23 Vjetori i Referendumit, 1-2 mars 1992 i tham jo Serbis me 98.4 %

Referendumi 1 e 2 marsit 1992_01

Me rastin e 23 vjetorit të mbajtjes së referendumit ku  më 1 e 2 mars 1992 nga ne banorët e Komunave  të Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës për Autonomi Territoriale-Politike dhe me të drejtë bashkangjitje me Kosovën amë

.

Këto tri Komuna janë  territor i banuar me popullatë shumicë shqiptare i shkëputur padrejtësisht nga trungu i Kosovës historike , u nda dhe u aneksua nga  Serbia . Pra , para  23 vite kur për dy ditë rreshtë  të vitit 1992, ne populli shqiptar i Komunave të Medvegjës , Bujanocit  dhe Preshevës  shpalli këtë krahinë si Autonome , duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve të tri komunave të cekura më lartë me të drejtë bashkimi me Kosovën .

Ky organizimi  ishte një akt sublim , vullnet i shprehur ku u zgjodhë edhe Kryetari  i Kuvendit  .  Referendumi u mbajtë nënë kushte tejet të rënda , lirisht mundë të shprehemi nënë një gjendje të jashtëzakonshme , ku pati shumë qytetarë shqiptarë që u morën në biseda informative . Pati edhe të maltretuar psiçikish dhe fizikisht por edhe disa dhjetra persona të arrestuar nga ai pushtet i atëhershëm , ku nga ajo kohë vetëm bartësit e pushtetit u ndrruan e asesi në kuptimin pozitivë në të mirë të neve shqiptarëve . Përveq në tri komunat që u votua ju mundësua që edhe mërgata e këtyre tri komunave që ishin me punë të përkohshme jashta , të shprehin vullnetin dhe në mënyrën më plebishitare edhe në shumë shtete në Europë ku me një pjesëmarrje masovike prej 98,43% votuan që kjo Krahinë të përbëj dhe Kuvendin për Autonomi territoriale – politike me të drejtë bashkimi më Kosovën . 

Referendumi 1 e 2 marsit 1992_004

Të përkujtojmë që Referendumi i mbajtur  më 1 e 2 mars 1992, është një akt shumë domethënjës me vlera të larta edhe me aktet juridike ndërkombëtare edhe pse jo i pranuar por ishte i monitoruar nga të gjitha anët , ku u shkrua dhe u komentua mjaftë në këto anë të Ballkanit të trazuar . Deri në atë kohë edhe popujtë konstituivë të ngrehinës artificiale të quajtur Jugosllavi ende ishin me qëndrimin jo të prera , kurse ne shqiptarët në hapsira tona etnike mbajtëm Referendumin . Pra në këtë rast ne nuk mundë të krahasohemi as me Hungarezët në Vojvodinë e as me Boshnjakët në Sangjakë sepse kemi elemente që njiven dhe pranohen edhe me akte ndërkombëtare . Ne , shqiptarët  etnike e kuptuan me kohë edhe pse ende ngrehina artificiale e quajtur RSFJ-ja ishte jo ende e shpërbërë  që të bëjnë çmosë për ndryshie në aspektin e statutit të tyre të përcaktuar jo drejtësishtë që pastaj edhe për konsulidimin e përgjithshëm .  

nga e majta me plis Bafti Haliti, Hajvaz ABAZI ,B.Curri …. 1-2 mars 1992 Tupallë – Medvegjë

                   Çfarë  u  arritë  që  nga  ajo  kohë  e  deri  më  sot

Ende mungon liria e plotë e lëvizjes , mungon rregullimi me ligjë për përdorimin e simbolit tonë Komëtarë shqiptarë Flamurit . Ende mbetët për tu dëshiruar rritja e të punësuarve në administrata Komunale të tri Komunave si  në Gjykata , shëndetësi . Liria e lëvizjes mungon , ka shumë dro , frikë e psikozë për shkakë që në këtë Krahinë  kemi mbi 30 baza ushtarake me një arsenal të madhë armatimi të përqendruar krejtë afër kufirit me Kosovën . Policia Multietnike ende në numër të vogël në krahasim me numrin e popullatës dhe  nuk  kontrollon rajonin në bazë të marrëveshjes së Konçulit . Mungon një Universitet publik në gjuhën shqipe . Kërkesat gati se nuk kanë ndërruar që nga ajo kohë për ndërtimin e një Spitali të përgjthshëm Rajonal me seli në Preshevë apo Bujanoc  .  Mungon finalizimi dhe konkretizimi , vënja në jetë e rezultateve të Referendumit për një Autonomi Territoriale-Politike dhe me të drejtë bashkangjitje me Kosovën amë . Nuk duhet harruar për asnjë qastë që pas referendumit u bënë përpjekje të shumta që ne shqiptarët e kesaj Krahine  mos të pajtohemi me gjendjen e ton në shumë sfera , kur edhe organizuan dhe u bë lufta e armatosur nga përfaqësuesit më të mirë të popullit , pra UÇPMB-ja . Pas shumë betejave dhe luftërave heroike u arritë që ne shqiptarët të faktorizohemi  në nivelin më të lartë dhe të ulemi të tryezën e bisedimeve .

Votimi masiv dhe i guximshem 1-2 mars 1992 Tupallë - Medvegjë
Votimi masiv dhe i guximshem 1-2 mars 1992 Tupallë – Medvegjë

                  

             Marrëveshja e Konçulit ishte bisedim në mes të tri palëve :

 Faktorit Politikë dhe ushtarakë të shqiptarëve të tri komunave-Qeveria së Serbisë dhe  – Faktori Ndërkombëtarë për marrjen fundë të luftës së armatosur , demilitarizimin e këtij Rajoni me disa pika , kushte konkrete  lidhur me ndërprerjen e luftimeve . Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Konçulit  dolën në sheshë shumë çështje si shkatrrime që bëri shteti serbë për përzënjen , dëbimin dhe zhvendosjen e shumë lokaliteteve shqiptare si të infrastrukturës dhe të qindra shtëpive , të mijërave banorë të dëbuarë që lëshuan trojet  e veta  , si pasojë e luftës . Ku vetëm pas qershorit të vitit 1999 deri më 31 dhjetor 2002 vetëm në Komunën e Gjilanit të ardhur prej tri komunave  janë 11.783 banorë . Kategoria e të zhvendosurve  në veqanti nga Komuna e Medvegjës , Malësia e Bujanocit dhe Karadaku i Preshevës janë problemi shumë i mprehtë që asnjëherë qeveria Serbe nuk dashti as të ndëgjoi se le të intresohet dhe investoj për rikthimin e tyre në shtëpit dhe pronat e veta .

