Për Akademik Idriz Ajetin në 100 vjetorin e lindjes


Për Akademik Idriz Ajetin në 100 vjetorin e lindjes ASHAK organizoi Konferencë jubilare shkencore

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës organizoj Konferencë jubilare shekncore për Idriz Ajetin në 100 vjetorin e lindjes.
Me këtë rast për jetën dhe veprën e akademik Idriz Ajetit folën studiues e gjuhëtarë shqiptarë nga Kosova e më gjërë.
Akademik Idriz Ajeti këtë vit mbush 100 vjet dhe ai është ende në i fortë dhe në këmbë të veta. Akademiku Idriz Ajeti mori pjesë në këtë konferencë shkencore.


BIOGRAFIA E AKADEMIK IDRIZ AJETIT

Idriz Ajeti lindi në fshatin Tupallë të Komunës së Medvegjës më 26 qershor të vitit 1917, është shkrimtar dhe akademik shqiptar.
Shkollën fillore e mbaroi në Banjën e Sijarinës më 1930, të mesmen e kreu në Shkup më 1938. Po atë vit u regjistrua në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Zagrebit – në Degën e romanistikës. Studimet i mbaroi pas luftës, në vitin 1949 në Fakultetin e Filozofisë të Beogradit. Që atëherë e deri në vitin 1953, me cilësi profesori të gjuhës shqipe, punoi në Gjimnazin e Prishtinës. Nga viti 1953deri në vitin 1960, me cilësi lektori, jepte mësim në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Beogradit. Në vitin 1958 mbrojti disertacionin e doktoratës me temën: Zhvillimi historik i së folmes gege të shqiptarëve të Zarës së Dalmacisë. Që nga viti 1960, njëherë docent, pastaj profesor inordinar dhe nga viti 1968 profesor ordinar, jep mësim në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit të Filozofisë të Prishtinës. Iu dhanë disa shpërblime e dekorata, ndër të cilat edhe Shpërblimi i 7 korrikut dhe ai i KAÇKJ. Presidenti Ibrahim Rugova e dekoroi me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit, ndërsa me rastin e 90-vjetorit të lindjes, Presidenti Fatmir Sejdiu e dekoroi me Çmimin Presidencial për Studiues. Hetimi i dialekteve nga pikëpamja diakronike, pastaj trajtimi i dokumenteve të moçme gjuhësore të shkruara me alfabetin arabo-turk dhe më në fund studimi i marrëdhënieve të shojshoqme shqiptare-serbe – janë troje të interesimit shkencor të Idriz Ajetit. Merret edhe me çështje të gjuhës së sotme shqipe. Qe iniciator i shumë konsultave dhe bashkëmarrëveshjeve gjuhësore ku u kërkuan shtigje të reja për njësimin e gjuhës shqipe dhe të drejtshkrimit të saj. Hartoi tekste shkollore për nxënës të shkollave të mesme dhe për studentë të Degës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Me nismën e tij, pas hapjes së Fakultetit të Prishtinës (1960), u nxor revista shkencore Gjurmime albanologjike (1962) e më 1974 u organizua Seminari i Kulturës Shqiptare për albanologë të huaj. Gjatë vitit 1969–1971ishte drejtor i Institutit Albanologjik, më 1971-73 ishte dekan i Fakultetit Filozofik, në vitet 1973–75rektor i Universitetit të Prishtinës. Pas zgjedhjeve paralele të vitit 1998 për Kuvendin e Republikës së Kosovës, zgjidhet kryetar i parë i tij nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në vitet 1979–1981 dhe 1996–1999 ishte kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Në vitin 1997, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës i ka botuar veprën e plotë në pesë vëllime.

Akademia e Shqipërisë e nderon Idriz Ajetin me çmimin e karrierës

Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së akademikut, Idriz Ajetit, në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës sot është mbajtur një konferencë jubilare, ku u vlerësua roli i tij si krijues i madh i politikave arsimore e shkencore të Kosovës, të institucioneve të arsimit dhe si një dijetar me kontribut e ide origjinale themelore.
Në këtë konferencë jubilare morën pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Myzafer Korkuti, ambasadori i Shqipërisë, Qemail Minxhozi, rektori i Universitetit të Prishtinës, Marian Demaj, albanologë të huaj, profesorë dhe studiues të gjuhës shqiptare dhe akademikë tjerë.
Kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Hivzi Islami tha se profesor Idriz Ajeti simbolizon një epokë të albanologjisë.
Sipas tij, emri dhe vepra i tij do të jetojë për aq kohë sa do të jetojë edhe gjuhësia shqiptare dhe shkencat albanologjike.
“Profesor Idrizi Ajeti ka një rrugë të ngjeshur jetësore, shkencore dhe intelektuale. Jetoi, veproi dhe krijoi, thënë kushtimisht, në tri regjime, si tri epoka, në të cilat kombi dhe kultura shqiptare përjetuan zhvillime dramatike: ngritje dhe rënie, prosperitet dhe ngufatje. Ai e përjetoi rrugëtimin e rëndë të Kosovës dhe të shkencave albanologjike në gjithë kompleksitetin e tyre, duke qenë edhe dëshmitar edhe pjesëmarrës, me të gjitha ballafaqimet…. Brezat, pa mëdyshje, do të jenë mirënjohës për trashëgiminë e tij në fushën e dijeve albanologjike dhe në afirmimin e rezultateve të tyre jashtë kufijve kombëtarë e ballkanikë. Vepra e tij shkencore në gjuhësi pa dyshim do të mbetet burim i pashmangshëm reference. Profesor Idriz Ajeti simbolizon një epokë të albanologjisë, prandaj emri dhe vepra i tij do të rrojnë sa kohë të rrojnë gjuhësia shqiptare dhe shkencat albanologjike”, tha Islami.
Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Myzafer Korkuti, e nderoi profesorin Idriz Ajeti me një diplomë për shkrim shkencor kombëtar për vitin 2016.
Sipas tij, ky çmim i është dedikuar profesorit Ajeti për veprimtarinë e gjatë dhe të frytshme akademike e universitare për një periudhe shtatë dekadëshe në shkencat albanologjike.“Idriz Ajeti, dijetari me kontribut dhe vepër origjinale themelore në gjuhësi dhe personalitet me ndikim në historinë e mendimit shqiptar, një figurë e shquar e shkencës albanolgjike. Dy akademitë tona e nderojnë dhe e lartësojnë figurën e profesorit Idriz Ajeti, me mbajtjen e kësaj konference jubilare ndërkombëtare, ku natyrisht do të referojnë sfiduesit, njohësit më të mirë të veprës së profesorit. Po në raste të tilla, në përvjetorësh të mëdha ka edhe vlerësime të tjera dhe Akademia e Shkencës së Shqipërisë, ka organizuar për herë të parë dhënien e çmimeve shkencore kombëtare, për kontribute në fushat e shkencave albanologjike, dhe juria e këtij çmimin, nderon akademik Idriz Ajeti me çmimin e karrierës, i cili jepet për herë të parë nga akademia e jonë”, tha Korkuti.
Kurse, rektori Marjan Demaj, tha se Universiteti i Prishtinës e cilëson profesor Idrizin si një xhevahir të tij.
“Me emrin e tij lidhen një varg procesesh që janë zhvilluar pas luftës së dytë në Kosovë, procese këto të cilat i sigurojnë profesor Idrizit vend meritor në formimin dhe zhvillimin e institucioneve arsimore dhe shkencore. Emri i tij është skalitur në opusin e shkencës, dhe arsimit jo vetëm në Kosovë. Shumë institucione shkencore e arsimore lidhen me emrin e tij, nder to i pashmangshëm dhe pritar është edhe Universitetit i Prishtinës”, tha Demaj.
Drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi e cilësoi figurën e profesor Ajetit, si një themelues dhe ndikues në krijimin e institucioneve me interes shkencor e kombëtar të vendit.“Emri i tij është figurë themelore e studimeve albanologjike në Kosovë. Por, edhe themelimin e një vargu të institucioneve me interes shkencor e kombëtar, sikurse janë Instituti Albanologjik, Universiteti i Prishtinës, Akademia e Shkencës dhe Arteve të Kosovës, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën dhe Letërsisë Shqiptare”, tha Matoshi.
Ndërsa, ambasadori Qemail Minxhozi tha se nuk ishte thjeshtë themelues i institucioneve arsimore të përmendura në konferencë, por ai i thelloi idetë e tija në zhvillimin e këtyre institucioneve tepër të rëndësishme të Kosovës.

