
Në 8-vjetorin e vdekjes së pishtares të arsimit,Melika Riveni, mësueses së parë shqiptare ne Ohër 1945
Më 6 prill 2015, mbushen plot 8 vjet kur në moshën 81-vjecare pushoi së rrahuri zemra e madhe e një mësueseje të dashur për të gjitha gjeneratat e ishnxënësve të tetëvjeÇares në Ohër të Iliridës. Melika Riveni, me personalitetin dhe autoritetin e saj, mbolli tek nxenesit ndjenjën e atdhedashurisë. Ajo, mbajti mbi supet e saj barrën më të madhe të mësimit shqip në Ohër, duke u mbështetur edhe nga mësuesit e nderuar patriot: Petrit Agolli e Abdulqerimm Sahiti.

Melika Riveni, mësuesja e parë shqiptare, duke filluar nga viti 1945, në Ohër, është emër që do të mbetet përgjithmonë i shënuar me shkronja të arta në historinë e arsimit dhe të edukimit të brezave të shumtë shqiptarë në Ohër. Ate, qytetarët shqiptarë, jorastësisht e quajtën, SEVASTIJA E OHRIT, e lindur, më 1926 dhe që në moshën 19-vjeÇare e mori Ditarin në dorë dhe tërë jetën ia kushtoi edukimit dhe arsimimit në gjuhën tonë të bukur e të ëmbë shqipe, siÇ thoshte-Naimi.
S’mundem të anashkaloj vizitën e saj, këtu në Suedi, në maj të vitit 1986, pra 28 vjet më parë. Ajo, porsa hyri në banesë dhe vërejti Fotot e heronjve : Jusuf Gervalla, Kadri Zeka, Bardhosht Gervalla, Flamurin kombëtar, u përul pranë dhe me lotë në sy e puthi me plot krenari, me fjalët:-Liri, sa e shtrenjte je ! Atëherë, ne të gjithë të pranishmit mësuam se sa atdhetare ishte pishtarja e arsimit, Melika Riveni.

Hapja e shkollës shqipe në Ohër, në fund të gjysëmshekullit tëkaluar, mbase do të ngecte po të mos ishin pishtarët e parë të arsimit shqip, në mesin e të cilëve ishte edhe Zonja e nderuar, Melika Riveni; e cila ndërroi jetë në moshën 81-vjeÇare dhe u varros me nderime të mëdha në varrezat e qytetit në Ohër. Duke e kujtuar këte mësuese të nderuar, në Nekrologun që ia dedikoi ishnxënësi dhe kolegu i tij, në mes tjerash tha se ajo ishte nje rreze drite që shkelqente në Ohër. Figura e saj do të mbete ndër kujtimet më shmbullore dhe të paharruara.
Jemi mirënjohës për gjithë ate që bëri ajo për trojet tona në sferën e edukimit e të arsimimit.
I nderuar qoftë kujtimi për këtë figurë madhore të arsimit shqip në Ohër dhe dheu i Iliridës i qoftë i lehtë!
Lavdi veprës së saj !
për Medvegja REDAKSIA 
Me nderime, Ibrahim Egriu, Suedi, më 6 prill 2015