Deri më tash janë tri elemente , veprime që kanë peshë edhe me aktete më të larta ndërkombëtare që kjo Krahinë  po bënë përpjekje të vazhdueshme që të dallohet , të fomojë një identitet të vetin si me :

–   Referendumin e mbajtur më 1 e 2 mars 1992 , 

–   Me organizimin dhe formimin e UÇPMB-së , 

–   Marrëveshjen e Konçulit,

–   Seanca e përbashkëtë e të gjithë këshilltarëve Komunal të zgjedhurit e popullit miratuan një platformë të përbashkëtë politike .

 

A janë të mjaftueshme këto veprime në realizimin e aspiratave   dhe synimeve të popullatës shumicë

 

Duhet edhe më tej të vazhdohet por gjithmonë duke patur parasysh që tashmë Republika e Kosovës është ndihmesa më e madhe për gjetjen e zgjidhjes për krahun e vetë Lindorë . Duke llogaritur në politikën e jashtme ku tani   kemi edhe përfaqësi diplomatike nëpër  botë .  Kërkohet që edhe njëher të ri-konfimohet vullneti i popullit  pra të parashifet shqyrtimi serioz edhe për mbajtjen edhe të një Referendumi për autonomi Territoriale-Politike me të drejtë bashkangjitje me Kosovën amë .Çka është më e rëndësishmja popullata duhet të jetë prezente , pra fitorja më e madhe është nëse arrijmë ta ruajmë prezencën e faktorit njeri që është edhe përcaktues vendimtarë i territorit sipas ligjeve pozitive ndërkombëtare .Subjektet politike dhe njerëzit me ndikim , intelektualët të marrin pjesë  më shumë në jetën politike e publike ku së bashku me grupet e interesit për të pasur një qëndrim , unitet , harmonizim dhe koordinim në realizimin e kërkesa para qeverisë serbe dhe faktorit Ndërkombëtarë e jo si deri më tash të ndarë e jo unikë .

 

A – Tirana dhe Prishtina se bashku me ne vendasit të ndërtohet  koncenzusi për gjëra fundamentale  , 

B – Ri-konfimim i Referendumit së bashku me kërkesën që në këtë  Rajon të ketë  dhe

C – Mbykqyrje të përheshme të forcave civile dhe të Sigurisë Ndërkombëtare .

 

Këto duhet të jenë tri shtyllat e të ardhmes për këtë krahinë shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë admnistrimin e serbisë . Shumë pakë bëhet në shenimin e ksaj date historike ,  në evakuimin e ksaj ngjarje në forma të ndryshme si përkujtimin përmesë mbajtjesë të ndonjë akademije por edhe manifestime të ndryshme . Nga ne varet e tëra sa ne jemi të përkushtuar në objektivat tona , në realizimin e plebishitit të popullit . Edhe më tej të plotësohet me elemente të kohës që po jetojmë , për tu bërë realitet Referendumi i ksaj krahine për Autonomi Territoriale – Politike dhe me të drejtë bashkangjtje me Kosovën amë .   

 Për Redaksin Medvegja ,shkruan Refik HASANI, 24 . Shkurt  2015 

Na Ndiqni në FACEBOOK

Bëhuni Fans të Faqes Medvegja REDAKSIA  

 

Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi, mos blej produkte serbe, Blej shqip Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë, Medvegja tani në drejtimin e duhur, S F I R C A Historiku - nga erdhëm ku jetuam, 17 Qershor 1999 - Dita e çlirimit e Komunës së Vushtrrisë ,Faton Hamiti , Medvegja Diskriminimi,Beteja e kosoves 1389 ,Perandoria Osmane 1389 , Turqia 1389,Idriz ajeti feston ditelindjen ,Halim Hyseni, - GJYKATA SPECIALE PRODUKT I FABRIKIMEVE TË SIGURIMIT SHTETËROR SERB,- Shqiptarët duhet t'i thonë jo Gjykatës Speciale,,Kisha e Xhamia, PLATFORMA POLITIKE, Per komb e per Atdhe, leshohet pe,Ibrahim EGRIU, Nazmi Hajredini,Maki Makfire CANOLLI Maqedonci, Ajet DULI,Sadri Ramabaja,Adem Shehu ,Shehi, Muhaxherët,Vushtrria, dita e deshmorëve,pshdk , LDK, PDK , AAK, PD,LS,VV, tahir veliu,shqiperi etnike, presheva , ovl uçpmb , Ovl UçK, Tetovë, shkup, lufta 1998 -1999,Nato,

Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi, mos blej produkte serbe, Blej shqip Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë, Medvegja tani në drejtimin e duhur, S F I R C A Historiku - nga erdhëm ku jetuam, 17 Qershor 1999 - Dita e çlirimit e Komunës së Vushtrrisë ,Faton Hamiti , Medvegja Diskriminimi,Beteja e kosoves 1389 ,Perandoria Osmane 1389 , Turqia 1389,Idriz ajeti feston ditelindjen ,Halim Hyseni, - GJYKATA SPECIALE PRODUKT I FABRIKIMEVE TË SIGURIMIT SHTETËROR SERB,- Shqiptarët duhet t'i thonë jo Gjykatës Speciale,,Kisha e Xhamia, PLATFORMA POLITIKE, Per komb e per Atdhe, leshohet pe,Ibrahim EGRIU, Nazmi Hajredini,Maki Makfire CANOLLI Maqedonci, Ajet DULI,Sadri Ramabaja,Adem Shehu ,Shehi, Muhaxherët,Vushtrria, dita e deshmorëve,pshdk , LDK, PDK , AAK, PD,LS,VV, tahir veliu,shqiperi etnike, presheva , ovl uçpmb , Ovl UçK, Tetovë, shkup, lufta 1998 -1999,Nato,

 Për tu njohur me autorin e shkrimit

klikoni këtu:

 Biografia e autorit

Share

IDENTITETI IM

dani003

Nga librat të nxora
me shumë vështirësi,
me dritë e pa dritë,
në të ftohtat qeli.

