Sot ishte e parapar që të vazhdojë seanca e 25-të me radhë e Kuvendit Komunal të Medvegjës e cila kishte filluar të premtën e kaluar me datën 20 mars por nuk ka mbaruar për shkak të mungesës së kuorumit dhe dështoi. Sot, prap për të njejten arsye. Të gjithë ata që ishin deri tani në shërbim të vetevehtes dhe jo shqiptareve këtu në Medvegje , si , p.sh Prerjen e maleve të shqiptarve, heshtjen ne fshirjen e adresave te vendbanimeve te popullates shqiptare , korrupcion , nepotizëm – punsim i klanit të ngusht, lenje pas dore e infrastruktures neper vendbanimet shqiptare si rruget dhe rrjetin elektri, duke shkatërruar arsimin shqip dhe shume të tjera qe ditët ne vazhdim do t’u informojm….. Edhe kësaj radhe, bie ne sy, vizita e disa individeve te cilet ne emer te diaspores shqiptare ne Zvicer tentuan te perdorin « autoritetin » e tyre per t’i bindur keshilltaret e ndryshem komunal per pjesmarrje ne punimet e kuvendit. Bile bile keta shkojne edhe me larg, ne nje (http://www.dialogplus.ch/lajme/shqiptaret-e-medvegjes-me-te-bashkuar-se-kurre-me-pare/) deklarojne te kunderten e realitetit ne teren, duke tentuar me c’do kusht qe t’ia zgjasin jeten pushtetit aktual.!!!
Ne shpresojme se perfaqesuesit shqiptare ne kuvendin komunale ne Medvegje do te gjejne forcen per te perkrahur perfaqesuesin e grupit parlamentare te tyre, Z. Fehmi BEHA, i cili simbas sondazheve te TUPALLA.COM gezon nje perkrahje te pa diskutuesheme nga elektorati vendore dhe diaspora shqiptare . Ne vazhdim do t’u informojme per ngjarjet ne vijim…
Për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Qeveria e Kosovës bisedimet e mëtutjeshme me Serbinë duhet t’i kushtëzoj me parimin e reciprocitetit. Në të kundërtën ikja e shqiptarëve nga Lugina është e paevitueshme. Komisionit Parlamentar i Arsimit të Kuvendit të Kosovës me 9 dhe 10 mars 2015 i vizitoj Komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Gjatë qëndrimit dy ditor delegacioni nga Kuvendi i Kosovës në takimet me: Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Kryetarët e Komunave të Preshevës dhe Bujanocit, Deputetët Shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, Nënkryetarin e Komunës së Medvegjës. Drejtorët dhe arsimtarët e tri shkollave të Mesme dhe tri shkollave fillore si dhe udhëheqësit e OJQ-ve që veprojnë në Komunat e Preshevës dhe Bujanocit, u informua gjerësisht me problemet që po ballafaqohet popullata shqiptare në Luginën e Preshevës. Në 1.100 kilometra katror të tri komunave të Luginës së Preshevës aktualisht jetojnë rreth 80.000 banorë, rreth 70% e tyre janë shqiptarë. 90% e banorëve të Komunës së Preshevës, në të cilën jetojnë rreth 35.000 banorë, janë shqiptarë. Komuna e Bujanocit i ka 43.000 banor, 55% e tyre janë shqiptar. Kurse në Komunën e Medvegjës jetojnë 10.700 banor. Në këtë komunë, që deri në vitin 1999 ishte me shumicë shqiptare, tani jetojnë vetëm rreth 2.700 banor shqiptar ose 26% e numrit të përgjithshëm. Në institucionet shtetërore në Luginë punojnë rreth 1600 zyrtar, prej tyre vetëm 387 janë shqiptar ose 24%. Problemet në Arsim: Mungesa e teksteve shkollore dhe moslejimi i përdorimit të teksteve nga Kosova, paraqesin problem serioz për nxënësit e të gjitha niveleve në Luginë. 5000 tekste shkollore në gjuhën shqipe, të dërguara nga Kosova, që mbahen të konfiskuara nga policia e Serbisë tani e disa vite dhe moslejimi as i Abetares, paraqesin formën më të vrazhdë të diskriminimit kombëtar, në një vend evropian që po e synon integrimin në BE. Ato pakë libra të përkthyera në gjuhën shqipe që janë në përdorim atje janë botime të vjetra, shumë prej tyre janë të viteve 70- ta. Serbia jo vetëm se nuk e lejon përdorimin e teksteve shqip nga Kosova, por as nuk pranon të bisedon për mundësinë e shfrytëzimit të teksteve nga Kosova në Luginën e Preshevës. Mungesa e kuadrit të kualifikuar për shkak të mosnjohjes së diplomave të universiteteve të Kosovës, pasi që Gjykata Kushtetuese e Serbisë marrëveshjen e arritur në Bruksel në lidhje me nostrifikimin e ka shpallur jo kushtetues, është po ashtu problem i madh për shqiptarët e Luginës. Serbia nuk i njeh as