
Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) së UÇPMB-së në Preshevë në koordinim me Shoqërinë Civile në këtë komunë, organizon protestë gjithë-popullore.
Këshilli organizativ përmes një njoftimi fton popullatën e kësaj komune dhe më gjerë, që të marrin pjesë në protestën e paraparë të mbahet të premten, 18 shtator, me fillim në orën 11:00.
OVL dhe Shoqëria Civile, përmes këtij tubimi protestues kërkojnë ndalimin e dëbimit të shqiptarëve nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe dhunën, diskriminimin që po vazhdon ndaj banorëve të këtushëm.n
Gjithashtu, sipas njoftimit të Këshillit organizativ, protesta gjithë-popullore do të shprehë edhe pakënaqësitë për veprimet e deritanishme të vetëqeverisjes lokale në Preshevë.
Ata kërkojnë kthimin e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së i hequr nga sheshi kryesor, para godinës së administratës komunale, sikurse shprehin pakënaqësinë për dhënien e mirënjohjes kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq nga kryetari Ragmi Mustafa.
Protesta e së premtes do të nisë marshin nga shkolla e mesme për në qendër, para godinës së administratës lokale, në Sheshin e Dëshmorëve.

VIDEO-Intervist Munir REXHEPI ,OVL -UÇPMB bën thirrje për protestë gjithë popullore

Të gjithë në këmbë PROTESTO kunder padrejtësive ,turturave, dhunes dhe diskriminimit që ushtronë Serbija ndaj Shqiptarve në bashkëpunim me pushtembajsit shqiptar në këto troje AUTOKTONE SHQIPËTARE
Bëhuni pjesë e Faqes Medvegja REDAKSIA https://www.facebook.com/medvegja.redaksia
