
ATDHEU NË VAJ ,
ATDHEU NË LOT
Atdheu në vaj , atdheu në lot,
pse gjithaq dhimbje unë kam o Zot,
shpirti po rënkon dhe kurrë
s’ është prehur dot, për atë
çfarë po shoh dhe po ndjej
unë po derdh vaj edhe lot ,
politika më bëri , më zhyti
në pellg lot, shpirti më dhemb
unë po derdh pikëllim edhe lot,
shqiponjat e mia të mallëngjyera ,
të tretura larg kudo nëpër botë,
mjerimi i dikurshëm në ekstrem edhe sot,
plotë thesar nëntokë edhe mbi tokë,
dikur ishim më të bashkuar ,
pse aq të ndarë jemi bërë sot,
dikur e vetme , tani ne me Evropë ,
në vend të ribashkimit po nënshkruajmë
të tjera ndarje pa vetëdije sot ,
athua ku mbeti trimi i mirë
tani me shumë shokë ,
po qanë atdheu , qielli dhe tokë,
bëhuni bashkë o bijtë e ndritur
ju thërret nëna edhe nëntokë ,
atdheu po copëtohet në vend të ribashkimit
thellë po rënkon edhe tokë,
mos të bëhemi të marrë , pse
s’ po bëhemi njëherë të gjithë tok,
t’a gëzojmë kombin atdheun,
t’a gëzojmë shqiponjën qiell, det edhe tokë,
shqiponja përkrenare do fluturojë
më hareshëm qiellit lartë mbi tokë,
do të fluturojë mbi armiq ,
qiellit përkrenare mbi tokë ,
ikën edhe shekuj i ndarë komb -atdhe ,
e ndarë ende edhe tokë,
ne jemi legjendar për trimëri,
le të bashkojmë shpirtëra edhe kokë,
shumë shpejt do të bashkohet
kombi atdheu që është e jona qenje,
siç është edhe vet kjo tokë,
bashkohuni shqiptarë qëllim, punë,
shpirt edhe kokë , se besoni dot
sa shpejt do të bashkohet komb edhe atdhe
se e jona është këtu kjo tokë,
atdheu dhe kombi do të jenë
përherë në paskaj më rreze plotë,
askush si Shqipëria nuk është
e bukur , e dashur në botë ,
bashkohuni o shqiponja punoni punë të mira ,
t’ a gëzojmë kombin atdheun,
t’a gëzojmë edhe Një Zot ,
lumturia është mes nesh ,
këtu ku na ka lindur nëna ,
këtu , këtu ,ku na ka krijuar Një Zot ,
atdheu dhe kombi nuk do të rënkojnë
më tej kështu të mbytur në vaj
pikëllim , dhimbje edhe lot,
por nga gëzimi dhe lumturia
Shqipëria parajsa ynë në botë,
dielli dhe hëna do të buzëqeshin
nga gëzimi do të rrjedhin dhe lot,
yjet do nisin festën në qiell
sapo të bashkuar të na shohin sot,
atdheun e shqiponjave bashkoje ,
ruaje , lartësoje dhe bekoje si është ,
më së miri , siç e din vetëm Ti o Zot .
Autor : Ilmi Tahiri
Më : 13 . 12 . 2015 . Podujevë
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni pjesë e Faqes Medvegja REDAKSIA