diplomat e shkollave të mesme dhe as dëftesat e shkollës fillore nga Kosova. Mësimi i historisë kombëtare në Luginë është reduktuar në maksimum. Kufizimi i regjistrimit të studentëve përmes kuotës në Kosovë dhe Shqipëri, sidomos për fushat në të cilat mungojnë kuadrot në Luginë shkakton mungesë të kuadrove profesionale në Luginë. Në këto rrethana Lugina ka nevojë për një universitet të vetin e sidomos për një fakultet të edukimit. Problemet në shëndetësi Në Luginë nuk ka spital. Ata që kanë nevojë të shtrihen në spital duhet të shkojnë në Vranjë, në Nish ose në Beograd, në të kundërtën duhet të kërkojnë shërim jashtë vendit. Serbia nuk e lejon hapjen e maternitetit i cili tani më është i ndërtuar në Preshevë dhe vetëm e pret lejen nga shteti për fillimin e punës. Në anën tjetër, Serbia nuk e lejon regjistrimin e foshnjave që lindin në Kosovë edhe kur dy prindërit janë banor të Luginës. Gratë atje shpesh janë të detyruara të lindin në shtëpitë e tyre pa përkujdesje mjekësore. Problemet administrative: Banorët që për një kohë dalin jashtë vendit për të punuar, edhe pse familjen dhe pasurinë e kanë në vendlindje shlyhen nga evidenca e shtetësisë së Serbisë dhe kështu atyre ju merren të gjitha të drejtat, duke përfshirë këtu edhe të drejtën e votës. Në disa agjenci shtetërore shqiptarët nuk kanë fare qasje, si për shembull në kadastrën e Bujanocit, nuk punon asnjë shqiptar. Kurse në policinë e kësaj komune, 70% e të punësuarve janë serb. Në Gjykatën Themelore në Bujanoc janë vetëm 3 gjykatës shqiptarë. Kurse gjykatë të shkallës së dytë nuk ka në Luginë, e as gjykatës shqiptar. Barazia në përdorimin e gjuhëve është vetëm në letër. Në Radiotelevizionin Publik të Serbisë nuk ka as një minutë program në gjuhën shqipe. Problemet në ekonomi; Investim i vetëm i Serbisë në Luginën e Preshevës është ndërtimi i bazave ushtarake dhe të xhandarmerisë, që ushtrojnë presion të vazhdueshëm mbi shqiptarët atje. Investime në fushën e zhvillimit ekonomik në Luginë nuk ka. Prodhimet bujqësore apo ato të ndonjë kompanie private nuk kanë treg. Ato nuk mund të sillen në Kosovë, për shkak të pengesave administrative kurse në Serbi bojkotohen. Në këto kushte papunësia është shumë e madhe gjë që po shkakton migrimin drejt Kosovës dhe shteteve Perëndimore. Vetëm gjatë katër viteve të fundit, numri i nxënësve në Preshevë ka rënë për 1300. Nga Medvegja pas vitit 1999 janë shpërngulur 5500 shqiptar apo mbi dy të tretat e tyre. Në shkollën e Tupallës që dikur mësimet i vijonin 320 nxënës shqiptarë, tani kanë mbetur vetëm 15 nxënës. Në fshatrat e malësisë së Bujanocit, ku dikur jetonin mbi 10.000 banor tani kanë mbetur vetëm 16 familje. Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë nevojë për ndihmë institucionale të dy Shteteve Shqiptare. Shqipëria dhe Kosova duhet t’i njoftojnë institucionet ndërkombëtare për diskriminimin institucional të Serbisë mbi shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe të kërkoj ndërhyrjen e tyre. 1) Shqipëria dhe Kosova duhet t’ia sigurojnë nxënësve në Luginën e Preshevës tekstet shkollore falas dhe ta detyrojnë Serbinë që ta lejojnë përdorimin e tyre . 2) Dy shtetet shqiptare duhet t’i bëjnë presion Serbisë që t’i nostrifikon diplomat e universiteteve publike të Shqipërisë dhe Kosovës. 3) Studentët e Luginës, në dy shtetet shqiptare, duhet të trajtohen si studentët e Shqipërisë gjegjësisht të Kosovës në çdo aspekt. 4) Dy shtetet shqiptare duhet ta përkrahin themelimin e një universiteti publik në Luginën e Preshevës. 5) Dy shtetet shqiptare duhet ta ndihmojnë hapjen e maternitetit në Preshevë. 6) Dy shtetet shqiptare duhet t’i përkrahin projektet ekonomike që do të hapnin vende të reja pune dhe krijonin kushte për të jetuar në Luginë. 7) Kosova duhet t’ i heq të gjitha pengesat administrative që pengojnë lëvizjen e lirë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe prodhimeve të tyre. 8) Dy shtetet shqiptare duhet të hapin zyre ndërlidhëse për Luginën e Preshevës dhe të vejnë kontakte të rregullta institucionale. 9) Tri komunat e Luginës së Preshevës duhet ta themelojnë asociacionin e komunave.
