Serbia paditi preshevarët që vendosën flamurin kombëtar

Presheva flamuri001

Disa nga pronarët e lokaleve të qytetit të Preshevës, sot kanë pranuar ftesat për t’u paraqitur në Gjykatën për kundërvajtje në Vranjë.

Disa nga pronarët e lokaleve të qytetit të Preshevës, sot kanë pranuar ftesat për t’u paraqitur në Gjykatën për kundërvajtje në Vranjë për, siç thuhet, “prishje të rendit publik shtetëror të Serbisë” për shkak të vendosjes së flamurit shqiptar në objektet që janë private.
Si çdo vit, pjesa më e madhe e lokaleve në Preshevë gjatë ditës së 28 Nëntorit vendosin flamurin kombëtar shqiptar, njësoj siç ndodh edhe në institucionet lokale ku qeverisin shqiptarët.

Presheva flamuri001.3PNG

 

Për shqiptarët, ftesat e tilla për gjyq, shihen si presion dhe tendencë e Beogradit për të penguar sipërmarrësit lokalë që të zhvillojnë bizneset e tyre. /Telegrafi/

Medvegja REDAKSIA

logo 001.1_pixiz

Share

Une réflexion sur « Serbia paditi preshevarët që vendosën flamurin kombëtar »

  1. Presheva dhe Bujanoci duhet të marrin keshilla nga disa te vetqujtur perfaqsues te Diaspores dhe shoqates që po thojnë se po festojne me Flamurin Kombtar dhe me prezencën e Kryetarit Drashkoviq.

Les commentaires sont fermés.