bëhet prezantimi dhe miratimi i Programit Politik të Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar, shpalosja e Platformës për Shqipëri të Bashkuar, do të zgjedhet Kryetari dhe Kryesia e Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar, deri në mbajtjen e Kuvendit Gjithëkombëtar. Gjithashtu, është marr vendim që pas mbajtjes së Këshillit Themelues, të vazhdohet me organizimet e Këshillave në nivel të Degëve në tërë territorin e Shqipërisë së Bashkuar.
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar fton të gjithë shqiptarët pa dallim feje, ideje, krahine, pikëpamje politike dhe shtrese shoqërore, të cilët i bashkon aspirata kombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtar të anëtarësohen në Lëvizjën për Shqipëri të Bashkuar », përfundon njoftimi i nënshkruar
nga Tahir Veliu, ideator i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar.
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni fans të Faqes Medvegja REDAKSIA
