SHQIPTARI I ÇELIKTË, NË MEDVEGJË, PO QËNDRON I PATHYESHËM

Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari, Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves

KUJT I THA RIZA HALIMI: HARAM TË QOFTË!

Trojet stërgjyshore të Medvegjës sot pothuaj janë të boshatisura nga shqiptarët. Për këtë  tash e 24 vjet ka kontribuar PVD-ja që ta sjellë në këtë gjendje Medvegjën. Me politikën e tij kreu i PVD-së Riza Halimi, ka bërë gjithnjë të pamundurën që ato anë të boshatisen në plotni. Sot kur nuk kanë mbet më pak se 500 banorë shqiptarë në këto troje, erdhi vet kreu i PVD-së, nga Presheva i shoqëruar nga Shaip Kamberi dhe Galip Beqiri, për të bërë presionet e fundit mbi këshilltarët ‘e rebeluar’ të cilët nuk po i  shkojnë në Kuvend për ta mbështetur koalicionin “Gornja Jabllanica” me PVD-në. Në sallën e Kuvendit komunal, u mbajt Kuvendi i Degës së PVD-së. Kryetari i degës z. Femi Beha, ri përsëriti qëndrimin e tij se ka bërë vetëshkarkim nga pozita e tij-zv.kryetar i Kuvendit, për t’i hap rrugë shpëtimit të Medvegjës. Nuk ka kthim mbrapa nga qëndrimet e mia. Popullata është e pakënaqur me udhëheqjen tonë. Politika e punësimit është e padrejtë. Kam investuar mund dhe harxhime për zgjedhje lokale, republikane dhe këshill nacional. Shumë premtime kemi bërë dhe asgjë nuk kemi realizuar. Këto janë vetëm disa nga arsyet e mia që më tutje nuk dua të jem pjesë e kësaj udhëheqjeje. Po këto qëndrime na i tha Kryetari i Degës së PVD-së, z. Femi Beha, me të cilën kontaktuam në orët e vona të mbrëmjes. Ai ri përsëriti edhe njëherë se jam i vendosur të punojë për çështje kombëtare. Le të jetë cili do çmim, se do ta paguaj. Ndihem i kenaqur nga perkrahja qe po ma bejne bashkekombetaret e mi nga te gjitha anet. Perkrahje “anash” kam edhe nga medvegjasit te cilet fshehurazi me thojne jemi me ty. Nuk e di pse po frigohen. Ndërsa na tha se Kryetari Halimi i është kërcënuar e shpesh edhe i është lutur, por qëndrimi i tij më i ashpër ishte kur shpërtheu me fjalët: “Nëse se mbroni interesin e partisë ju nuk e keni pasur vendin këtu, haram ju qoftë!”. Këto fjalë, z. Beha na tha, se nuk i kam prit nga njeriu që 24 vjet trumbetoi se punon për çështje të shqiptarëve, ndërsa në fund hoqi maskën dhe para interesit kombëtar e vuri interesin partiak. Bile edhe haram na tha ju qoftë. Ndryshe siç merret vesh veç Kryetarit të Degës së PVD-së, zotit Beha, janë edhe dy këshilltarë  tjerë bashkë partiak që e mbajnë këtë qëndrim.

Kryetari Beha, po ashtu na tha se nuk mund të presim edhe gati dy vjet të kaloj mandati ynë, sepse me këtë keq qeverisje do të jetë fundi i shqiptarëve të Medvegjës.

Nesër më 9 prill 2015, është caktuar Seanca e  Kuvendit komunal të Medvegjës, që për të satën herë nuk po mund të mbahet për shkak të kuorumit.

Para disa ditësh ka pasur përpjekje edhe të disa shqiptarëve tjerë të Medvegjës që jetojnë në Prishtinë dhe diasporë që të “pajtojnë” këshilltarët e PVD-së në Medvegjë, që në emër të çështjes kombëtare ta fundosin shqiptarinë në Medvegjë.
Dalëngadalë do të shohim se kush kujt do ti thot:  HARAM JU QOFTË.