10) Dy shtetet shqiptare duhet menjëherë ta iniciojnë dhe fillojnë procesin e riatdhesimit të shqiptarëve të dëbuar masovikisht nga Lugina e Preshevës në vitin 2001. Paraprakisht këtyre qytetarëve duhet t’ju ndërtohen shtëpitë dhe infrastruktura e nevojshme në vendlindjet e tyre në Luginë. 11) Për zgjidhjen e të gjitha këtyre problemeve që shqiptarëve të Luginës së Preshevës ua bëjnë të pamundur jetën në vendin e tyre, Qeveria e Kosovës, bisedimet e mëtutjeshme me Serbinë duhet t’i kushtëzoj me parimin e reciprocitetit ( që do të thotë se të gjitha të drejtat që i gëzon minoriteti serb në Kosovë duhet t’ju njihen edhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës). Në të kundërtën ikja e shqiptarëve nga Lugina është e paevitueshme e përgjegjësia do të bie mbi dy shtetet shqiptare dhe bashkësinë ndërkombëtare që po heshtë para kësaj politike raciste të Serbisë mbi shqiptarët autokton të Luginës së Preshevës. Derisa Qeveria e Kosovës po negocion me Beogradin sikur fare të mos ekzistonte Lugina e Preshevës. Nga kjo që u tha më lart del se Serbia është kampione e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe atyre kombëtare në Evropë. Ky problem serioz i shqiptarëve dhe i Evropës nuk zgjidhet duke e heshtur. Ky problem kërkon zgjidhje të drejt gjer sa nuk është bërë vonë. Mars 2015 Ismajl Kurteshi, deputet
Nen kryetari i kuvendit Komunale ne Mevegje dhe njeherit kryetari i deges se partise per veprim demokratike, zoteri Fehmi BEHA, sot me 19.03.20115 dha doreheqeje nga posti i nenkretarit te kuvendit komunal.
Ne vazhdim po ua baskangjesim edhe shkresen zyrtare te cilen bashkepunetori jon nga kuvendi komunale ne Medvegje, e siguroi per redaksine tone,
tupalla.com ,mirëpret pikëpamjet e ndryshme dhe nuk censuron askënd. Përgjegjësia për komentet është vetëm e atij që e shkruan. Por fyerjet, fjalët banale e pa lidhje me temën e artikullit, nuk i shërbejnë debatit dhe nuk do të pranohen.
PRISHTINË, 7 Mars /ATSH/.- Një Komision i Kuvendit të Kosovës, ai për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, do të vizitojë Luginën e Preshevës, në 9 dhe 10 mars.
“Me këtë rast, ky Komision do të takohet me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, i kryesuar nga, Jonuz Musliu, me kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dhe me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi”, thekson njoftimi i dërguar nga zyra e shtypit e Kuvendit të Kosovës.
Gjatë kësaj vizite, Komisioni parlamentar i kryesuar nga Nait Hasani, kryetar, do të takohet edhe me qytetarë të Medvegjës. Komisioni do të vizitojë edhe disa shkolla të Luginës.