Herë në dritë të qiririt,
që vajtueshëm ndriçonte,
tek shkrihej për ty,
e pa u ankuar lotonte.

Nga librat të nxora,
germë për germë
e fjalë për fjalë,
pa u stepur e pa u ndalë.

Për ty asnjëherë s’u lodha,
gjersa në dritë të solla,
kur më thante dimri me acar,
as kur piqej kafja në zall.

Të mos më qesin tani hi syve,
ca të pabesë e trushpëlarë,
ca servile e lecka të shitura,
e ca djaj të përdalë.

Mos ma merrni dritën e syrit,
mos më prekni ku dhemb më shumë ,
mos ma shani të shenjtën gjuhë,
se prap gjaku derdhet lumë…

Ramadan Emini, 06.01.2015

Share

KUR MIRËSIA HUMBË MIRËSINË !

promovimi 002

Vite të tëra është punuar e organizuar nga bashkëvendësit tonë që punojnë në Zvicër, me një Shoqatë Humanitare,e cila u organizua nga mërgimtaret shqiptar në Zvicër.
Kjo shoqatë punoi, e ndihmoi para luftës,gjatë luftës dhe pas luftës, siç duhet të punoi e kontribuoi një Shoqate Humanitare. Në periudhën e tyre 30 vjeçare me punën e tyre që nga formimi e deri në kohen e fundit ,kanë lëvdate që të gjithë. Nga ata bashkëvendës që formuan Shoqatën e deri tek çdo vendas që kontribuoi sa do pak për ta zbutë mjerimin dhe skamjen në Medvegjë , dhe aty ku kishte nevojë ndihme. Edhe ne të mbeturit nën mëshirën dhe shpresën që të jetojmë me mirë,mburreshim me një Shoqatë Humanitare.
Kohërat ishin të vështira,t`mundimit e t` rrezikshme,sidomos gjatë luftës.
Atdhetarët human medvegjas e të viseve tjera,ishin aktiv aty ku duhej të ndihmohej. Nuk kishte dallim kush , dhe nga kush behej organizimi,vendimet ishin njëzëri.
Me kontributin e Shoqatës Humanitare të Zvicrës është në dijuni çdo vendas medvegjas, pa marrë parasysh ku jeton e punon. Shumë kohëra të kaluara vajtën ashtu siç i ka hije dhe nder një shqiptari të ndihmoi kur është në pyetje
Atdheu. U organizuan koncerte humanitare ,tubime e përkujtime dëshmoresh. U benë në vendlindje takime me të mbeturit në Medvegje. Ne Troje dhe tek Livadhi i Halilit, dhe në shumë qytete për të ngritë zërin për gjendjen që sot është vendlindja Medvegja.
Kryesia e shoqatës me anëtaret e tyre, tregoi një angazhim permanent për ta zbutë skamërinë në vendlindje. Ne jemi mirënjohës edhe nga të gjithë ata vëllezër shqiptar jo medvegjas që ndihmuan e po ndihmojnë edhe sot për gjendjen e mjeruar që ka mbet Medvegja.
Mirësia e të gjithëve ,pa pas mundësi ti cekim me emër e mbiemër, janë për ne shpëtim i kohës.
Kryesia e shoqatës bashkë me anëtaret e sajë duke menduar se mundi i tyre nuk po dëgjohet,nuk po shihet ,e nuk po flitet,mori një hap jo të mirë ,jo me vend ,jo me kohë.
Fjala është për librin “Monografinë e Shoqatës Humanitare në Zvicër”. Mu këtu plasi sherri në mes vendasve medvegjas. Ata që vendosën të botojnë këtë libër-monografi nuk bënë llogarinë e duhur para së të botohej. Me daljen në publik të kësaj monografie , plasi edhe përçarja e medvegjasëve në Diasporë.
Mjerisht kjo sot po ndodhë edhe tek ne që nuk jemi pjesë e asaj monografie turpërohemi me komentet e vendasve që këmbejnë në mes veti. Edhe ne pasi që lexojmë komente të ndryshme nga bashkëvendësit kuptuam se është bërë një gabim me shtypjen e kësaj monografie. Unë e kam lexua disa herë këtë monografi. Të them të drejtën asgjë e re ,të gjitha ato mirësi dhe individ i kam ditë edhe më herët dhe kemi pas respekt ndaj disa prej tyre, por kam vërejtur:! Duke i njohur nga fillimi i formimit të asaj Shoqate, disa vendas aktiv,themelues të parë ne atë kohe, unë jam befasuar pse ? Ku janë ata që edhe sot punojnë, e nuk u përfshinë në këtë monografi !?
Sot del që Humanizmi merë kaheje tjetër,mjerisht kyçet thellë në politikë pa kurrfarë arsye e interesi. Ata mendojnë se nëse ndihmojnë diçka ne vendlindje kanë edhe ndikim në politikën që është duke u udhëhequr në K.K të Medvegjes. Kjo mjerisht është e gabuar,se edha aty është bërë një përçarje në ata pak delegat të mbetur shqiptar, e që përfaqësojnë popullin shqiptar në Medvegjë. Ku sipas meje simptoma vjen nga kjo shoqatë. Populli thotë !: “kush paguan muzikën e udhëheqë vallen”.Kjo mjerisht po ndodhe sot.

Ua kujtoi vitin e kaluar kur ishte në vizitë Ministri I Diasporës z Ibrahim Makolli,u shpall qytetar nderi ! a e dini ju zotëri te kryesisë kush mund te shpallë qytetar nderi ?,mos keni gabuar çka jeni, dhe çka keni ne platformën e juaj të Shoqatës.
-Po ashtu dolët publikisht me një deklarate kundër Shqipërisë Natyrale,që u fillua nga Koço Danaj.
-Po çka është për tu habitur keni premtua qe do ti dhuroni 200.000 evro për qeverinë e Kosovës dhe Shqipërisë. Për se ? kujt ti beni nderin? Thaqit ! i cili asnjëherë nuk pati guximin që ndërkombëtarisht ta ngritë zërin e Kosovës Lindore për gjendjen si është tani !
– Kjo është ajo kur humbet humaniteti e kalon ne diçka tjetër. Ju z. të nderuar, sa di unë dhe tërë Medvegja, deri tani s’keni ndërtuar asnjë shtëpi për kthim në vendlindje,kurse për kundër Shoqatës Humanitare tuaj në Zvicër,kemi edhe një vendas që punon e jeton në Austri,e i cili po ashtu merret me Humanizëm : E kam fjalën për Dul Krasniqin me Fondin Humanitar për Kosovën Lindore,i cili investoi në vend të duhur dhe ndërtoi shtëpi atyre që mbeten pa kulm mbi koke në Medvegje: p.sh Shtëpinë e Adem Rames dhe disa tjera .