 

BEHUNI PJES E Faqes Medvegja REDAKSIA   https://www.facebook.com/medvegja.redaksia

 

Share

10 réflexions sur « SHQIPTARI I ÇELIKTË, NË MEDVEGJË, PO QËNDRON I PATHYESHËM »

  1. Riza Halimit i qofte HARAM me shume se 7.900 euro qe merr ne muj nga parlamenti i Serbis me votat e Medvegjes dhe me shume se gjusma jane te vjedhura ,dhe gjithe Riza ka lujt nje rol shume desktruktiv ne Medvegje kurr nuk e ka hap gojen e polsanikut me fol per diskriminin ndaj shqipetareve te Medvegjes !!!MARRI DHE HARAM TE QOFSHIN OO RIZA HALIMI LEKU QE E KE MARRE NE MER TE MEDVEGJES !!!!

  2. Riza Halimi, decenie me radhe po flijon Medvegjen per te perfituar me poste te ndryshme ne qeverine e Serbise. Ky eshte shkaktari kryesore i pastrimit etnik te shqiptareve ne komunen e Medvegjes. Ne menyre sistemati ka larguar veprimtaret me te devotshem te kesaj partie. Duke filluar nga themeluesit e saje duke i zvendesuar me individe qe i ishin besnik atij dhe interesave te tije personale. Ndersa, nje pjese e delegateve te cilet po bejne cmos per t’i vazhduar jeten kesaj drame per shqiptaret e ketushem, nuk ia vlene as te fliste fare per ta.
    Ja egzekutuesit e projekteve te elaboruara per shuarjen e substances shqiptare nga ky vend.
    Fehmi Beha, sigurisht se nuk do te bej mrekullira, por, sepaku po deshmon se nuk eshte pjese e ketyre krimeve ndaj popullates te ciles edhe vet i perket.

  3. Shume gjera dim per Riza Halimin zotriu qe 23 vjet qendron ne krye te PVD per interesa te tij personale eshte nje diktator e ka shkaterru referendumin e 1dhe 2 Marsit 1992 tani zor^tria e shkaterroj dhe ata pak shqipetar cka jane duke sakrifikuar dhe jeten per me qendru ne tokat e denbabadenit i perkrah disa kriminel disa antishqipetar qe e kan shkaterru malet e shqipetareve valle mos ka marre edhe ai pjes ne prerjen e maleve qe me nje fanatizem te pa cip i mbron kriminelat mbrenda pvd ,e tani une po i them zotris Riza Hamili HARAM I QOFSHIN KINGJAT qe i ka rrase ne Tupalle per manifestimin e 1 Majit se bashku me Drashkoviqa me nje antishqipetar i perbetuar ,por po dihet siq ka dhene Gjergj Fishta dinari i lakmueshem i qofshin haram kur disa shqipeatr as per lapsa te femive nuk kan lek ai manipulon me mija mija euro te Begradit !!!!

  4. Diktatori i fundit i Ballkanit, po « qpurdh » në Medvegjë
    Më vjen keq prej lexuesve që do të detyrohem të përdor disa terme jo të denja, për ti dhënë epitetin e merituar « pinjollit » të Millosheviqit. Ky « pinjolli » dinak po zbulohet çdo ditë e më shumë sepse autoriteti i tij po ngushtohet në dy-tre rrogtarë të UDB-së në Medvegjë.
    Riza Halimi edhe një herë u përpoq të diktojë amanetin e Millosheviqit duke bërë presion në shqiptarët e Medvegjës sepse në Bujanoc e Preshevë trajtohet vetëm si një q…
    Atij nuk po i dhimbsen shqiptarët e Medvegjës por e ka sikletin mos po e humb përqindjen e majme që ai e kishte marrë në emër të prerjes se pyjeve, të shlyerjes se adresave, degradimit të shkollave dhe të shkatërrimit të pasurisë së shqiptarëve.
    Ky « pinjoll » po ndjek polotikë të njejtë duke koordinuar me nja 2-3 « galipa » nga Bujanoci dhe 2-3 « kumarë » nga Medvegja dhe nja 2-3 « shika » nga Kosova të cilët shkojnë privatisht dhe zyrtarisht për ta vizituar bashkëkriminelen e tyre tashmë të dënuar edhe nga gjykata ndërkombëtare në Kosovë, e cila gjen strehim në Medvegjë.
    Le ta dijë ky « pinjoll » se nuk ka përkrahje nga populli shqiptar ne Bujanoc, Preshevë e tash as në Medvegjë. Ai duhet të ketë turp për të gjitha çfarë u solli medvegjasve dhe në fund do ti them: « haram të çoftë emri që ti mban dhe çdo hap që ti bën kundër interesave të shqiptarëve ».
    Besoj se ai do të gjejë strehim të përjetshëm në Beograd dhe do të jetë Rasim Laiqi II.

