
Ngado shkova dhe u ktheva
mendja më rrinë te Medvegja!
Mu atje te Molla e kuqe
ku dikur gjyshja u bë nuse.
Plagë në shpirtë unë e kam
se atë tokë kurrë s’e kam parë,
po për çudi dashurisë së saj
as një herë nuk i jam ndarë!
Linda e u rrita në Prishtinë
aty qava e këndova,
por rrënjët e fisit t’im
as një herë nuk i harrova!
A e din ku është Medvegja?
A e din ku jan ato treva?
Atje ku eshtrat flasin shqip
e na thërrasin për çdo ditë!
Ngado vemi e ngado shkojmë
ne Medvegjën kurrë se harrojmë,
atje i kemi varret e të parëve
aty jan trojet shqiptare!
©Maki M Canolli
======= AUDIO ======
A e din ku eshte Medvegja – këndon Shaban Baksi , teksti Selman ZEKA
===================
Medvegja REDAKSIA
Bëhuni pjesë e Faqes https://www.facebook.com/medvegja.redaksia

~Ju lumtë për këngën e tekstin në fjalë.
Kështu mbahet i gjallë frymori i Trojeve tona dhe kështu duhet vepruar gjithënjë.Askush nuk na i fali ato jënë dhe ishin tonat shekuj me radhë.
-Ju Redaksi e nderuar e Medvegjës ju lumtë për kontributin tuaj të ç`muar, gjith ashtu edhe të gjithë
intelektualve nga Dardania lindore, e cila dha shumë intelektual të ç`muar si Idriz Ajeti,por edhe Atdhetar të devotshëm si Zenel Hajdini apo Xhim Xhema me shumë të tjerë.
Kjo hapsirë e jona gjeografike konsiderohet një nga viset më të arsimuara për kokë banori nga Trojet shqipëtare për të cilat flasin faktet e shkruara.
-Do t`ju orijentoj te një shok i imi i respektuar familjar i ashtuquajtur ecc.i dipl.Ali Hajdini, ish drejtor i Zërit të rinisë në Prishtinë, i cili ishte ai i pari që siguroj sistemin e teknikës së parë bashkohore komjuterike në Kosovë gjat viteve të 90-dhjeta.
-për shkak të përndjekjeve të pa-ndërprera është detyruar që edhe ai si mijëra familje të dali në mërgim bashk me familjen e tijë të ç`muar dhe tani jeton në Francë.
Kërkoj nga ju që të kontaktoni Aliun në fjalë ne fb.i cili posedon një opus të gjërë të shkruar lidhur me Medvegjën dhe ato anë.Ai ka kontribuar për SHKA-të Medvegjës materialisht por,edhe me vepra të tjera konkrete duke mos u exponuar si veprimtar.
-Ai me vëllezërit e tijë ristauroi edhe shtëpinë e Heroit të Popullit Zenel Hajdinit, para një viti.
Me respekt:-Dashamirësi i frymorit të Kombit malësori, Enver Prelvukaj-MARTINAJ*2015
>Kontaktojeni gjithësesi Aliun sepse është njeri fantastik…