Lugina e Preshevës, të cilën e quajnë edhe Kosova Lindore, është një rajon i banuar me shumicë shqiptare, në jug të Serbisë. Klotilda Saracini
Sot me dt.05.03.2015 ne adresen e Kryetarit te OVL – UÇPMB-së Nazmi Hajredini arriti nje ftes nga gjykata e serbis sepse Kryetari me disa vetaran te luftes se UÇPMB-së ne pervjetorin e heqjes se lapidarit ne presheve ka bere 1 minut heshtje dhe ka kerkuar qe te gjenden modalitete per ta rivendosur aty.
Ky sulm (kercenim) ndaj kryetarit nuk vjen rastesisht por eshte per te percjell frike te qytetaret shqipetar si dhe 5 Marsi është 17 vjetori i rënies heroike të familjes me Komandantin Legjendar Adem Jashari ka shume arsyje të tjera qe shtetit serb i pengojn veteranet dhe atdhetaret tan.
Veprime te tilla nuk jan te parat e as te fundit nga Serbia , ne do te jemi me Nazmi Hajredin përhere e njeherti kerkojm edhe nga pushteti lokal (shqiptar) ne Presheve,Medvegje e Bujanoc qe te dalin ne mbrojtjen e vlerave te luftes e mos te perdoren ato vetem per fushatë elektorale.
Medvegja REDAKSIA ne bashkepunim te ngushte me vëllaun ton Nazmi Hajredini në vashdimesi do te ju percjellim info shtes per rastin …..
Shkruan për Medvegja REDAKSIA , Nazmi Hajredini
Organet shtetrore vaxhdojnë me thirrje dhe Aktakuza të pa baza ,gjygje dhe montime kunder veprimtaris së Organizates Veteranve të Luftës UÇPMB-së dhe Udhëheqsve të sajë. Jemi të gatshem ti pergjigjemi çdo Ftese por asnji her ta nderprejmë aktivitetin apo ta lëshojm vendim… shkruan Nazmi Hajredini
Reagim OVL- Uçpmb-sëFtesa nga gjykata per kundervajteFtesa dhe dokumente të tjera nga gjykataFoto kryetari OVL-Uçpmb-së Nazmi Hajredini
Ne vazhdimësi lexoni këtë KOMUNIKAT e dërguar nga Fatos Ashiku
REPUBLIKA E SHQIPTARVE BASHKUAR BESLIDHJA E RE SHQIPTARE 7.Mars 2015 KOMUNIKATË: I drejtohemi : opinionit të gjërë mbarë kombëtarë. Institucioneve Euro-Atlantike . Qeverisë Tiranës-Kosovës.Qeverive lokale Preshevë,Bujanoc,dhe dgjitha partive politike në hapësirën Shqipëtare. Thuani Qeverisë serbe mjaft më ,me këto ftesa kërrcënuese që i drejtohen aktivistave, gjegjësishtë Kryetarit dhe veteranëve të luftës së UÇPMB-së në Preshevë. Shteti i serbisë nuk u rresht së realizuar planet më makabër deri në shfarosje , shpërngulje masive, asimilimit etnik të Shqipëtarëve ndër shekuj dhe dekada gjakderdhëse. Tashmë kohë kur pritet tjetër atmosferë, falë mjaft lëshimeve të Shqiptarve në dobi të paqes, vijimi i politikës shoviniste është tejet i pa tolerushëm. Nëse Serbët nuk ja dalin të pranojnë ,se jo larg por para një dekade ishin agresor dhe pushtus , Nëse nuk ja dalin të kërkojnë falje, të ngushëshëllojnë familjet e të rënëve apo të paguajnë dëmet që u takojn ti shlyejn, heret apo vonë,këta katilë duhen detyruar ,të heqin dorë për të penguar, familjet e dëshmorëve , ish luftëtarët e lirisë, shoqatat e tyre, sikur po ndodh në Luginën e Preshevës, për ti nderuar bijtë e bijat, shokët e tyre ndër lapidarët dhe vendet e rënjes së tyre, për tu dhuruar atyre kurora dhe tufa lulesh. Këta nuk munden të na detyrojnë vendin dhe mënyrën se si i nderojmë dhe përkujtojmë.
Ky qëndrim shpreh vijim të politikës poshtruese, qëndrim i cili nëse nuk gjen zgjidhje në kuadër marrëveshjesh, do të kërkojë prej vetë Shqiptarëve përgjigjen e merituar.
