STAFI i Medvegja REDAKSIA uron të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve.
Festa e Pashkëve na kujton ngadhënjimin e jetës dhe ringjalljen e shpresës, për ditë më të mira. Është dita e përjetësisë, ditë e besimit tek Zoti dhe besimit te vetvetja.
Festa e Pashkëve është moment reflektimi , jo vetëm për besimtarët e krishterë, por dhe për të gjithe shqiptarët pa dallim feje, me qëllim afrimin dhe përkushtimin më të madh si ndaj njëri-tjetrit ashtu dhe ndaj kombit që i takojmë, për të mirën e brezave që vijnë.
Për ne shqiptarët sot, ky duhet të jetë motiv dhe më i fuqishëm se kurrë, për të festuar së bashku .