Të gjitha këto gabime,mosmarrëveshje,fërkime e injorime të disa njerëzve kontribuues të mëhershëm dhe sot në Shoqatë, gabimet nuk kane të ndalur po ende po vazhdon .
Në tërë Botën promovimi i një libri shkencor apo çdo libri që shkruhet bëhet një herë në je vend të caktuar ,kurse këta zot nga Shoqata janë duke promovuar këtë libër monografi ,apo një album familjar siç unë e quaj thuaj se në të gjitha shtetet e Ballkanit, aty ku gjejnë mundësinë, vend e pa vend, po gjeten kohe dhe financa e morën rrugën deri në Amerikë,që edhe atje t`ju tregohet shqiptarëve për mirësinë e tyre të shprehur në atë monografi.
Kjo është e tepërt . Shumë kamë frikë se mos po i bije në dorë edhe bashkëvendësit tonë Xhem Xhemës dhe Dr Ramadan Xhemës. E të dalin qesharak para tyre,duke ditur se vetëm vëllezërit Xhema kanë ndihmuar me shumë më shumë se e tërë shoqata e që do të promovohet kjo monografi në Amerikë. Kjo mënyrë prezantimi,thyen ata që kontribuuan me herët,andaj këtu përçarja thyhet për së dyti në mes vëllezërve tanë medvegjas. Kjo përçarje është e tepërt edhe për ne lexuesin , edhe për ata që dikur u ndihmuan. Për fat të keq kjo monografi u bë si të jetë një libër i nxjerr me qellim,që shtinë përçarje në mes popullit.
Medvegjasëve të mbetur jashtë kësaj monografie që kontribuon gjatë gjitha kohërave, ata që nuk komentojnë e heshtin ,po edhe ata që nuk heshtin e shkruajnë ,ruajeni nderin dhe dinjitetin tuaj , sepse mirësia nuk tregohet në monografi të tilla ,po ato i dinë populli , i dimë edhe ne që e përcjellim çdo hap gjendjen në Vendlindje. Vetëm kështu tregohet mirësia ,e jo me reklamë e promovime të tepruara. Të tillët vetëm mund të jenë përçarës dhe humbës të asaj që ata vet kontribuon dhe kontribuojnë edhe sot.
E krejt në fund nëse monografia ka harrua me qellim , apo pa qellim dike
All-llahu nuk harron kurrë çdo mirësi, të çdo njeriu veç e veç që behet.

Shaban Abazi Kazakistan. 24.02.2015.

 

Share

Poezia e javës UNË

Poezia UNË 003

UNË

Një ditë

E hapa dritaren

Në dhomën time

Hyri një erë freskie

Ishte ditë pranvere marsi

Rrezet e diellit i humbën retë

Në kopshtin tim bari e filloi ngjyrën

Ishte ngjyrë gjelbërimi dhe lulebore

I vetmuar në dhome time nuk kisha miq

Të shoh bukuritë që solli natyra me pranverën

E dija mirë që kjo ditë do të më presë s’kisha frikë

Më herët kisha mbetur i vetmuar, pa shoqëri e të afërm

Çdo lëvizje ime ishte  në vetmi, isha kalitur nga vetmia

Rinia ime ishte e tillë: Kisha shokë, shoqe, miq,  komshinj

Kisha të gjitha të mirat që i dëshiroja gjithmonë në jetën  time

Vetmia që sot më ka zënë nuk është  dëshirë që unë zgjodha  sot

Ma imponoi koha, lufta dhe njerëz të cilët na sollën në këtë  gjendje

Vështirë qenka të marrësh një rrugë pa dashje, sidomos atë të mërgimit

Më duket dielli që sot bie në dritaren time nuk është njëjtë sikur në Kosovë

Rrezet, nxehtësia dhe drita është e njëjtë, mirëpo nuk e ndjej ngrohtësinë e tij

Pranvera me gjelbërim e lule më dukej se vononte, kështu sot e ndiente shpirti im

Nganjëherë më dukej që stinët e vitit më kanë harruar, nuk ndieja ngrohtësinë time

Kurbeti m’i humbi të gjitha: gjuhën, kulturën, mirësinë, bujarinë, dashurinë e gjumin

U bëra një skllav pune, pa ditur asnjëherë të them JO, i mësuar si  një  qen i    mirë

Puna ma kaliti trupin, por ma zbrazi trurin, nuk kisha guximin ta përdor  kokën

Ishte një kohë boshe dhe e pakuptimtë, mendimi im nuk kishte vlerë   aspak

Çdo ditë koka ime zbrazej, kurse mendoja që duhet punë dhe vetëm   punë

  Edhe orenditë në banesën time nuk i lëvizja pa u konsultuar, pa më lejuar

Koha kalon çdo ditë, mendoj se ndoshta do të bëhet mirë në Kosovë

Të kthehem në vendlindje, në punën time ku dikur më larguan

Ta kthej mirësinë, bujarinë, krenarinë time që e kisha dikur

Të punoj, të jem i lumtur me punën time që do ta kryej

Nga kjo dritare sot ku jam të   mos vuaj në kurbet

Pranverën e diellin që sot i gjej vetëm në Atdhe

Në vendin tim, në oborrin e shtëpisë sime

Të flas gjuhen e nënës sime, shqipen

Të jem i lumtur çdoherë me jetën.

Të pres çdo stinë viti atje

Të krenohem që jam

Unë vetëm

Unë.