Me rastin e 23 vjetorit të mbajtjes së referendumit ku më 1 e 2 mars 1992 nga ne banorët e Komunave të Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës për Autonomi Territoriale-Politike dhe me të drejtë bashkangjitje me Kosovën amë
.
Këto tri Komuna janë territor i banuar me popullatë shumicë shqiptare i shkëputur padrejtësisht nga trungu i Kosovës historike , u nda dhe u aneksua nga Serbia . Pra , para 23 vite kur për dy ditë rreshtë të vitit 1992, ne populli shqiptar i Komunave të Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës shpalli këtë krahinë si Autonome , duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve të tri komunave të cekura më lartë me të drejtë bashkimi me Kosovën .
Ky organizimi ishte një akt sublim , vullnet i shprehur ku u zgjodhë edhe Kryetari i Kuvendit . Referendumi u mbajtë nënë kushte tejet të rënda , lirisht mundë të shprehemi nënë një gjendje të jashtëzakonshme , ku pati shumë qytetarë shqiptarë që u morën në biseda informative . Pati edhe të maltretuar psiçikish dhe fizikisht por edhe disa dhjetra persona të arrestuar nga ai pushtet i atëhershëm , ku nga ajo kohë vetëm bartësit e pushtetit u ndrruan e asesi në kuptimin pozitivë në të mirë të neve shqiptarëve . Përveq në tri komunat që u votua ju mundësua që edhe mërgata e këtyre tri komunave që ishin me punë të përkohshme jashta , të shprehin vullnetin dhe në mënyrën më plebishitare edhe në shumë shtete në Europë ku me një pjesëmarrje masovike prej 98,43% votuan që kjo Krahinë të përbëj dhe Kuvendin për Autonomi territoriale – politike me të drejtë bashkimi më Kosovën .
Të përkujtojmë që Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992, është një akt shumë domethënjës me vlera të larta edhe me aktet juridike ndërkombëtare edhe pse jo i pranuar por ishte i monitoruar nga të gjitha anët , ku u shkrua dhe u komentua mjaftë në këto anë të Ballkanit të trazuar . Deri në atë kohë edhe popujtë konstituivë të ngrehinës artificiale të quajtur Jugosllavi ende ishin me qëndrimin jo të prera , kurse ne shqiptarët në hapsira tona etnike mbajtëm Referendumin . Pra në këtë rast ne nuk mundë të krahasohemi as me Hungarezët në Vojvodinë e as me Boshnjakët në Sangjakë sepse kemi elemente që njiven dhe pranohen edhe me akte ndërkombëtare . Ne , shqiptarët etnike e kuptuan me kohë edhe pse ende ngrehina artificiale e quajtur RSFJ-ja ishte jo ende e shpërbërë që të bëjnë çmosë për ndryshie në aspektin e statutit të tyre të përcaktuar jo drejtësishtë që pastaj edhe për konsulidimin e përgjithshëm .
nga e majta me plis Bafti Haliti, Hajvaz ABAZI ,B.Curri …. 1-2 mars 1992 Tupallë – Medvegjë
Çfarë u arritë që nga ajo kohë e deri më sot
Ende mungon liria e plotë e lëvizjes , mungon rregullimi me ligjë për përdorimin e simbolit tonë Komëtarë shqiptarë Flamurit . Ende mbetët për tu dëshiruar rritja e të punësuarve në administrata Komunale të tri Komunave si në Gjykata , shëndetësi . Liria e lëvizjes mungon , ka shumë dro , frikë e psikozë për shkakë që në këtë Krahinë kemi mbi 30 baza ushtarake me një arsenal të madhë armatimi të përqendruar krejtë afër kufirit me Kosovën . Policia Multietnike ende në numër të vogël në krahasim me numrin e popullatës dhe nuk kontrollon rajonin në bazë të marrëveshjes së Konçulit . Mungon një Universitet publik në gjuhën shqipe . Kërkesat gati se nuk kanë ndërruar që nga ajo kohë për ndërtimin e një Spitali të përgjthshëm Rajonal me seli në Preshevë apo Bujanoc . Mungon finalizimi dhe konkretizimi , vënja në jetë e rezultateve të Referendumit për një Autonomi Territoriale-Politike dhe me të drejtë bashkangjitje me Kosovën amë . Nuk duhet harruar për asnjë qastë që pas referendumit u bënë përpjekje të shumta që ne shqiptarët e kesaj Krahine mos të pajtohemi me gjendjen e ton në shumë sfera , kur edhe organizuan dhe u bë lufta e armatosur nga përfaqësuesit më të mirë të popullit , pra UÇPMB-ja . Pas shumë betejave dhe luftërave heroike u arritë që ne shqiptarët të faktorizohemi në nivelin më të lartë dhe të ulemi të tryezën e bisedimeve .