Rama uron Akedemikun Idriz Ajeti në 100 vjetorin e lindjes
Tiranë – Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër urimi akademikut nga Kosova, Idriz Ajetitit, i cili sot mbush 100 vite jetë.
Në letrën e kreut të qeverisë shqiptare drejtuar akademikut Ajeti, Rama e vlerëson lartë për kontributin e paçmuar që ai ka dhënë në studimet për gjuhën shqipe.
“Nëpërmjet studimeve tuaja, shqipja shfaqet jo vetën si nje organizerm i gjalle dhe aspak një ldlorne e mumifikuar, perqjurnur ne shekuj dhe ringjallur si per mrekulli, por edhe si nje instrument rnarredhenlesh njerezore me fqinjet sllave, me te cllet pervec nje fondi letrar dhe folklorik shpesh te nqjashem, deshira e mad he per paqe, zhvillim, integrim dhe drejtësi te vene ne vend, na jep dore per te dialoguar dhe bashkepunuar ne vertetesi’, thekson Rama.
Më tej, Rama thotë se gjithkush që eshte i ndergjegjshern per trashegimine e tij, duhet të ndodhet si një nxenes i perjetshern perballe nje pune kolosale.

Isa Mustafa: Idriz Ajeti bën pjesë në plejadën e personaliteteve të mëdha akademike

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook e ka renditur akademik Idriz Ajeti, në plejadën e personaliteteve të shquara të vendit, duke shënuar 100 shekull jetë të akademikut.
“Shënuam sot 100 vjetorin e lindjes së Akademik Idriz Ajetit. Akademik Idriz Ajeti dha kontribut të shquar për gjuhën shqipe e studimet albanologjike, duke qenë njëkohësisht themelues i institucioneve arsimore dhe shkencore në Kosovë”, ka shkruar Mustafa.
“Idriz Ajeti bën pjesë në plejadën e personaliteteve të mëdha akademike të Kosovës, së bashku me Ibrahim Rugovën, Anton Çetën, Fehmi Aganin, Mark Krasniqin, e disa kolosë të tjerë të Kosovës, të cilët vunë themelet e shtetit të Kosovës”, ka shtuar më tej ai.
Mustafa ka thënë në fund se “Kosova krenohet me personalitetet e saj prijatare në epokën që solli Lirinë, Pavarësinë dhe Demokracinë në Kosovë”.

Hivzi Islami: Akademik Idriz Ajeti simbolizon një epokë të Albanologjisë

Akademik Hivzi ISLAMI

AKADEMIK IDRIZ AJETI SIMBOLIZON NJË EPOKË TË ALBANOLOGJISË

(NË 100-VJETORIN E LINDJES)

Të gjitha kohët e shkuara për shqiptarët ishin të rënda, ndërsa për intelektualët dhe krijuesit e tyre në gjithë hapësirën gjeoetnike edhe më të ndera. Por dijetarët dhe intelektualët tanë ishin njerëz të tjerë, të veçantë, kontributdhënës, të dinjitetshëm ndaj vetvetes dhe të tjerëve. I donim, i respektonim, mësonim nga veprat e tyre, i konsideronim model të njerëzve të ditur, sepse ishin vërtetë të mëdhenj, nder për kulturën
dhe kombin tonë.
Profesor Idriz Ajeti është njëri ndër ta, me një të veçantë fatlume për të dhe për ne që pati shëndet të plotë dhe jetë të gjatë, duke shkelur pikërisht sot, më 27 janar, në të njëqindat. Urime profesor dhe rrofshi sa malet!
Kur përmendet emri profesor, në mjedisin tonë akademik, kulturor e shoqëror të gjithë e dinë se bëhet fjalë për profesor Idriz Ajetin, sikur në Tiranë që dikur me emrin profesor njihej Profesor Eqrem Çabej. Historia e gjuhësisë, e shkencave albanologjike dhe e kulturës shqiptare nuk mund të merret me mend pa profesor Idriz Ajetin. Prof. Ajeti, me atë lagje të vogël, por të fortë intelektualësh, dijetarësh dhe patriotësh të
Kosovës, çfarë ishin Esad Mekuli, Mark Krasniqi, Ali Hadri, Anton Çetta, Gazmend Zajmi, Dervish Rozhaja, Fehmi Agani e shumë të tjerë, të mbështetur nga faktori politik kosovar i kohës, me punë, mund e sakrifica të mëdha, i ngritën institucionet arsimore e shkencore dhe i mbajtën gjallë veprimtaritë kulturore e shoqërore të Kosovës dhe qenien kombëtare, gjithnjë brenda synimit kolektiv për emancipim dhe përparim të kombit shqiptar.
Prof. Idrizi, si doktor i parë i shkencave në Kosovë dhe si intelektual i radhëve të para, kudo që gjendej dhe vepronte, impononte dhe pushtonte me butësinë, qetësinë, shembëllesën e mirësisë, optimizmin dhe pamjen prej intelektuali.
Profesor Idrizi Ajeti ka një rrugë të ngjeshur jetësore, shkencore dhe intelektuale. Jetoi, veproi dhe krijoi, thënë kushtimisht, në tri regjime, si tri epoka, në të cilat kombi dhe kultura shqiptare përjetuan zhvillime dramatike: ngritje dhe rënie, prosperitet dhe ngufatje. Ai e përjetoi rrugëtimin e rëndë të Kosovës dhe të shkencave albanologjike në gjithë kompleksitetin e tyre, duke qenë edhe dëshmitar edhe pjesëmarrës, me të gjitha
ballafaqimet. I lindur në Tupallë të Medvegjës para një shekulli, ndërsa i shkolluar në Shkup, Zagreb, Pisa, Padova dhe Beograd, i takon gjithë trungut gjeoetnik, gjithë kombit shqiptar dhe tërë kulturës së tij.
Nga fillimet e shkollimit të tij, në vitet e 30-ta e të 40-ta të shekullit 20, nga një gjendje e analfabetizmit kolektiv të shqiptarëve, me ndryshimet politike e shoqërore që do të pasojnë në Kosovë dhe rreth saj, prof. Idrizi do të gjendet në majat e institucioneve shkencore e kulturore të Kosovës. Ishte themeluesi dhe shefi i parë i Katedrës së
Albanologjisë, kryeredaktori i parë i revistave prestigjioze “Gjurmime albanologjike” dhe “Studime”, drejtor i Institutit Albanologjik, dekan i Fakultetit Filozofik, rektor i UPsë, kryetar i ASHAK, ideator kryesor i Seminarit për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare dhe drejtor i parë i tij, kryetar i parë i Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Kosovë, kryetar i Parlamentit të Republikës së Kosovës në vitet më të rënda
për Kosovën dhe shqiptarët, pjesëmarrës i Konferencës së Rambujesë. Për punën e tij shkencore- hulumtuese dhe publike mori shumë mirënjohje dhe dekorata, ndër to edhe “Nderi i Kombit”.
Me trashëgiminë që po na lë, profesor Idriz Ajeti po lë dhe gjurmë të pashlyeshme në jetën shkencore, kulturore, pedagogjike, kombëtare dhe shoqërore të shqiptarëve të Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi në gjysmën e dytë të shekullit XX dhe në fillim të këtij që po e jetojmë. Brezat, pa mëdyshje, do të jenë mirënjohës për trashëgiminë e tij në fushën e dijeve albanologjike dhe në afirmimin e rezultateve të tyre jashtë kufijve kombëtarë e ballkanikë. Vepra e tij shkencore në gjuhësi pa dyshim do të mbetet burim i pashmangshëm reference.
Profesor Idriz Ajeti simbolizon një epokë të albanologjisë, prandaj emri dhe vepra i tij do të rrojnë sa kohë.