                                                                                                                 Shaban ABAZI

Share

Në Gjilan do të duhej të mbanin takimin e përbashkët Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës Shkruan

mbledhja qeverit 002Me shkasë : Me rastin e paralajmërimit për mbajtjen e një mbledhje të përbashkët të Qeverisë së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës ,

në Gjilan do të duhej të mbanin takimin e përbashkët Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës Shkruan : Refik HASANI

Anamorava ka një rëndësi tejet të posaqme , pasi dallohet me disa karakteristika që e dallojn nga Rajonet tjera si një trekëndësh kufitarë . Në radhë të parë përmesë Gjilanit më afër lidhen për Detin Adriatik Shqiptarë Komunat si : Medvegja , Bujanoci , Presheva , Kumanova e Likova . * * * Gjilani si një trekëndësh ka mbetur Rajoni më i pa zhvilluar dhe më i prapambeturi në shumë fusha e drejtime prandaj mbledhje e paralajmëruar e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës është interes i përgjithshëm publik që të mbahet në Gjilani si qendër Rajonit të Anamoravës .

Gjilani kufizohet me krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë dhe Kumanovën e Likovën e Maqedonisë . Gjilani ka rëndësi dhe domethënje që të mbahen edhe takime të Komisioneve Pralamentare edhe të dy Parlamenteve . Takimi i këtij rangu dhe niveli qendror të Shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës do të jepte mesazh të mbështetjes morale për Medvegjë,Preshevë dhe Bujanoc por edhe të njoftoj , alarmoj dhe sensibilizoj opinionin mbi diskriminimin e tyre .

Po ashtu në këtë takim të caktohet një pikë e rendit të punës së dy Qeveriv mbi shikimin e mundësive se në cilat fusha , të ndihmohet Anamorave që të ket komunikim më të lehtë me Medvegjë , Preshevë dhe Bujanoc dhe Kumanovë e Likovë dhë që do të duhej që të : Miratojn një deklaratë të përbashkët të dy qeverive lidhur me qëndrimin ndaj diskrimimit në Medvegjë , Preshevë dhe Bujanoc dhe një Komision mikst për shqiptarët jashta kufijve administrativë të Kosovës dhe Shqipërisë të vizitohen të gjitha lokalitetet dhe vendbanimet e banuara me shumicë shqiptare . Të dy qeveritë mendojm që përfundimisht : – Të ndajn mjete dhe të krijojn një fondë të përhershëm për nxitjen e Komunikimin , bashkëpunimit ndërkufitarë dhe stimulimin zhvillimor për zonat dhe vendbanimet kufitare të këtij trekëndëshi kufitarë .

Dy Parlamentet dhe Qeveritë kan obligim moral , institucional dhe Kombëtarë që më në fundë të fillon një qasje e re , e mirëfilltë , reale, të gjithë bartësit e institucioneve të dy shteteve të bashkërendojn qëndrimet zyrtare , të harmonozojn që të përafrohen dhe Tirana e Prishtina zyrtare dhe t’i kushtojn vëmendje këtij trekëndëshi kufitar . * * * Prandaj është interes i të gjithë neve që legjislatura e pestë e Parlamentit të Kosovës të mbahen takime në Gjilan , si takim të kabinetit të Qeveritarë të Kosovës së bashku me ate të Shqipërisë . * * * Kurse mbajtja e një takimi të përbashkët të Qeverisë së Maqedonisë ku ti bashkangjitet edhe kabineti Qeveritar i Kosovës që do të duhej të mbahej në trekëndëshin kufitar në Kumanovë që ka një simbolikë pasi është në një trekëndësh kufitar Kumanovë-Preshevë-Gjilan .

Takimet të dy Qeverive shqiptare duhet të vazhdohen si të rregullta , kurse dy Parlamentet të caktojn nga një pikë të rendit të punës dhe të diskutojn dhe propozojm që të dy Parlamentet Nacionale të themelojn një Komision Parlamentar mikst për shqiptarët jashta kufijve Admnistrativë të Kosovës dhe Shqipërisë . Krijimi i një fondi dhe ndarja e mjeteve të rregullta vjetore do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale veçmas për popullatën shumicë shqiptarë në Medvegjë , Preshevë dhe Bujanoc . Në të gjitha këto bashkëpunime ndërkufitare të nivelit Komunal dhe atyre ndërshtetëror përfitues më të mdhenjë do të jemi ne Shqiptarët .

shkruan për Medvegja REDAKSIA , Mcs Refik HASANI

23 Shkurt 2015

Share

Heroi i Gjallë ,Ramadan Çilku 92 vjeqar jeton në San-Peterburg

Ramadan çiliku 001“O ! Atdhe sa më larg që je,

   aq me afër mua më ke”.

RAMADAN ÇILKU

            (1924)

Nënkolonel ,Ramadan Çilku është i lindur në Dibër të Madhe ,me 5 janar 1924. Katër klasë të shkollës fillore i kreu në gjuhën serbo-kroate. Me 1939 largohet në Itali dhe pas një viti kthehet në Tiranë ku mëson për marangoz. Me 1941,në Dibër punoi si përkthyes në gjuhën italiane dhe i trojeve tona të okupuara. Që atëherë kyçet ne Batallonin vullnetar të Dibrës dhe më pas në Brigadën e katërt shqiptare ,nën komandën e Nexhat Qemal Agollit . dhe Xhafer Kodrës.Ka luftuar në shumë beteja të përgjakshme,duke filluar nga Struga E Veleshta,Kërçovë e Dibër <Rekë, Gostivar,Shkup,Kumanovë,Preshevë e Bujanovce,Medvegj,Kamenicë ,e Sfirce,Vranje,Gjilan,Srem,Zagreb e deri ne Bihaç>

Ai,jo vetëm që ka qenë i plagosur nga granata,por atë e ka përfshi edhe sëmundja e kolerës,ndaj,disa ditë është shëruar në një kishe tek Zagrebi. Me 13 janar 1945, se bashku me Lirie Balishoven marrin pjesë në Kongresin e Dytë të Rinisë së ish Jugosllavisë,mbajtur në Beograd. Rreth përshtypjes nga ai Kongres ai deklaroi:

–         Aty, në atë Konferencë kuptova se ne shqiptaret,që luftuam deri në Srem e Kroaci,për çlirimin dhe bashkimin e trojeve tona etnike ishim të zhgënjyer.

