
Nesër, më 9 prill 2015, pritet të mabhet seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Medvegjës, që ka kohë që nuk arrinë të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit. Rënja e maskave më 9 prill 2015 është epilogu i politikave të PVD për Meditë.
Nga Sadri RAMABAJA
Meditë, 8 prill – Në meditë turbulencat politike kanë arritur pikën e vlimit. Kjo u dëshmua edhe nga punimet
Kuvendit të degës së Partisë për Veprim Demokratik, që është pjeës e pushtetit lokal.
Në këtë takim, për ushtrim të presionit politik, ishin prezent
Në rast të masave të përkohshme shqiptarët e Medvegjës do të humbisin 25,2 milion dinarë
Riza Halimi, lider i partisë dhe deputet në parlamentin republikan, Shaip Kamberi, deputet, Galip Beqiri, ish kryetar i KKSh-së, Fehmi Beha, kryetar i degës së PVD-së në Medvegjë, aktualisht zëvendëskryetari i komunës në dorëheqje Florimi Sahiti dhe një numër relativisht i ndjeshëm i anëtarëve aktiv të partisë.
Arsyeja reale përse krerët e PVD ishin në Meditë ishte pikërisht përçarja politike brenda grupit të këshilltarëve të PVD-së. Ndërkaq arsyet reale përse është krijuar kjo gjendje, kanë gjithësesi begraund historiko-politik. Në radhë të parë, ky areal shqiptar, njëri ndër më specifiket në gjithë gjeografinë shqiptare, ka vite që i është nënshtruar elementeve të veprimit special të strukturave shtetërore serbe, duke nxitur me të gjitha mënyrat shpërnguljen masive të elementit shqiptar nga këto troje. Një pjesë e përgjegjësisë historike për këtë boshatisje pothuajse të plotë të Meditës nga elementi shqiptar, është gjithësesi e PVD, natyrisht edhe e kreut të saj, Riza Halimi. Zatn gjuha me të cilën ai u shpreh në takimin e sotëm, ishte tipike me atë të vëllamit ët tij në Prishtnë, Isa Mustafa. Ky i fundit në zgjedhjet e fundit që humbi në Prishtinë, tek i drejtohej meditorëve të zonës së tij të Mramorit, mallkonte të gjithë ata që nuk do të votonin për LDK!
Në fakt si z. Halimi edhe shpura e tij, në Meditë do të duhej të ngjiteshin jo për të insistuar në farkimin tutje alencën me “Gornja Jabllanica”n, por të bërë çmos që ata 500 banorë shqiptarë të vazhdojnë të jetojnë aty, natyrisht pasi të kishin investuar për ngritjen e mirëqenies së tyre.
Në Kuvendin e sotëm të degës së PVD, kryetari i saj z. Femi Beha, do t’ i befasoj politikanët e karrierës së PVD, duke folur me gjuhën e popullit, tek ripërsëriti qëndrimin e tij se ka vendosur të tërhiqet nga pozita e tij si zëvendëskryetar i Kuvendit, për t’i hapur rrugë shpëtimit të Medvegjës.
Pas kësaj deklarate, në vend të presionit, logjika do ta kërkonte që të dëgjohet alternativa që ofron z Beha me ekipin e tij të këshilltarëve që tërhiqen. Në vend të kësaj z Halimi përdori gjuhën e mallkimit!
“Nëse se mbroni interesin e partisë ju nuk e keni pasur vendin këtu, haram ju qoftë!”.
Se ç’interesa ka z halimi për mbajtjen në këmbë të këtij pushteti, është çështje tjeëtr, por nga mbledhja e sotme, banorët e kësaj zone, e kanë më se ët qartë se ai para interesit kombëtar e vuri interesin partiak, shprehet jo pa mllef z Beha.
Duket se ligjërata e z Halimi lidhur me moralin, ka qenë pika kulminante e amoralitetit politik.
“Nuk ka kthim mbrapa nga qëndrimet e mia. Popullata është e pakënaqur me udhëheqjen tonë. Politikat e punësimit janë në shpërputhje me interesat e qytetarëve të cilat ne do të duhej t’ i mbronim. Shumë premtime kemi bërë dhe asgjë nuk kemi realizuar. Këto janë vetëm disa nga arsyet më tutje nku e bazoj qëndrimin tim politik për largim nga kjo qeveri lokale.”, shprehet prerë z Fehmi Beha.
Por pas kësaj deklarate të z Beha, z Halimi nuk përmbahet dot.
“Nëse se mbroni interesin e partisë ju nuk e keni pasur vendin këtu, haram ju qoftë!”.
Këto fjalë, z. Beha na tha, se nuk i kam prit nga njeriu që 24 vjet trumbetoi se punon për çështje të shqiptarëve. Sidoqoftë, e mira e kësaj që po ngjet në Medvegjë është se ne kontribuam sado pak që z Halimi ta hoq maskën. Publikisht ai para interesit kombëtar e vuri interesin partiak.
Nesër, më 9 prill 2015, pritet të mabhet seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Medvegjës, që ka kohë që nuk arrinë të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit. Rënja e maskave më 9 prill 2015 është epilogu i politikave të PVD për Meditë.
Ju mbetet tutje që bashkë me dy këshilltarët tjerë, z Beha të mbështetet edhe nga ata 500 qyytetarë shqiptarë që jetojnë në këtë cep të shqipes , natyrisht duke pasur edhe ndihmën e meditorëve gjithandej ku jetojnë, që të rishikojnë pozicionin e tyre politik dhe të bëjnë çmos për ruajtjen e vatrës stërgjyshore.
Mos e nxisni ate popullat te mjere ne perqarje, eshte e turpshe se si perkrahen veprimet perqarse dezintegruese dhe interesat personale qe u shkojn ne favor te shuarjes dhe zhdukjes e asimilimit te atyre pak shqiptarve ne ato troje te komunes se Medvegjes. Une e njoh shum mire ate treve, jetoj ne Zvicer dhe kam shum shok te mire nga atje dhe e di se kush ka mbet atje. Siq duket « fajin » e kan delegacioni nga Kosova qe vizitoj Medvegjen, dhe joshi te uriturit te behen dikushi e tja zgjatin doren delegacionit nga diaspora dhe Kosova. Haj tybe me sa i njoh une ata te Kosoves e te zvicrres, as ata sjan ma te mire….
te nderuar perfaqesuaes politik te atyre pak banoreve ne Medëvegjen tonë legjendare !
Behuni bashkë dhe veproni te kordinuar sepse ndryshe je i te humbur !!
Vetem te bashkuar dhe unik do te jeni me te qendrueshem !
Te gjithe ju luani rolin e kmandatit si Ne gjithe andej!!
Shume keq per Ju e per Ne!!
Te bashkuar gjithemon ja kemi dale !!
Respekte nga Kercova e bashkuar !
Kujtim Ibraimi