
Poezia nr.1
TË GJITHË SOT E KEMI EMRIN PARIS !
Si ju o populli francez
ashtu edhe ne shqiptarët me plis,
të gjithë sot e kemi
emrin e përbashkët Paris!
Tragjedia ishte aq e madhe
kaloi fusha e male,
kaloi ura e brigje
të gjithëve na solli dhimbje!
U trondit Europa
u trondit i mbarë Ballkani,
dhimbja kalo fusha e male
erdhi edhe këndej oqeani.
Me ju është mbarë njerëzimi
i botës demokratike,
qëndro i fortë Paris
edhe pas kësaj dhimbje!
Maki M Canolli
Poezia nr.2
ISHA ME VIKTIMAT QE NUK KISHIN FAJ
Dje e sot isha me ty Paris
sepse jam pjesë e Lirisë,
jam copë e Europës
paçka se ndodhem jashta portës!
Sot dhimbjen tënde e mbajta në zemër
nuk jam franceze, shqiptare jam me emër,
por e di mirë se nuk vritet pafajësia
se e përjetoi në lëkurë e imja shqiptaria.
Sot nuk isha me Francën dhe ushtrinë e saj
por me atë popull qe nuk ka faj,
sot isha me viktimat e pafajshme
se fajësia e tyre me ne ishte e ngjajshme!
Edhe ne na vranë në tokën tonë
na sulmuan shumë herë në pabesi,
bishat e karpateve ato bisha mali
qe kurrë nuk u ngopën me gjak shqiptari!
Sot isha me ty Parisi i Europës
mos më le sërish jashta portës,
bëju thirrje eurpianëve mbarë
hapni portat për kombin shqiptarë.
Hapni portat e mbana në gji
të jemi njësoj si ne dhe ti,
ta luftojmë së bashku çdo terroristë
t’i japim kuptim vlerës së Lirisë!
Dje e sot isha me ty Paris
k’thema borxhin në Mitrovicë,
nëse Serbia kërkon bomba s’i at’here
mos të hezitonë ushtria franceze!
©Maki M Canolli
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni pjesë e Faqes Medvegja REDAKSIA https://www.facebook.com/medvegja.redaksia