–          Me urdhrin e Shtabit Suprem të asaj kohe,në dhjetor të vitit 1945, në atë të ftohtë e acar,me braktisen,në qytetin Ribinski,në qendër të Rusisë.

–         Me 1946 vazhdon studimet në Fakultetin e Jerosllavles.

–         Mandej,transferohet në qytetin Poroskov-Ukraine.

–         Me 1948-prishja e mardhënjeve Rusi -Jugosllavi dhe mbyllja e rrugëve për rikthim në vendlindje mbetet në San-Peterburg.

–         Me 1950 merre gradën Toger e më vonë gradohet Nënkolonel.
Me 1951,krijon familje,martohet  dhe i lindin dy fëmijë- djali Edipi dhe vajza- Jana.

–         Nga viti 1971 ,me familje jeton në San –Peterburg. Po në ketë vit pensionohet nga armata Sovjetike me gradën Nënkolonel. Pas pensionimit për të mbijetuar punon ixh i elektronikes si konstruktor ne Institutin e Shkencave “Elektrosilla”

 

   Kultivues i kulturës shqiptare nder shqiptaret e Ukrainës.

 

 Ramadan Çiliku edhe pas daljes në pension,ai në forme permanente vepron në disa sfera:

  1. Si piktor,ka bërë shumë punime me piktura goblen,në San- Peterburg ka hapur ekspozitën e tij.
  2. Mbledhës i folklorit.-Ka mbledhur shumë aforizma,anekdota. kash e lashë dhe,me 2014 është botua libri i tij i parë në Diber.
  3. Zbulues i fshatrave me shqiptar,Odes me rrethine të Ukraines.
  4. Themelues i ansamblit të Femrave Shqiptare “LULET”dhe,
  5. Themelues i korit të veteranëve.

 

  Për herë të parë kthehet në vendlindje me 1971. Siç thotë Ramadan Çilku rruga mu zgjat me vite deri sa mërina në Dibrën time që shumë e dua. Aty më takuan të gjithë fshatarët me lule dhe këngë. Me kujtohet se nuk besoja që u ktheva ne oborrin e shtëpisë time ,ku jetonte vëllai im Ymeri tani i ndjere. Nuk munda të hapë gojën e të flasë rreth padrejtësive që na u bë nga UDB-ja ku na ndiqen gjithmonë dhe s`na lanë asnjëherë të bashkohemi me njeri tjetrin.

Sot në bisedë me bacën Ramadan 92 vjeçar, i kujton të gjitha nga jeta e tij. Mua më së shumti më interesoi Lufta e Gjilanit,Kapise dhe e Velegllaves e vitit 1943. Ai tregon në detale. Me 1942  te Gjilani ishte një lum “Morava” ,duke kaluar mbi te nuk kishte urë,por ishte një dru i shtrirë mbi lumin aty edhe duhej të kaloja lumin. Ishte ditë vjeshte ,bënte nja acar duke kaluar drurin unë rrëshqita dhe rashë në ujë,nuk e lëshova automatikun nga dora,më shpëtuan shokët ,por mora ftohje të thellë siç thotë ai “zapalenje plluqa”. Kallje të mushkërive. Diku në Sfirce me një shtëpi mora ndihme e parë, me shpëtuan me qumshtë dele te nxehte. Po ashtu e kujton luftën e kufirit tek Kapia e Sfirces që kishin hase me çetniket e Vrapce e Maroces.

Sot jeton ne San-Peterburg është i etshëm te bisedoi me çdo njeri që flet shqip dhe në detale shpjegon të gjithë ato që i përjetoi dikur.

Për sakrificat dhe kontributin e bacës Ramadan dhe për vitet e tije të 92-ta ,duhet të mburremi edhe ne që sot jeton dhe ende kontribuon për Kombin.

Ramadan çiliku 003

 

E mbylli këtë monografi me rreshtat të shkruara nga Ramadan Çilku;

 

“O ! Atdhe sa me larg që je,

   aq më afër mua më ke”.

Ku do që rron Shqiptari i vërtetë,

Rron në frymën e mëmëdhesë.

 

Për Medvegja REDAKSIA shkruan Shaban Abazi ,Kazakistan 20.02.2015.

1415421_10201771033797091_3056363354260321198_o

Share

KU ËSHTË VARRI I ALEKSANDRIT TË MADH?

ku eshte varri i aleksandrit te madh_002

Varri i Aleksandrit të Madh gjendet sot në zemër të Aleksandrisë së Egjiptit- Varri apo katakombi i zbuluar është në regjionin e Komel el Dika, në zemër të Aleksandrisë, gjashtëdhjetë metra nga xhamia e Nebih Danielit, ku sipas besimit tradicional arap gjendet varri i udhëheqësit të madh ushtarak. Varri thuhet se kishte qenë i mbyllur dhe i fshehur gjatë shekullit 3 dhe 4 të erës së re, gjatë ndërrimit të religjionit në Perandorinë Romake është mbrojtur nga shkatërrimi.

Mbishkrimi në mauzole, në pjesën më të madhe është në gjuhën e vjetër greke dhe egjiptase, kuptohet se ai i kushtohet mbretit mbi mbretërit pushtuesit të botës, Aleksandërit të III-të.

Aty është gjetur sargofagu nga kristali i dëmtuar me siguri në trazirat e Aleksandrisë të vitit 270, të erës së re, dhe 37 eshtrat për të cilat besohet se i përkasin burrit të moshës madhore. Në rrjedhë të sipërme janë edhe analizat e vjetërsisë së eshtrave, si dhe provat të cilat duhen të dëshmojnë, athua ato i takojnë mbretit maqedonas?

Profesori dhe arkeologu polak Viktor L. Adams thotë se: “Aleksandri i Madh kishte vdekur imediatisht pas shëtitjes së tij me lundër, nëpër kënetat në zonat e lumit Eufrat” .

Lundra e tij ishte ndarë nga të tjerat dhe se tri ditë dhe tri netë kishte bredhur nëpër degët e lumit.

