TË KAM VËLLA E MË KE MOTËR
Unë në Prishtinë e ti në Shkodër
të kam vëlla e më ke motër,
me Flamurin kuq e zi
na bashkonë një Shqipëri!
Unë në Prizeren e ti në Vlorë
të dy bashkë bëjmë një kurorë,
me kostumin nga Molla e Kuqe
Çamërinë do ta bëjmë nuse!
Unë Kosovë e ti Shqipëri
një shqiponjë kuq e zi,
njëri toskë e tjetri gegë
jemi një lisë me dy degë!
Unë në Prishtinë e ti në Tiranë
dikur jeta na pati ndarë,
por sërish kemi një votër
të kam vëlla e më ke motër!
©Maki M Canolli
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni pjesë e Faqes Medvegja REDAKSIA https://www.facebook.com/medvegja.redaksia