    1. medvegjalija fk shum kisha dasht medite a e din edhe vet qka je ka don me thon, po fol te paverteta si nje i marr

  5. Shumë vite me një dashuri e shpresë të madhe bam argatinë të pa lodhur për Riza Halimin me shpresë se do të arrijm një Rezultat pozitiv, ndoqëm verbrisht pas , duhet te dekorohemi si atlet por për qudi aji në qdo vit na dëshproi më shumë e ne Seancën e fundit të Kuvendit Komunal në Meditë e dha MAT .
    Politiken e trasur nga aji ,e vulosi me ne fund dhe e tregoi ftyren që posedonte , si për Meditën po hiq ma mier as për Preshevën ,e duam se ishim në të njejtën gjendje Politike qe të tri Komunat dhe memduam në një Unifikim Politikë e si Popull smundet perveq Zoti të na ndaj Askush. Aji pati edhe kurajon e fundit të ofendoi edhe njerzit tanë, e tu tregoi ku është vendi po edhe ti mallkoji , e jo jo jo o Riza Halim , e dim ne vetë se ku është kufini ate mos e ke dert, e perdore edhe nje metodë të magjupve aty ku je ushtrua me vite , magjupja ne fund memdon se del fitimtare e thot te ……… burri jam , e ske qka diskuton më me Te .
    Tash më të dual boja oooo Zotni , të gjitha mëkatet do ti mbartësh me veti se politika juaj naj la vendin bash të mjerë e të boshatisur po mier na tradhtove që të gjitheve , por ate sta patëm borgj. TE na ofendosh Shqiptarët e Meditës edhe kët kurr sta falim jo ,ata vetëm më në fund treguan se janë të lodhur e sdon ti shkojn bash në fund të fundit shpërnguljes e don të distancohen nga një Turp të pa Par deri me Tani .
    Medita e jonë e ndritur ka ditë e din ti dal Zot , tokës ,Jetës e gjith asaj që është e saja , dhe djemët , burrat , po edhe grat din e gjithnje e duan Lirin dhe e kan mbrojt me dije pushkë e Nder. Te gjithë ata të cilët janë te paknaqur me situatën e kan mbrapa një Popull i cili don drejtësi e vendim trashigim nga te parët AMANET ta ruajn e ta Gëzojn si të gjith popujt Tjerë e te Qytetruar , Pra duhet ndryshime se i kerkon Populli po pa Ty i o Riza Halimi .

  6. Po të ishim të gjithë UNIK,të pathyer,të vendosur në idetë tona kombëtare.Medvegja nuk do të perjetonte ate qka sot po perjeton.Për shkaqe partiake ,dhe për mosprishjen e kualicionit me pushtetaret serb,lideri i partise fyen ,e thuaj se me dhunë shtynë delegatet shqiptar të votohet për kualicion me SPS,parti e cila ishte dhe është vdekjpruse për shqiptar anë këndë ku janë,e posaqerishte për ne medvegjasit e pakëmbetur.Duke mos e perkrahë të padrejtën dhe duke menduar me ndryshe per kombin ,dikush behet patriot e dikush tradhtar. Po të kishim edhe delegat të tjerë siç z Fehmi Beha ,nuk do të ishim aty ku jemi,por edhe nuk do të merrte guxim dikush t`a fyej ate siç ndodhi kjo nga deputeti i parlemntit të Serbise z Riza Halimi.Sot skemi nevoj të mbrojmë kumar e dosllar.! Kanë vdekur ato kohëra moti ,siç do tç vdesin edhe bashkpuntorçt e tyre mjerishtç shqiptar që mundohen natën ,dhe pas shpine të punojnë në të mirë të Serbisë. Kan vdek koherat dhe rruget e fenerëve të natës ,tani nga gjithesia hetohet shpiuni.

  7. Kur esht ne pyetje rasti i Medvegjes dhe medvegjasve duhet te identifikohen njerzit si i mjeri Riza halimi edhe bashkpunetort e ti te cilet punojn ne dem te Shqiptarve me emer dhe mbiemer dhe te behet publikimi i tyre

  8. hajde tash mos po doni mi qel dosjet, ore njerz

  9. me vjen mire qe ma ne fund medvegjasit e kuptuan se me cfar politikani kane pune.Duke njohir edhe Rizen Edhe Femin jame i bindur se nese perkrahni medvegjasin Beja dote keni nje ndryshim pozitiv ne te mire te medvegjaseve.

Les commentaires sont fermés.