Burimet historiografike flasin se karroca luksoze me sarkofagun e florinjtë në të cilin ishte vendosur trupi i balsamosur i mbretit në vend që të arrij në Ajgu, kishte arritur në Memfis dhe tek më vonë kishte arritur në Aleksandri, ku Ptolemeu e kishte ndërtuar dy mauzole. Ku më vonë mbretëresha Kleopatra trupin e Aleksandërit të Madh e kishte vendosur në sarkofag prej qelqi, ndërsa sarkofagun e florinjtë e kishte shkrirë dhe përdorë në qëndresën e saj ndaj Romakëve, thotë prof. Viktor L. Adams.varri 001

Vend zbulimi arkeologjik Kom el Dika

Duke i besuar këtij profesori të shquar polak, se ekziston besimi i plotë se varri i Aleksandërit Maqedonas, më të vërtetë gjendet në Kështjellën e Aleksandrisë i kishte zhgënjyer “maqedono-mëdhenjët” të cilët kanë qenë të bindur se “mbreti i tyre” është varrosur diku në territorin e Maqedonisë së sotme.

Këtë tezë me vite të tëra e kishte ripërsëritur ish-drejtori i Institutit për mbrojtjen e monumenteve kulturore, Pasko Kuzman i cili me vite do të lavdërohej se ishte në tragë (gjurmë) se ku është varrosur udhëheqësi i madh ushtarak, Aleksadri i Maqedonisë Antike.

Gënjeshtrat dhe shpresat në mesin e “maqedono-mëdhenjëve” se strategu ushtarak i antikitetit prehet në territorin e vendit të tyre e kishin nxitur edhe hulumtuesin kroat Domogaj Nikoliqin. Ai në dhjetor të vitit të kaluar (2013, v.a.) kishte deklaruar se varri i Aleksandërit të Tretë, gjendet në lokalitetin Bila Zora, afër qytetit maqedonas Sveti Nikollë. Gjer tek ky përfundim kishte ardhur në bazë të fotografisë satelitore të kodrës ku gjendet shenja e geoglifit të stërlashtë antik për të cilin D. Nikoliqi beson se tregon varrezën mbretërore.

 

 

varri 002
Mauzolei i zbulusr është në zemër të Aleksandrisë-Egjipt

 Shpresat e “maqedono-mëdhenjëve” tash për tash kanë ra në ujë. Sepse varri i Aleksandrit III-të, nga Meqedonia Antike për herë të fundit zihet në gojë në burimet e shekullit të IV (katërt), të erës së re.

Në fund thuhet se: “Zbulimet e arkeologut polak kanë bazë të veçantë që të janë reale. Lajmi që e ka përshkue botën për fat të keqë ende, nuk ka shpjegime nga ekspertët adekuat gjer më tani. Duhet pritur hulumtimin e provave arkeologo-laboratorike të sarkofagut të zbuluar me skeletin e mbetjeve mortore të dëshmohet apo të mohohet autenticiteti i zbulimit arkeologjikë”[1] . thotë Prof. Viktor L. Adams

Lucia Nadin, Studiues Italian, zbulim arkivor. Tekst-Testament i Aleksandërit të Madh, e që në shqip thotë:

Privilegium Alexandri Magni Macedonis Ex Greco Originali Tradukum”

“Unë Aleksandëri, biri i Filipit Mbretit të Maqedonasve, mishërim i Monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, bir i Zeusit të madh, bashkëbisedues i Brahmanëve dhe i Pemëve, i Diellit dhe i Hënës, Triumfues mbi Mbretërinë e Persëve e të Medëve, Zot i Botës prej ku lind dhe deri ku perëndon Dielli, nga veriu në jug, PINJOLL I FARËS SË SHQUAR TË POPUJVE ILIRIK TË DALMACISË, LIBURNISË DHE POPUJVE TË TJERË TË TË NJEJTËS GJUHË QË POPULLOJNË DANUBIN DHE ZONËN QENDRORE TË THRAKISË, u sjellë dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mia dhe të gjithë atyre që do të më ndjekin në sundimin e botës. Duke qenë se ju gjithmonë më jeni treguar të besës dhe të fortë e të pa thyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap e u dorëzoj juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën prej Akuilonit e deri në skaj të Italisë së jugut. Askush tjetër veç jush, të mos guxojë të vendoset e të qëndroj në ato vende, dhe po u gjend ndonjë i huaj, ai do të mund qëndroj vetëm si skllavi juaj, dhe pasardhësit e tyre do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.

U shkrua në kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të Nilit në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitarë të këtij akti janë Atleti, logotheti (qatipi) im, dhe njëmbëdhjetë princ të tjerë, të cilët unë po i emëroj si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës”.

  1. Të nderuar lexues Aleksandri i Madh apo (Leka i Madh) nuk ka të bëjë azgjë me sllavo maqedonasit e sotëm dhe se maqedhonasit e antikitetit kur edhe kishte jetuar Leka i Madh jami ne shqiptarët e sotëm që jetojmë në Iliridë në trojet tona etnike shqiptare. Ndërsa këta të vetëquajturit maqedonas të sodit janë pjellë sllavo-serbe nga Karpatet dhe Uralet e Rusisë.Reshat AVDIU                                                                                                     Shkruan për Medvegja REDAKSIA                                       Shkurt, Preshevë 2015.

 

 

 

 

 

Autori është ish i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve” për Kosovën Lindore me seli në Preshevë.

[1]Viktor L. Adams, Mauzolej u Egiptu o Aleksadar Treći Makedonski, Arkeologija Kom el Dika.

 

 

Share

Kur një botim fillon me falsifikim nga vet TITULLI

Kur një botim fillon me falsifikim nga vet TITULLI,siq është rasti me (ashtu të quajtur) Monografinë:SHOQATA HUMANITARE « MEDVEGJA » 30 VJET NË SHËRBIM TË KOMBIT.
Është paksa « Fenomen » që të gjitha fjalët që janë në kët TITULL të jen të PAVËRTETA.
 
Fillojmë me rradhë:- Shoqata Humanitare « MEDVEGJA » është nga viti 2008,kurse emni i parë ka qenë SHPH-nga komuna e Medvegjës « NËNA TEREZË »  e më vonë SHOQATA E PAVARUR HUMANITARE NGA MEDVEGJA ( SHPH) DERI ME 2008.
-« 30 VJET NË SHËRBIM TË KOMBIT »  që i bie nga viti 1983 dhe shhni në dokumentin P02_F01 se asnji nga ta në atë kohë skanë qenë fare në Zvicër,kurse nga të rinjtë,një pjesë e tre as që kanë qenë të lindur.