Thaçi dekoron akademik Idriz Ajetin në 100 vjetorin e lindjes: Jeni Çabej i Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekoruar akademik Idriz Ajetin me Medaljen Presidenciale të Meritave.Këtë medalje, presidenti Thaçi ia ka ndarë akademik Idriz Ajetit në 100 vjetorin e lindjes për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës.
“Ju që këtë vit po mbushni një shekull, për mua jeni Çabej i Kosovës në fushën e studimeve albanologjike”, ka thënë presidenti Thaçi.
“Ju falënderoj për këtë nderim që po ma bëni”, u shpreh akademik Idriz Ajeti.
Me veprimtarinë e tij, akademik Idriz Ajeti ka kontribuar shumë edhe në forcimin e identitetit tonë kulturor.

Një shekull jetë dhe punë shkencore të akademik Idriz Ajetit
Nga Gjekë Gjonaj

Të premten e kaluar akademik Idriz Ajeti nga Medvegja ka mbushur 100 vjet. Një shekull jetë. Kështu e desht fati. Kështu, jam i sigurt, se e deshtën dhe e duan jo vetëm më të afërmit e tij, nxënësit dhe studentët e tij të dikurshëm, por edhe kolegët e tij dhe të gjithë ata që e njohin ose ata të cilët e njohën ose kanë lexuar e dëgjuar për profesorin e nderuar. Me shëndetin që gëzon shpresojmë dhe besojmë thellë se do t’ia kalojë me disa vjet edhe shekullit.
Atë ditë bota shkencore shqiptare e shënoi në Prishtinë përvejtorin e madh të lindjes së këtij doajeni, gjuhëtari, albanologu dhe profesori të gjuhës shqipe dhe njërit nga ndërtuesit e institucioneve shkencore në Kosovë. Këtë privilegj të jetëgjatësisë e ka pak kush. Njerëzit e rrallë të shkencës dhe të kulturës jo vetëm shqiptare, por edhe botërore. Ai mbetet një fenomen i rrallë i dijes shqiptare.
Në njëqind vjetorin e lindjes së tij Ajeti tha :“Nuk kam zgjedhur unë ta kem një shekull mbi supet e mia dhe as që e kam menduar se natyra e Zoti do të më japin këtë jetëgjatësi dhe njëkohësisht forcën që të shoh e përjetoj gjithë zhvillimin tonë si shoqëri e si shtet. Kam ardhur nga një fshat shqiptar përtej kufirit të sotëm të Kosovës, sikur shumë të rinj të tjerë, të gatshëm e të etur për të ndryshuar rrjedhat e shoqërisë. Por unë kam ardhur me idenë për të gjetur copëzat e shpërndara të gjuhës shqipe dhe për t’i bërë bashkë ato – në një mendje dhe një shpirt“
Nga kjo ndërmarrje e rëndësishme e dashurisë për gjuhën, respektivisht nga puna shkencore albanologjike profesor Ajeti nuk po ndahet, por po e vazhdon punën e tij në fushën e gjuhësisë. Ky njeri shekullor ka bërë një shekull punë për shkencën albanologjike. Kolegët e tij e quajtën Lis i Madh i kohës sonë. Ndër lisat e lartë të kulturës dhe të fisnikërisë shqiptare. Njeri që ka shkrirë trurin dhe mendjen e tij vetën për të mirën e kulturës dhe gjuhës amtare shqipe. I papërsëritshëm në jetën shkencore. Një dijetar dhe studjues i thellë i dijeve të Albanologjisë. Profesor me dinjitet të rrallë. Njeri e dijetar me plot kuptimin e fjalës. Personalitet i rrallë i jetës shkencore kulturore. Një emër i veçantë i institucionit të albanologjisë. Ndër emrat më të shquar të shkencës albnanologjike, i cili dha një kontribut shumë të madh gjuhës së unisuar letrare. Emri i tij është i pandarë nga zhvillimi i arsimit dhe i shkencës në Kosovë. Në themelimin e Universitetit të Prishtinës dhe të Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës roli dhe ndihmesa shkencore e organizative e Idriz Ajetit janë të pazëvendësueshm.Ai si rrallëkush u ka vënë shpatullat dhe gjoksin burrërisht punëve të mëdha për çështjen kombëtare, për kulturën shqiptare e për gjuhën shqipe.
Veprimtaria shkencore e akademik Idriz Ajetit është e pasur dhe e nduarduarshme. Ajo përmban më vete një korpus të gjerë studimesh: sa nga dialektologjia aktuale e historike, po aq edhe nga historia e gjuhës së shkruar, sa nga morfologjia historike e shqipes dhe problemet e diskutueshme të saj, po aq edhe nga historia e leksikut, sa nga interferencat e dyanshme gjuhësore shqiptaro-sllavojugore, po aq edhe nga onomastika mesjetare, sa nga normimi i shqipes, po aq edhe nga çështjet e kulturës së gjuhës etj.
Drejtoi për 20 vjet në katedrën e gjuhës e të letërsisë shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës që nga themelimi i saj më 1960. Si rektor i Universitetit të Prishtinës themeloi më 1974 Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili zhvillohet për vit në muajin gusht. Seminari i Prishtinës u bë shpejt një vatër joshëse për formimin e albanologëve të rinj nga e gjithë bota dhe qendër takimesh shkencore ndërkombëtare.
Veprimtaria dhe puna e tij shkencore kolosale që ka bërë e po bën është vlerësuar nga studiuesit si udhërrëfyes për emancipimin dhe përpjekjet e shqiptarëve, në ish-Jugollavi për të drejtat e qytetarëve, e sidomos për identitetin kulturor e kombëtar të tyre.
Studiuesit Shaban Demiraj, Emil Lafe, Et’hem Lika, Gjovalin Shkurtaj, Rami Memushaj, Begzad Baliu, përveçse e quajnë akademik Ajetin bard i studimeve albanologjike, e cilësojnë atë trashëgimtari i albanologjisë historike, i cili i takon brezit më të arrirë të shekullit të XX-të.
Profesor Ajeti poashtu është vlerësuar si një ndër veprimtarët më të mëdhenj në përparimin e identitetit kulturor e kombëtar të shqiptarëve në ish-Jugosllavi dhe njëkohësisht edhe ndërtues i institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë. Për punën e tij në fushën e shkencës është nderuar disa herë nga presidentët e Kosovës dhe ai i Shqipërisë. Ndërkaq, nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë, Ajeti u nderua me çmimin e karrierës.
Unë i gëzohem punës dhe jetës të këtij njohësi të thellë të gjuhësisë shqiptare dhe këtij njeriu të madh të shkencës dhe të dijes në përgjithësi. Nderim dhe respekt profesor! Urime dhe rrofshi sa malet Akademiku ynë, Nderi ynë!

