
PËR HERONJËT E LIRISË
Në janarin e ftohtë
të veshur me ngricë dhe bardhësi
Jusufi , Bardhoshi, dhe Kadriu
pandal po thërrisnin ty o liri,
Duboviku trim lindi
trima madhështorë
për atdhe dhe liri ,
barbarët i ndoqën këta trima
edhe jashtë atdheut
me dhunë dhe egërsi,
por i shenjët ishte ideali i tyre
për bashkim, atdhe dhe liri ,
shpirterat e tyre heroik njohen
vetëm një atdhe dhe Një Perëndi ,
sa madhështorë që ishin
flet jeta e tyre vepër dhe histori.
ata nuk pushuan kurrë
për atdhe dhe liri,
edhe jashtë atdheut
ata ishin po të njëjtët
për armiq dhe barbari,
në shënjestër dhe vëzhgim
i mbante një shtet krimbarbari ,
Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu
për lirinë e Kosovës
ranë të tre bashkë në altarë,
për atdhe dhe liri,
nga atentati që në pritë
ju bëri barbari, ata gjakatarë
dhe mizor në përballje
me ju legjendar nuk kishin fuqi,
as guxim dhe trimëri,
në janarin e ftohtë
plotë ngricë dhe bardhësi,
tre legjendarët e atdheut
njezëri thërrisnin me shpirt,
o Kosova nënë kurrë mos u ndal
po të vjen e buzëqeshur ,
e shumë pritur e shtrenjëta liri,
gjakun qenjën dhe atdheun
e shqiponjave kuq e zi
s’ mund t’a përpijë kurrë asnjë barbari,
neve na mori e shtrenjeta liri,
komb edhe atdhe , ne jemi
legjendarët tuaj edhe ne përjetësi,
kombi dhe atdheu do të bashkohen
një ditë përsëri, ju të gjallët
jetoni të bashkuar dhe të
ndritur sikur kombi unik nëpër histori,
barbarët qofshin të mallëkuar ,
i ndritur qoftë për ne atdhe dhe liri,
e bashkuar të rrojë përherë
e vetme një Shqipëri,
tek atëherë do të na i plotësojë
dëshirat tona e dashura Perëndi.
Autor : Ilmi Tahiri
Më : 17 .01 . 2016 . Podujevë
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni Fans të Faqes Medvegja REDAKSIA
