
Tragjedi e madhe na ra në votër
na goditi të madh e t’vogël
mbahu lokja jonë kreshnike
lumja ti çfar djem rrite!
Mbahu loke bëhu e fortë
për k’ta djem atdhetarë,
nuk u vranë tuj ba marre
por për kombin shqipëtarë.
E dhanë jetën k’ta djem të ri
edhe Ilirida me pasur liri,
po dikush në besë t’i preu
zemrat tona përgjysmë i theu!
Ata djem s’i kapedana
kishin qenë zemër luana
dyzet orë luftuan pa nal
me një ushtri përplot barbarë.
Gjithmonë sllavi na e ka pas frikën
tinëzisht na e ka zënë pritën
se t’u dilnin ballë për ballë
një prej tyre s’kish mbetur gjallë!
Mbahu Kosovë ti moj loke
për djemt qe t’erdhën n’arkivole,
të gjithë veshur kuq e zi
dhe Flamurin e mbanin në gji!
Ata loke nuk kan vdekë
gjithmonë gjallë do t’jenë në jetë,
po shkëlqejnë si rreze drite
gjithandej Shqipërisë Etnike!
©Maki M Canolli
Medevgja REDAKSIA
Bëhuni pjesë e Faqes https://www.facebook.com/medvegja.redaksia