GJUHA, JETËGJATËSIA E KOMBIT – Ese
Rrustem Geci – Dortmund,

Janar, 2017
“Shqiptarët janë krijuesit dhe bartësit e një prej gjuhëve themelore të njerëzimit. Gjuha jonë vazhdon ta ketë vendin e saj të paluajtshëm midis dhjetë gjuhëve më kryesore të botës”
(Ismail Kadare).

Me 31 dhjetor të vitit të kaluar, doli nga shtypi libri me disa studime, bibliografinë, disa dokumente – që nga Mbretëria shqiptare dhe mendime të filologëve tanë dhe të huaj për kolosin e shkencave albanologjike dhe ballkanologjike, Idriz Ajetin, me titull “Rrapi shekullor – Akadmeik Idriz Ajeti“, nga bashkautorët: Prof. dr. Bahtijar Kryeziu dhe Prof. dr. Begzad Baliu. Në këtë libër me mbi 300 faqe, shpaloset një pjesë e jetës dhe e veprimtarisë studimore dhe shkencore e Profesor Ajetit. Veprimtaria shkencore gati 80 vjeçare e Profesor Idriz Ajetit, është e begatë, e nduarduarshme dhe e thellë shkencërisht. Ai me studimet e tij madhore lirisht mund të quhet: Nder i gjuhës, Nder i artit, Nder i kombit. Në të gjitha betejat për gjuhën, po edhe për letërsinë shqipe, profesor Ajeti ishte i palëkundur. Ai, jo rrallë shprehej: “Gjuha shqipe është harta e kombit tonë“. Në udhën e gjuhës së nënës, shqiptarët duhet të punojnë, i thoshte një mikut të tij, mjek dhe albanalog. Profesor Idriz Ajeti nuk i trembej betejave me nacionalistët serbë, malazezë, maqedonas apo të një soji tjetër. Veprimtaria studimore dhe shkencore e profesor Ajetit, është e gjerë, e thellë në thellësi dhe në kohë.
Idriz Ajeti u lind në fshatin Tupallë të komunës së Medvegjës, është thënë më 26 qershor të vitit 1917, porse, sipas të dhënave të gjetura, del te ketë lindur më 27 janar 1917, dite ne të cilën, siç kemi disa informacione, do te shënohet si ngjarje e veçantë edhe nga ASHAK-u.Ajeti shkencëtar – akademik shqiptar.

Idriz Ajeti shkollën fillore e kreu në Banjë të Sijarinës në vitin 1930, ndërsa të mesmen – medresenë në Shkup, në vitin 1938. Profesor Ajeti ishte largpamës në lexim të kohës së tij. Ai në vitin 1938 regjistrohet në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Zagrebit – Dega e romanistikës. Për shkak të rrethanave të luftës, Profesor Ajeti diplomohet (pas lufte), në vitin 1949, në Fakultetin e Filozofisë në Beograd. Pas mbarimit të studimeve, nga viti 1949 – 1953, Profesor Idriz Ajeti emërohet profesor i gjuhës shqipe në Gjimnazin e Prishtinës. Ndërsa midis viteve 1953 dhe 1960, në cilësinë e lektorit, mban ligjërata në Degën e Albanologjisë në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Beogradit. Interesimet e Profesor Ajetit për studime më të thella në gjuhën shqipe nuk përfundojnë me aq. Arushani i Shkencave Albanologjike, Prof Idriz Ajetin, siç e cilëson albanologu i shquar, akademik Gjovalin Shkurtaj, në recensionin e tij për librin “Rrapi shekullor – Akademik Idriz Ajeti“, për të konstatuar se Pprofesor Ajeti mbetet i veçantë në studimet gjuhësore. Ai veprimtarinë për gjuhën dhe gjuhësinë shqiptare e bëri me shumë pasion. Në vitin 1958 mbrojti disertacionin e doktoratës me temën: “Istorijski razvitak gegijskog govora Arbanasa kod Zadra” (“Zhvillimi historik i së folmes gege te shqiptarët e Zarës) në Dalmaci. Libri “Rrapi shekullor – Akademik Idriz Ajeti“, sipas bashkautorëve: Profesor Bahtijar Kryeziut dhe Profesor Begzad Baliu, ndriçon edhe më tej në mënyrë të natyrshme figurën më madhore të kombit, krahas Çabejit, S. Rizë, A. Budës dhe Sh. Demirajt. Njëshekullori Idriz Ajeti mbetet ikonë e albanologjisë, jo vetëm ndër shqiptarët e Kosovës, por në mbarë shqiptarinë.

Mosha dhe aftësia krijuese e shkencore, profesor Ajetit i lejon të bëjë karrierë. Në vitin 1960, profesori zgjidhet docent, më pastaj profesor inordinar dhe nga viti 1968 profesor ordinar dhe e gjejmë të mbajë mësim në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filozofisë të Prishtinës. Në punën e tij shumëvjeçare, kontributi i Profesor Idriz Ajetit është, përveç shkencor, është edhe atdhetar. Për veprën e tij madhore Prof. dr. Idriz Ajeti u nderua me disa shpërblime dhe dekorata. Presidenti Ibrahim Rugova atë e dekoroi me ‘Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit”, ndërsa me rastin e 90-vjetorit të lindjes, Presidenti Fatmir Sejdiu e dekoroi me “Çmimin Presidencial për Studiues”.

Libri i bashkauroëve Kryeziu – Baliu “Rrapi shekullor – Akademik Idriz Ajeti“ shpalos para opinionit shkencor dhe letrar, veprën madhore të Arushanit – Idriz Ajeti, gjuhën si jetëgjatësi të kombit.

Profesor Ajeti shquhet për studime të dialekteve nga pikëpamja diakronike e sinkronik, për trajtim të dokumenteve të moçme gjuhësore të shkruara me alfabetin arabo-turk dhe për studimin në marrëdhënie të “shojshoqme” shqiptare-serbe. Profesor Idriz Ajeti, qe iniciator i shumë konsultave dhe bashkëmarrëveshjeve gjuhësore ku u kërkuan shtigje të reja për njësimin e gjuhës shqipe dhe të drejtshkrimit të saj. Hartoi tekste shkollore për nxënës të shkollave të mesme dhe për studentë të Degës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Me nismën e tij, pas hapjes së Fakultetit të Prishtinës (1960), u nxor revista shkencore “Gjurmime albanologjike” (1962), e më 1974 u organizua Seminari i Kulturës Shqiptare për albanologë të huaj. Gjatë vitit 1969-1971 ishte drejtor i Institutit Albanologjik, më 1971-‘73 ishte dekan i Fakultetit Filozofik, ndërkaq në vitet 1973-75 rektor i Universitetit të Prishtinës. Pas zgjedhjeve paralele të vitit 1998 për Kuvendin e Republikës së Kosovës, zgjidhet kryetar i parë i tij nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në vitet 1979-1981 dhe 1996-1999 ishte kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Në vitin 1997, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës i ka botuar veprën e plotë në pesë vëllime.

