
Diqka e re, po jo e mirë ? !
Është për keqardhje kjo situata në Medvegjë, dëmtuan mjaftueshëm arismin në shkollat fillore dhe të mesme, me njerëz jo adekuat (të pa arsimuar për veten e tyre e u japin mesim nxënësve tanë) e tash kan filluar të na e humbin edhe epitetin e studentit ne Fakultet nga një njeri me master siq ishte përkthyesi deri tani, arriten ta zëvendesojn deri tek një njeri me shkollë të mesme e cila është gjenerat e vitit 1994, nga Banja e Sjarinës.
Ky përkthyes i ri në mosh, të cilit ja besuan këtë punë, është një adoleshent i cili sapo ka përfunduar shkollën e mesme, dhe larguan një njeri siq ishte përkthyesi i mëparshem Mr.Sc F.K, kjo na tregon se ky vend ne cdo moment e me keq do vije, në vend se të gjejnë dikë më të avansuar se ish përkthyesi, ata e zëvendësuan me një njeri i cili është shumë më i ri se të gjitha gjeneratat në fakultet, dhe gjuha serbe të cilen ai pretendon se e din ajo është një gjuhë e thjesht, të cilën e flasim cdo njeri nga ne këtu e cila është krejt ndryshe nga ajo që flitet në fakultet me shumë terme të ndryshme, por nuk është problem vetëm gjuha serbe por edhe ajo në shqip, të cilën e njohim në një siperfaqe, e cila nuk ka të bëjë fare me termet të cilat përdoren në fakultet dhe në materialin në të cilin mësojmë, le të themi se gjuhën të cilën flasim ne është ajo e rrugëve ose tejet e thjesht.
Këto na bëjnë të mendojm se a do të ndalen ndonjëherë këta njerëz të cilët na udhëheqin dhe të gjithë ata që do të i punësojnë e të gëzojnë at pagë, nuk duhet të jenë as edhe një ditë më të shkolluar se vetë udhëheqsit tanë.
Falë këtyre ,më konkretisht Partia për veprim Demokratikë në koalicion qeverisje me palën Sërbe te Dr. Arsiq , na e bën si dhuartë për këtë fillim te viti 2016 .
U bëjë thirrje të gjithë shqiptarëve të cilët e duan këtë vend, të cilët ende besojnë se do të bëhet mirë në këtë vend, të na ndihmojnë të parandalojm këto gjëra.
Aman o njerëz të mirë të këti vendi deri kur do të i’u ipet e drejta këtyre njerëzve të na udhëheqin, dhe a do të vij dita të shkruhet ndonjë herë diqka e mirë që ka ndodh, apo vetëm përndjekjet që na i bëjnë.
Ndërsa përkthyesit të ri ( gjeneratë e vitit 1994) , i urojë me i mësue gjuhet, e në vend se me na përkthye ne në fakultet , së pari të studioj per veteveten .
Albulena Salihu /studente
Asambleiste e kuvendit komunal në Medvegjë.
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni fans të Faqes Medvegja REDAKSIA
