
Pak fjale nga oret e para te ketij pushteti lokal
Me seancen e mbajtur me 12 nëntor 2015 në kuvendin e Medvegjës, perpos që nuk ndryshoj asgjë nga pushteti i më hershëm, ne si shqiptar humbëm më shum, humbëm postet e merituara që i patem si shqiptarë, në diten e zgjedhjeve shum prej votuesve ju mohua e drejta në votë ose e drejta qytetare, kurse sot e humbëm edhe at qe e kishim me parë:
– Nënkryetarin e komunës,
– Një prej kryeshefëve të ndonjë sektori komunal.
Ndonse dhe shume poste tjera që shqiptarët nuk kan ku të drejtohen më në asnjë zyre për ndonjë shërbim edhe pse kjo ndodhe tash e disa vite. PVD-UDSH e ben te mundur formimin e shumicës komunale me partneret e partis serbe, kinse pa këto dy parti shqiptare nuk ka mund me u formu pushtetit, e pikërisht kjo është arsyeja pse kan bër kualicion partia serbe me PVD-UDSH, sepse me 3 kshilltarë që i fituan këto dy parti atëher nuk u japin as vendet që i patem gjë e cila u konfirmua në seancen e djeshme.Partia me e re dhe me shumicen apsolute shqiptare ajo Demokratike ka marre mbi 700 vota, apo 5 kshilltar në kuvendin komunal qendron ne opozit duke mos u ftuar asnjeher nga partit tjera ne bisedime per formim te qeveris lokale, fakt ky qe len te kuptojm se pushteti u formua ne baze te fuqis se akterve te jashtem deri ne Beograd.
Pushtetin e posa formuar e përbejnë:
-Kryetar Komune: Arsiq,
-Nënkryetar Komune: Babic,
-Kryetar Kuvendi: Miletic,
-Zëvendës Kryetarit të Kuvendit: Florim Sahiti,
-Kshilltare e Kryetarit të Komunes: Leme Xhema, dhe dy antarë shqiptarë në kshillin komunal prej 7 antareve gjithsej, Kadri Hiseni dhe Hasan Xhema. Këto janë posetet që i kanë shqiptaret në Medvegjë.
Pavarsishtë ketyre lojarave politike duhet te ngjallim shpresen e humbur tek populli dhe kompentencat nga populli ti arsyetojm aq sa na lejon vazhdimsia e ksaj garniture apo hirarkije politiko klanore. Një gjë e kam kuptuar kur u rrita, se luftën nuk e përbënte vetëm gjakderdhja, armët, vrasja e njerzve të pafajshëm, por ndjekja politike në një vend, mos perspektiva për të rinjë, mos aktivitetet për të rinjët, e në këtë aspektë nuk e vuajn vetëm Shqiptarët por edhe pala Serbe, sepse e ndajm një vend.
Albulena Salihu, Studente / Asambleiste komunale ne Medvegjë
ne vazhdim ju ftojm te shikoni këte VIDEO ⇒ Medvegja me vetem 450 shqiptarë
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni pjesë e Faqes Medvegja REDAKSIA https://www.facebook.com/medvegja.redaksia