Për profesor Idriz Ajetin kanë shkruar studiues vendorë e të huaj (Rexhep Qosja, Jup Kastrati, Rexhep Ismaili, Besim Bokshi, Shaban Demiraj, Kolec Topalli, Emil Lafe, Gjovalin Shkurtaj, Seit Mansaku, Mehmet Halimi, Murat Blaku, Shefkije Islamaj, Bahtijar Kryeziu, Ragip Mulaku, Qemal Murati, Begzad Baliu etj.) dhe studiues të huaj (Vaclac Cimohovski, Ivan Popoviq, Milan Budimir, Henrik Bariq, Glisha Elezoviq etj.) dhe falë punës së tij, në të gjitha rastet vlerësimet për të janë identifikuar me arritjet më të larta në fushë të albanologjisë, ballkanistikës dhe marrëdhënieve shqiptaro-sllave. Mesazhet e tij, intervistat, studimet, vëllimet shkencore dhe monografitë albanologjike, dekada me radhë janë bërë objekt vlerësimi e diskutimi në konferenca shkencore dhe në përmbledhje studimesh.

Në Recensionin e librit “Rrapi shekullor – Akademkik Idriz Ajeti“, akademik Gjovalin Shkurtaj, shkruan: “Edhe pak javë, bota shkencore dhe dashamirësit e gjuhës shqipe e të gjuhësisë shqiptare, do të kenë rastin të kremtojnë 100-vjetorin e ditëlindjes së Idriz Ajetit, akademikut tashmë mitik, harushanit të studimeve albanologjike në Kosovë, figurë e dalluar dhe e nderuar e studiuesit të përkushtuar e prodhimtar, të quajtur me të drejtë si Klasiku i fundit i gjuhësisë shqiptare. Në pritje të këtij jubileu të bukur, së bashku me tubën e luleve dhe me urimet për ditëlindjen, dy ish-studentë të Tij, prof. Bahtijar Kryeziu e prof. Begzad Baliu, do t’i dhurojnë prof. Idrizit dhe botës shkencore albanologjike librin e tyre “Rrapi shekullor – Akademik Idriz Ajeti”, një vepër nderimi me titullin kuptimplotë, ideuar dhe hartuar në prag të 100-vjetorit të Tij. Libri i “Rrapi shekullor – Akademik Idriz Ajeti”, duke qenë se shkruhet pikërisht në kohën kur ai e ka mbyllur ciklin e vet krijues, u jep studiuesve një pamje shumë të plotë dhe, ndoshta, shteruese të krejt veprimtarisë së realizuar nga prof. Idriz Ajeti në jetën e tij fatlumturisht edhe të gjatë prej plot një shekulli.

Libri është shkruar me dashuri e nderim meritor për Idriz Ajetin, sikundër e thonë bukur në libër autorët: Kryeziu e Baliu. “Në historinë gati shekullore të punës së tij prej mësimdhënësi, profesor Ajeti mund të quhet Mentori i albanologëve dhe albanologjisë përgjithësisht”. Bashkohem plotësisht më këtë vlerësim të qëlluar e kuptimplotë të autorëve, duke shtuar se, për vlerat dhe rëndësinë e madhe që kanë pasur e kanë studimet e akademikut Idriz Ajeti, edhe unë, ndonëse nuk kam qenë student i tij, kam përfituar aq shumë dhe u jam referuar shumë shpesh ndihmesave të tij në lëmin e dialektologjisë, të onomastikes dhe të kulturës së gjuhës, saqë, në një farë mënyre, do ta quaja veten, në mos nxënës, së paku, një ithtar modest të tij .

Në mbyllje, do të thosha shkurt: “Rrapi shekullor…” është një libër me shumë vlerë, duke shtuar me gjithë zemër edhe urimin: Pastë jetë e shëndet edhe më tej profesori ynë i nderuar që t’i shijojë miradijen e mirënjohjen që i blatojnë në mënyrë meritore ish-studentët e ithtarët e tij të mirë: prof. dr. Bahtijar Kryeziu dhe prof. dr. Begzad Baliu, duke ia rreshtuar, pohuar e vlerësuar krejt ndihmesat e tij të vyera për gjuhësinë shqiptare dhe për albanologjinë. Përgëzime të dy autorëve dhe urime për pleqëri të bardhë Klasikut tonë të madh të albanologjisë, akademikut Idriz Ajeti, përfundon vlerësimin e tij, akademik Gjovalin Shkurtaj. Po e mbylli këtë ese me një mendim të Njëshekullorit, Ajeti; Gjuha është pasqyra më e qartë e kombit dhe kulturës. Kulturimi gjuhësor e shkrimor i gjuhës është i ngadaltë, dhe jo aq i lehtë. Edhe në gjuhë ka ferrishte që duhen pastruar. Ky do ishte mesazhi im për studiuesit e ri, shprehet, Rrapi shekullor – Akademik Idriz Ajeti.

Profesor Idriz Ajeti – një institucion i albanologjisë…

Nga Tefik Selimi

“Në korpusin e madh të historisë së albanologjisë, Profesor Idriz Ajeti është i rëndësishëm për mënyrën se si ai në albanologji është identifikuar me jetën dhe veprën e tij: themelues i institucioneve albanologjike, bartës i qenësisë së tyre në situatat më të vështira politike; autor, projektues dhe drejtues i projekteve më të rëndësishme shkencore; kërkues, sintetizues dhe vlerësues i arritjeve më të larta në fushë të albanologjisë. Në këtë mënyrë, ai ka vazhduar ta ndërtojë institucionin e albanologjisë duke u bërë albanologjia vetë”, është shprehur, dr. Begzad Baliu, studjues i letërsisë shqiptare.

Shqiptarët nuk janë pa personalitete të mëdha të kombit. Nga ky popull, me histori të lashtë, kanë dalë shumë personalitete të mëdha, të cilat, sot, janë krenaria e atdheut dhe e kombit. Ky popull nuk është pa shkrimtarë, gjuhëtarë, poetë, artistë, dramaturgë, historianë, profesorë, doktorë shkencash, këngëtarë, arkitektë, piktorë e mendimtarë tjerë të fushave të shumta të dijes. Secili popull ka përse të krenohet me “dijetarët” e tij, por edhe populli shqiptar krenohet me personalitetet apo figurat e mëdha që i ka. Këto figura të mëdha të popullit shqiptar e hijeshojnë kombin tonë. E bëjnë të jemi edhe me të tjerët të ecur përpara. Duke i pasur këto figura të mëdha, s’ka se si mos të jemi në hap me kulturat e vendeve tjera të përparuara të botës. Pse jo? Edhe populli shqiptar është krenar me shkrimtarin e parë të letërsisë sonë, Gjon Buzukun, me veprën e tij “Meshari” i vitit 1555. Por, është krenar edhe me heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin – Skënderbeun. Por, gjithësesi, populli ynë është krenar me ideologun e parë të vuarjes së themelit të shtetit Shqiptar, Ismail Qemailin. Por, s’duhet lënë anash edhe arkitektin e pavarësisë së Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën. Po këtyre krenarive kombëtare shqiptare i shtohen edhe figurat tjera të shquara të kombit, si janë: Hasan Prishtina, Isa Boletini, Idriz Seferi; mandej, figura e shquara të fushave dijeve të jetës, si: Idriz Ajeti, albanologu i shquar i gjuhësisë dhe i kulturës së gjuhës; Ismail Karadare, shkrimtar kulmor i letërsisë shqipe, por edhe shumë të tjerë, të cilët, si një, kanë hyrë në panteonin e rrallë të historisë sonë.