P02_F01
Dokumenti nr.P02_F01

 

Dhe tani këto GËNJESHTRA duhet kamuflua pa zgjedhur mjete dhe duke angazhuar expert të kësaj lamije një Dr dhe një Mr ( autorët e këtij botimi ).

P02_F02
Dokumenti nr.P02_F02

 

Para jush gjindet faqja 37 dokumenti nr.P02_F02 e kësaj RRENOGRAFIJE, dhe mundë të lexoni se Shoqata u themelua « diku » në MARS të vitit 1983( për ta arsyetuar rrenën 30 vjet…)pra nuk ka datë e sakt,nuk ka vendë,nuk ka numër të pjesmarrsve,nuk ka asnjë emën si ata që organizuan,poashtu i atyre që u ngarkuan për ta udhëhequr për SHTAT vitet e ardhshme (pra deri me 1990), nuk ka asnjë aktivitet konkret,asnjë ngjarje,asnjë takim,….dhe në fundë na vjen ABSURDI që për shtat vite të një veprimtarie të organizuar dhe në shërbim të Kombit,nuk paskan pasur mundësi të takohen as edhe një here dhe për kët shkak e njejta Shoqatë themelohet për herë të dytë,pra me 27 Qershor 1990,në realitet është THEMELIMI i vërtet dhe i vetmi.

P02_F03
Dokumenti nr.P02_F03

 

Në faqen e po të njejtit botim shkruan Dokumenti nr.P02_F03,se si iniciativë i ka 30 vjet,por tani gjindet një « RAST » tjetër,kuptohet edhe njerzë tjerë që paskan THEMELUA po të njejtën Shoqatë dhe ate me 1987,pasi janë mbledhur ndihma për një rast vdekje (Rrahman Salihu) që as ska qen rasti i par as i fundit që janë mbledhur ndihma për raste të tilla,por mbetet enigmë PSE BASH KY RAST po mundohet të paraqitet si THEMELIMI i Shoqatës , që fare nuk qëndron me asgjë .

P02_F04
P02_F04

 

Pse gjithë këto gënjeshtra dhe falsifikime vetëm e vetëm për ti ikur të VËRTETËS dhe dokumentit që e kanë në arkiv,por nuk kanë dashur ta sqarojnë dhe ta bajnë të (lexueshëm) njohur për lexuesit,pasi këtu shifet se asnjë që e paraqesin vehten si THEMELUES të Shoqatës nuk kanë qenë prezent as në sallë dhe ate për një periodë as antar të shoqatës. 
 
 
Dhe më poshtë do ti paraqesim dokumente dhe dëshmi që tregojnë gjithë të VËRTETËN  rreth Veprimtarisë së Organizuar që merr formë me 1988 dhe është « Bërthama » e gjitha aktiviteteve të më vonshme.

P02_F05
Dokumenti nr.P02_F05

 

 

P02_F06
Dokumenti nr.P02_F06

 

 

P02_F07
Dokumenti nr.P02_F07

 

 

P02_F08
Dokumenti nr.P02_F08

 

P02_F09.1
Dokumenti nr.P02_F09.1

 

P02_F09.2
Dokumenti nr.P02_F09.2

 

 

 

P02_F10
Dokumenti nr.P02_F10

 

Share

VARRET QË FLASIN – Në ditën e PAVARËSISË

Varret qe flasin fb

 

VARRET QË FLASIN – Në ditën e PAVARËSISË


…U ndamë tek Molla e Kuqe
At dimër me acar
Gjurmët e gjakut i ndiqnim

Qfar paradoksi


E ne nuk ishim gjahtarë
Kërkonim shpëtimin
Jo bishën për ta vrarë.

…U ndamë në Manastir
Pasi i mbollëm shkronjat
Dhe duartê shtrënguam

Qfar paradoksi


Shkronjat mbinë larg arës ku u mboll fara
Shtëpia mbeti simbol, muze
Rreth e përqark saj
Nuk flitet më shqip, nuk quhet atdhe.

…U ndamë në Prevezë
Nëpër tymin e zi
Qe nuk dilte nga oxhaqet

Qfar paradoksi


Në vend që të shuanim flakët
Që përpinin shtëpitë
Kërkonim shtegun
Pêr të mos rënë në pritë.

U ndamë në Tivar
At natë me krisma
Me bedene të rrethuar

Qfar paradoksi


Na ftuan për të luftuar
E armët na i morën,

 

…E deti u trazua at natë
Agimi i përlotur lindi
Zogjët ndalën këngën
Nga gjaku, nga trishtimi.

…Na ndanë një ditë
Nê qafë të Prushit, të Morinës, të Thanës
Kokën nga trupi na e ndanë

Qfar paradoksi.

 

…Kur të gjithë vdekjen na e pritën
Ndodhi ringjallja
Dhe në këmbë u ngritëm

 

…………………………………


Dhe një ditë ndodhi bashkimi
në mes të Kosovës
Në zemër të Dardanisë

Qfar mrekullie


Të gjithë në një vend
Në ditën e PAVARSISE

 

 

Ali Hajdini , Francë shkurt 2008

autori është antar i familjes të herojve kombetar Zenel & Hashim HAJDINI nga Tupalla e Medvegjes

 

Share

EDHE SA KEMI MBETUR

emigrimi 001

Migrimi ilegal i cili është një proces që në gjithë botën njihet si një proces i jashtëzakonshëm , por që tashmë në Kosovë është shndrruarë më shumë se i zakonshëm , i arsyeshëm , i domosdoshëm e deri tek pashmangshmëria e këtij procesi .
Ky pasqyrim dhe numri aq i lartë i banorëve te Kosovës , e që tashmë mund të themi se ka arritur numrin e migranëtëve Kosovarë rezulton të jetë kulminantë , dhe i gjithë ky evolucion po reflekton interpretimin dhe pyetjen në gjithë territorin dhe tek qytetarët e mbetur në Kosovë ;

shkruan per Medvegja REDAKSIA,Bashkim SADIKU

Share