
A E DIN KU ËSHTË MEDVEGJA?
Nëse i pyesim politikanët tanë sigurisht do t’i rrudhin supet e do të thonë:
« Ia kemi dëgjuar zërin dhe me sa dimë ne ajo ndodhet në Serbi »!!!
Padyshim si Medvegja edhe Bujanoci e Presheva mbetën nën mëshirën e fatit dhe politikanëve tanë të uritur për pushtet. Si duket do të zbrasen nga banorët shqiptarë sepse politikanët tanë janë të interesuar t’i zgjerojnë xhepat e tyre pa dashur t’ia dinë se sa po t’kurret Atdheu ynë!
E para qe nuk do të mund t’i rezistojë më thundrës sllave është Medvegja pasi atje me të madhe ka filluar zhdukja e gjurmëve iliro dardane dhe pushteti sllav po e përdorë « fshesën » qe t’i spastroj edhe ato pak gjurmë qe kanë mbetur duke i fshirë dhe i shlyer vendbanimet e banorëve shqiptarë nga regjistrat dhe dokumentet qe i kanë në komunë!
Vallë pse po hasë në veshë të shurdhër klithma e trojeve tona?
Është për t’u habitur kur vetëm një pëllëmbë tokë ua merr vëllau del e vret ndërsa me mijëra kilometra katrorë na i morri e po na i merr shkau dhe shqiptarët pinë kafe e çaj në kafene e politikanët në buffe!!!

JAM DEGË E MOLLËS SË KUQE
Kur ma shqiptojnë disa mbiemrin e vajzërisë
më thonë ti qenke prej Maqedonisë!
Jo u them nuk jam unë nga Maqedonia
atje te Molla e kuqe jan rrënjët e mija!
Po mbiemri yt është Maqedonci?
Po ashtu është por është emër trolli!
Po me këtë emër ku qenka ky vendë?
Shko te Medvegja se aty e gjenë!
Po e dëgjojmë vërtet për të parën herë!
Atje stërgjyshi im e ka varrin mbuluar me therrë!
Andej kah Medvegja në krah te Sjarina
aty është Maqedonci dhe rrënjët e mija!
Na qenka një emër krejt si i Maqedonisë!
Prandaj nuk e pranonë shteti i Greqisë!
Emri i trojeve tona është autokton
nuk i kemi vjedhur se nuk jemi maqedon!
Emrat tonë të lashtë i njeh historia
e jo si Maqedonia qe se njehë as Greqia!
Ne nuk jemi sllav dhe as bullgarë
denbabaden jemi kosovarë!
Linda dhe u rrita atje në Prishtinë
por kurrë nuk i harrova rrënjët e fisit tim!
Edhe pse u martova dhe u bëra nuse
e themë me krenari jam degë e Mollës së kuqe!
Paçka se ndodhem larg Atdheut t’im
mbiemri i babait e ngrohë shpirtin t’im!
©Maki Maqedonci – Canolli
P.S Në mesin e kësaj harte emri i fshatit Maqedonc,
vendlindja e gjyshit dhe stërgjyshit tim!

Na ndiqni në Facebook
Bëhuni fans të REDAKSISË Medvegja