Pra, shqiptarët duhet të jenë krenarë edhe me luftën e drejtë që kanë bërë tash e njëqind vjet më parë në krjimin e shtetit Shqiptar, më 1912. Pse jo? E para, prej të parës, me rrugën e kombit “Ibrahim Rugova”, trojet shqiptare po bashkohen si një; e dyta, me daljen në dritë të Abetares gjithë shqiptare. Është për ta shënuar edhe 40-vjetorit të Drejtshrimit të gjuhës shqipe, ku shqiptarët po flasin me një gjuhë, me një standard, proces ky që po e afron kombin në mes vete kudo që po jeton. Pra, ky popull nuk është pa histori, pa identitet kombëtar, pa gjuhë e pa figura të mëdha të kombit. Kësaj here, në këtë shënim, mu në përvjetorin e 95-të të lindjes, e veçuam figurën e madhe të dijes albanologjike, Profesor, Idriz Ajetin, i cili, për kohën kur po e jetojmë, dha më së shumti për gjuhësinë dhe kulturën në përgjithësi shqiptare. Autori i këtyre radhëve ishte student i profesorit Idriz Ajeti. Ishin këto vite 1973 e më vonë. Vite këto të vlimeve studentore, por edhe të përkushtimit për punë studimore e shkencore. E kësaj kohe ishte një gjeneratë e veçantë e grupit të Albanologjisë, nga e cila Katedër dolën shumë krijues, gazetarë, shkrimtarë e emra të shquar të jetës publike, shkencore, letrare e arsimore. Të kohës së artë të Profsorit Idriz Ajeti, ishin studentë të dalluar, si janë: dr. Tafil Kelmendi (i ndjerë), Isak Ahmeti, dr. Liman Matoshi, Mazllum Saneja, Hajrullah Hajra, dr. Zejnullah Rrahmani, Sadete Presheva (e ndjerë), dr. Emin Kabashi, Baki Ymeri, Bejtullah Sokoli, Ahmet Qeriqi, Nebih Bunjaku, Kumrije Rugova, Skender Blakaj e disa të tjerë, të cilët, disa prej tyre janë në vende kyçe të jetës publike. Ishte gjeneratë më “prodhimtare” në fushën e dijes së Albanologjisë.

Por, s’duhet ta harrojmë Profesorin Idriz Ajetin, njërin nga figurat e shquara të jetës shencore shqiptare. Profesor Idriz Ajeti është e mbetet një fenomen i rrallë i dijes shqiptare. Njeri i tëri me dije. I papërsëritshëm në jetën shkencore. Një dijetar dhe studjues i thellë i dijeve të Albanologjisë. Profesor me dinjitet të rrallë. Njeri e dijetar me plot kuptimin e fjalës. Ai, në vitet 1970 na ligjëronte dhe na afronte dije me librat e tij që ishin atë kohë shkëndija të para e të forta të shkencës së gjuhësisë e kulturës në sonë në përgjithësi. Por, edhe profesorët tjerë shqiptarë punuan me me vetmohim për ditë të reja që vinin pastaj. Edhe ata na lanë vepra të dijes, por na lanë edhe mbresa të thella si krijues të botës shkencore. Të papërsëritshëm kanë qenë profesorët që sot na mungojnë, si janë: Fehmi Agani, (i ndjerë), Mehdi Bardhi (i ndjerë), Hasan Mekuli (i ndjerë), Enver Gjergjeku (i ndjerë), Engjëll Sedaj (i ndjerë), Anton Çetta (i ndjerë), Latif Berisha (i ndjerë), Isak Shema, Gjyltekin Shehu, Isak Bajçinca, Hilmi Agani, Fadil Sylejmani, Rexhepi Ismajli e disa të tjerë. Ishin këto figura të rralla e të shquara të Katedrës së Albanologjisë, të cilët, edhe në kohë të ndera, ata nuk kursyen asgjë nga vetja që të japin krejt atë dije që e posedonin për ne shkollarët studentë. Por, Profesor Idriz Ajeti, na ishte një emër i veçantë i institucionit të Albanologjisë. Ai ka shkëlqyer në Katedrën e Albanologjisë në Universitetin e Prishtinës.

Por, edhe sot po shkëlqen si Njeri e si dijetar. Pse jo? Edhe ish studenti i tij, tash profesor e dr. Bahtiar Kryeziu, i cili, para pak dite, në Manifestim Kulturor, që u mbajt në Gjilan, ku shënohej 100 vjetori i bërjes së shtetit Shqiptar dhe shënohej 95-vjetori i lindjes së Profesor Idriz Ajetit, pat lexuar kumtesën e tij me titull “Lisi i madh – Akademik Idriz Ajeti”. Ky profesor (B. K.) e quajti Profesor Idrizin “Klasiku i gjuhës sonë”. Dhe shtoi: “…sot, për fat të mirë e kemi mes nesh, në fillimin e verës së sivjetme i mbushi plot 95 vjet e me shëndetin që gëzon, besojmë, thellë besojmë se do t’ia kalojë edhe shekullit. Kështu e deshi fati. Kështu e deshëm edhe ne, nxënësit e tij të dikurshëm e të këtillë e deshën dhe e duan, jemi shumë të sigurt, të gjithë ata që e njohin ose kanë lexuar a dëgjuar për profesorin tonë. Ky Lis i Madh, siç po e quajnë me të drejtë disa, “mbiu” më 26 qershor 1917, në një cep të Kosovës Lindore, në Topallën e Medvegjës, në ato tërthore që me shekuj nuk gëzuan të drejtën e tyre të jenë pjesë e Shqipërisë etnike. Mbiu atje për të lëshuar rrënjë të thella në të gjitha trojet e përtej trojeve shqiptare. Andaj, për mua, e besoj se edhe për ju, takimi i sotëm me akademikun tonë, (Profesor Idriz Ajetin) nuk ka se si të mos ketë domethënien e vet, kur dihet se fjala është për një njeri e intelektual të rrallë, i cili, me gjithë krajatat e vështirësitë që e përcollën: edhe si fëmijë, edhe si nxënës, edhe si student, por edhe gjatë punës së tij, diti dhe mundi t’i përballojë ato. Diti dhe mundi t’i mposhtë sfidat e jetës, për t’u ngjitur drejt majave të dijes e të shkencës, atyre majave të cilave ua mësyjnë shumë e ia dalin pak vetë”. Kur u thanë këto fjalë miradije për Lisin e Madh të kulturës shqiptare, sikur Profesor Ajeti e ndjeu vetën se po e “jetonte” jetën jo 95-vjeçare, por për gjysmë të kësaj kohe! E falenderoi nxënësin e tij.

B. Kryeziun. Ishte moment prekës. Nuk munguan edhe duartrokitjet nga të pranishmit. Pse jo? Profesor Idriz Ajeti, edhe sot është abanologu, pas Eqrem Çabejt, i pari dhe më i shquari në gjuhësinë shqiptare tek ne. Për Profesor Idriz Ajetin folën fjalë miradije dr.Gjovalin Shkurtaj e dr.Emil Lafe, profesorë nga Shqipëria. E, pas kësaj “ngjarje”, Profesorin Idriz Ajetin, doli pa hezitim para masës gjilanase, e tha: “Gjilani po e çmon kulturën në përgjithësi. Sot është ky nderim i madh për mua. Ju falemderit…!”

Kjo dalje e tij u prit me duartrokitje të forta e të gjata nga të gjithë të pranishmit. Akademik Idriz Ajeti e nisi ligjëratën për gjuhën standarde dhe vlerat e saj në praktikë. “Shihni, tha, një popull identifikohet me gjuhën, që është vlera e parë e tij. Gjuha është tipari kryesor i një populli. Nuk ka popull që nuk e ka gjuhën e vet. Edhe ne, si popull i lashtë, e kemi gjuhën tonë shqipe standarde, e cila, siç dihet, themelet e saj janë vuar në Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972, tash e 40 vjet më parë. Dhe, rrugëtimi gjer te ditët e sotme të kësaj vlere të madhe të kombit, ishte i vështirë e me sakrifica. Por, ia dolëm faqebardhë. Gjuha standarde është gjuhë e të gjithë shqipfolësve, të cilët e kultivojnë dhe e ruajnë me gjelozi si vlerë të shenjtë. Duhet të kemi kujdes në respektimin e gjuhës sonë. Gjuha shqipe standarde i ka ligjet e veta. Ajo vetëm duhet të respektohet dhe admirohet nga të gjithë. Unë jam përpjekur të japi diçka nga vetja për këtë vlerë të madhe të kombit tonë shqiptar. Në këtë aspekt, kam bashkëpunuar me disa emrat të Albanologjisë, si janë: Eqrem Çabejn, Androklli Kostallarin, Shaban Demirajn, Mohir Domin e të tjerë. Gjuhën duhet ta kultivojmë dhe ta ruajmë si sytë e ballit. Gjuha është vlera e një kombi”. Të gjithë shkollarët e tij i uruan shëndet Profesorit Idriz Ajetit, Lisit tonë të Madh të Albanologjisë!.


Akademik Ajeti: Mos e lëshoni Preshevën. ndryshe ajo nuk do të quhet Kosovë Lindore!

Prishtinë , shtator 2015 « Nga koha e «kralit» edhe sot e kesaj dite synimet e Serbise jane ta zabrzin Kosovën Lindore nga shqiptaret, qe programi i tyre i apsrimeve etnike vec po deshmohet me Medvegjë, ka deklaruar për shtyp akademiku ynë nga Medvegja Idriz Ajeti i cili edhe pse në moshën 98 vjeqare është vital dhe vazhdon t’i kotribuoj në Prishtinë gjuhës shqipe dhe kombit tonë.
.
.
Aakdenik nga Medvegja Idriz Ajeti është një emër i mirënjohur jo vetëm në rrethet e atyre që merren me studime albanologjike, po në mbarë botën shqiptare. Ai është një ndër ata dijetarë që veprimtarinë e tyre shkencore nuk e kanë ndarë kurrë nga detyrat qytetare për atdheun dhe popullin e vet dhe që i bëjnë nder kombit shqiptar kudo në botë. Ai edhe pse 98 vjecar jo vetem fjalën por edhe menjen e ka “top” dhe me kenqesi flet per agjencine te lajmeve, por me dhembshmëri flet për zbrazjen e vendit te tij nga shqiptarët i cili tek bashkombasit e tij jep mesazhin: Mos e lëshoni Medvegjën, Luginën… ndryshe ajo pa shqiptare nuk do të quhet Kosovë Lindore !

I pyetur fillimisht për situatën, sidomos lëvizjen e popullatës shqiptare nga trevat e tyre etinike si dhe rreth të ardhmes së Luginës së Preshevës akademik Ajeti fillimisht ka pohuar se «Lugina e Preshvës pa shqiptarë nuk mund të quhet Kosovë Lindore. Ju a nuk po e shifni se Serbia për 2-3 kisha në Kosovë, madje edhe pas kapitulimit ende vazhdon ta quaj Kosovën Serbi ?! Qëllimet e Serbisë në Luginën e Preshevës dikund po i realizon me sukses e dikund po vazhdon. Për Medvegjën do të thoja se situata atje është e mjerushme, sa i përket perspektivës së shqiptarëve në atë komunë, ku dikur ishte e populluar me shumicë shqiptare, ndërsa sot aty dominojnë serbët dhe janë bërë artifialisht shumicë. Në Medvegjë sot mjerisht mbi 80 për qind shqiptarëve e kanë lëshuar vendlindjen për shkaqe tashmë të njohura, por pjesea dërmuese nga dhuna, represioni e kush tjetër nga mos perspektiva, ku Serbia po ju përgatit terrenin duke ju imponuar largimin nga trevat e tyre.

.
.Rreth historiku dhe debimeve teshiptareve nga Lugina e Preshevës, akadamiku shqiptar Idriz Ajeti ne vazhdim ka shpejguar se «qysh nga koha e luftës 1941-‘45, ashtu edhe në kohën e sundimit të Milosheviqit, shqiptarët e komunës së Medvegjës, nga më pak se dhjetë katunde, zunë, herë më pak e herë më shumë, të lëvizin, të luajnë nga vendi stërgjyshor pos në Kosovë sot edhe në drejtime të ndryshme. Fundja edhe shqiptarët, sikur t’mos jenë të diskriminuar apo sikur t’i kishin kushtet sikur serbët në Medvegjë apo Nish sigurisht nuk do ta braktisnin vendin e tyre… Shqipëria jonë, toka jonë është deri në Nish, ketë e kanë thënë dhe vet intelaktualët, historianët serb se ne jemi autokton, kurse serbët ardhacakë..Prandaj, nuk mund të quhet Kosovë Lindore nëse ne Medevegjë apo ne Lugine nuk mbeten shqiptarë. Ju a nuk po e shifni se Serbia për 2-3 kisha në Kosovë, Kosovën edhe pas kapitulimit ende vazhdon ta quaj Serbi ?! Qëllimet e Serbisë në Luginën e Preshevës dikund po i realizon me sukses e dikund po vazhdon. Për Medvegjën do të thoja se situata atje është e mjerushme, sa i përket perspektivës së shqiptarëve në atë komunë, ku dikur ishte e populluar me shumicë shqiptare, ndërsa sot aty dominojnë serbët dhe janë bërë artifialisht shumicë.
Në Medvegjë sot mjerisht mbi 80 për qind shqiptarëve e kanë lëshuar vendlindjen për shkaqe tashmë të njohura, por pjesea dërmuese nga dhuna, represioni e kush tjetër nga mos perspektiva, ku Serbia po ju përgatit terrenin duke ju imponuar largimin nga trevat e tyre. Këtu kisha pasur dëshirë të përkujtoj se, qysh nga koha e luftës 1941-‘45, ashtu edhe në kohën e sundimit të Milosheviqit, shqiptarët e komunës së Medvegjës, nga më pak se dhjetë katunde, zunë, herë më pak e herë më shumë, të lëvizin, të luajnë nga vendi stërgjyshor pos në Kosovë sot edhe në drejtime të ndryshme. Prandaj, mesazhi im do të ishte që mundësisht popullata, sidomos rinia jonë t’mos levizin nga trojet e tyre etnike. Në këtë drejtim mund të kontribuojnë me shumë edhe partitë politike dhe inteletlekualët në Medvegjë dhe në mbarë Luginen e Preshevës.
Rina mund të lëviz për të kërkuar punë apo studiuar, por asesi t’i kthjenë shpindën përgjithmonë vendlidjen dhe t’mos e harrojë atë, të kthehen aty ku kanë lindur ata dhe të parët e tyre. Ne dhe askund nuk ka të drejtë apo mund ta detyrojë dikë t ‘mos levizin nga vendi kur ai eshte i kërcnuar apo ushtrohet dhunë serike mbi ta, sepse ne bile sot që jemi në Kosovë e dimë mire se Serbia të vetmën armë, për spastirme etnike e përdor mjetet e dhunës, provokimet dhe diskirminimin të cilat do të nxisnin shpërnguljet e imponuara sepse askush sot nuk ka dëshirë ta leshojë vendlidjen pa pasur ndonjë hall të madh.
Fundja edhe shqiptarët, sikur t’mos jenë të diskriminuar apo sikur t’i kishin kushtet sikur serbët në Medvegjë apo Nish sigurisht nuk do ta braktisnin vendin e tyre.

Përmbledhja e shkrimeve të personaliteteve dhe autoret u realizua nga STAFI i Redaksisë Medvegja & Tupalla


KOSOVËS LINDORE
( Trojeve shqiptare)

Ah e mjerë Kosove Lindore,
Pse na mbeti kështu pas dore !
A nuk munde me lëviz,
Apo ruajte derën e shtëpisë ?

S`kam ku t`shkoj unë e mjera.
Jam këtu në troje t`vjetra.
Këtu na la Nënë Shqipëria.
Që nga Pellazgët e Dardania.

Nuk kem frikë nga armiku,
Të marrim rrugën e të ikim.
Do qëndrojmë këtu prore.
Në këto toka t`Kosovës Lindore.

Jem tri motra kem lidhë besë.
Bujanovc,Preshevë dhe Medvegjë.
Nuk lëvizim ne nga trojet.
Kështu e jemi ne malësoret.

Në këtë tokë të Dardanisë,
Shqiptarët janë zot i shtëpisë.
Lufta ne nuk na trembi.
Besnik i mbetëm këtij vendi.

Kemi rrënjë të thellë Dardani.
Këtu lindë vetëm djalë shqiptari.
Motrat shqipe në këto troje.
Lindin me zemër të fortë malësore.

Vëlla e motër kur bëhen bashkë.
S`ka armik që mund ti vras.
Nga Medvegja motra MEDITË.
Ka fillua ti hekë kufijtë.

Motra tjetër në Bujanovc,
Është betua në bukë e n`zot.
Nuk do i lëshoi tokat dardane.
Këtu me lindi nëna shqiptare.

Nga Medita në Preshevë.
Jemi tri motra që kem lidhë Besë.
Nuk ka kush t`na lëvizë.
Nga këto toka të Dardanisë.

Do luftojmë me pushkë e laps .
Që tri motrat të jemi bashkë.
Kem dhe motrën e vjetër QAMË.
Atë vetëm nuk e lëmë.

Kemi motrën nga Malësia.
Atje lart tek Plava e Gucia.
Si shqiponjë ajo vështron.
Motrat tjera nuk i harron.

Kur t`bashkohemi të gjitha bashkë.
Me një gjuhë të bisedojmë.
Shqipërinë e Madhe ta formojmë.
Shkup,Prishtinë dhe Tiranë.
Jem të lindur nga një NËNË.

Shaban Abazi 08.05.2015

Bëhuni pjes e Faqes Medvegja REDAKSIA https://www.facebook.com/medvegja.redaksia

Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Dr.Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Ismail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar ,Ajet DULI,Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koço Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi, mos blej produkte serbe, Blej shqip Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë, Medvegja tani në drejtimin e duhur, S F I R C A Historiku - nga erdhëm ku jetuam, 17 Qershor 1999 - Dita e çlirimit e Komunës së Vushtrrisë ,Faton Hamiti , Medvegja Diskriminimi,Beteja e kosoves 1389 ,Perandoria Osmane 1389 , Turqia 1389,Idriz ajeti feston ditelindjen ,Halim Hyseni, - GJYKATA SPECIALE PRODUKT I FABRIKIMEVE TË SIGURIMIT SHTETËROR SERB,- Shqiptarët duhet t'i thonë jo Gjykatës Speciale,,Kisha e Xhamia, PLATFORMA POLITIKE, Per komb e per Atdhe, leshohet pe,Ibrahim EGRIU, Nazmi Hajredini,Maki Makfire CANOLLI Maqedonci, Ajet DULI,Sadri Ramabaja,Adem Shehu ,Shehi, Muhaxherët,Vushtrria, dita e deshmorëve,pshdk , LDK, PDK , AAK, PD,LS,VV, tahir veliu,shqiperi etnike, presheva , ovl uçpmb , Ovl UçK, Tetovë, shkup, lufta 1998 -1999,Nato,çameria ,Qameria, ilirida, Kërçova, Struga, Dibra, Prizreni, Vlora, Saranda,Bujanoci, Peja, Dugagjini, Tropoja, Bajram CURRI,Ulqini, Plave e Guci,Shkoder,Deti , plazhi Deti Adriatik, Deti Jon, Koroacia, maqedonia, Lugina,beteja e Koshares, Drenica, Lufta ne Kosove, Edi rama, Sali Berisha, Ismail Qemajli, Skender beu,ali Ahmeti.hashim thaqi , Albin Kurti.SHBA, Crans Montana,Batalioni ATLANTIKU,EGRIU, BejiqiRamush,Beiq,nvalidi i luftes , Irfan XHAFERI,Mesuesi i popullit Abdi Begu-Haxhiu, kufiri te Molla e Kuqe,Koço DANAJ , Tahir VELIU, LISTA PËR SHQIPËRI NATYRALE ,LËVIZJA PËR SHQIPËRI TË BASHKUAR,XHULI SPAHIU, ©MAKI M CANOLLI, Abdullah PRAPASHTICA,ALBULENA SALIHU,FEHMI RAMADANI, KONGRESI I MANASTIRIT ,28 NENENTORI , QAMËRI , MEDVEGJË , BUJANOC , PRESHEVË, PLAVË , GUSI,DUL KRASNIQI, MUHARREM SALIHU,DUL KRASNIQI, ILIR META, MIRADIE AVDULLAHI, ZIZE LIZA PEPSHI,MR.QAZIM NAMANI,DR ADIL MUSTAFA,PROF.DR SKENDER KODRA,JIM XHEMA, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu,Njoftim , Hashim Thaçi,Isa Mustafa,Presidenca , Kryeministria,Teuta Nunaj, Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar, LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTAR. Malësia ,Migjeni,zgjedhjet ,vota,malesia e gallapit..,LOBI,Autostrada Morinë-Merdare,skenderbeu ,shtatorja ,Lapidari,Kumanova,Fahri Xharra,Ali Hajdini,Birul Murati, Malësia e Bujanocit,deputeti Fatmir HASANI , Riza HALIMI , Shaip Kamberi,Nene Tereza , Mere Teresa,Takimet e Gallapit 2016 ,Rapsodët,skender Jashari,Zgjedhjet ne Mal të Zi, te burgosurit politik, krimet e luftes , historia shqiptare , sporti,Teuta NUNAJ,Dr.Sadri RAMABAJA, Forumi Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi (AFEDS),Arkitekt Arber SADIKI

Share