Votimi masiv dhe i guximshem 1-2 mars 1992 Tupallë – Medvegjë
Marrëveshja e Konçulit ishte bisedim në mes të tri palëve :
Faktorit Politikë dhe ushtarakë të shqiptarëve të tri komunave-Qeveria së Serbisë dhe – Faktori Ndërkombëtarë për marrjen fundë të luftës së armatosur , demilitarizimin e këtij Rajoni me disa pika , kushte konkrete lidhur me ndërprerjen e luftimeve . Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Konçulit dolën në sheshë shumë çështje si shkatrrime që bëri shteti serbë për përzënjen , dëbimin dhe zhvendosjen e shumë lokaliteteve shqiptare si të infrastrukturës dhe të qindra shtëpive , të mijërave banorë të dëbuarë që lëshuan trojet e veta , si pasojë e luftës . Ku vetëm pas qershorit të vitit 1999 deri më 31 dhjetor 2002 vetëm në Komunën e Gjilanit të ardhur prej tri komunave janë 11.783 banorë . Kategoria e të zhvendosurve në veqanti nga Komuna e Medvegjës , Malësia e Bujanocit dhe Karadaku i Preshevës janë problemi shumë i mprehtë që asnjëherë qeveria Serbe nuk dashti as të ndëgjoi se le të intresohet dhe investoj për rikthimin e tyre në shtëpit dhe pronat e veta .
Deri më tash janë tri elemente , veprime që kanë peshë edhe me aktete më të larta ndërkombëtare që kjo Krahinë po bënë përpjekje të vazhdueshme që të dallohet , të fomojë një identitet të vetin si me :
– Referendumin e mbajtur më 1 e 2 mars 1992 ,
– Me organizimin dhe formimin e UÇPMB-së ,
– Marrëveshjen e Konçulit,
– Seanca e përbashkëtë e të gjithë këshilltarëve Komunal të zgjedhurit e popullit miratuan një platformë të përbashkëtë politike .
A janë të mjaftueshme këto veprime në realizimin e aspiratave dhe synimeve të popullatës shumicë
Duhet edhe më tej të vazhdohet por gjithmonë duke patur parasysh që tashmë Republika e Kosovës është ndihmesa më e madhe për gjetjen e zgjidhjes për krahun e vetë Lindorë . Duke llogaritur në politikën e jashtme ku tani kemi edhe përfaqësi diplomatike nëpër botë . Kërkohet që edhe njëher të ri-konfimohet vullneti i popullit pra të parashifet shqyrtimi serioz edhe për mbajtjen edhe të një Referendumi për autonomi Territoriale-Politike me të drejtë bashkangjitje me Kosovën amë .Çka është më e rëndësishmja popullata duhet të jetë prezente , pra fitorja më e madhe është nëse arrijmë ta ruajmë prezencën e faktorit njeri që është edhe përcaktues vendimtarë i territorit sipas ligjeve pozitive ndërkombëtare .Subjektet politike dhe njerëzit me ndikim , intelektualët të marrin pjesë më shumë në jetën politike e publike ku së bashku me grupet e interesit për të pasur një qëndrim , unitet , harmonizim dhe koordinim në realizimin e kërkesa para qeverisë serbe dhe faktorit Ndërkombëtarë e jo si deri më tash të ndarë e jo unikë .
A – Tirana dhe Prishtina se bashku me ne vendasit të ndërtohet koncenzusi për gjëra fundamentale ,
B – Ri-konfimim i Referendumit së bashku me kërkesën që në këtë Rajon të ketë dhe
C – Mbykqyrje të përheshme të forcave civile dhe të Sigurisë Ndërkombëtare .
Këto duhet të jenë tri shtyllat e të ardhmes për këtë krahinë shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë admnistrimin e serbisë . Shumë pakë bëhet në shenimin e ksaj date historike , në evakuimin e ksaj ngjarje në forma të ndryshme si përkujtimin përmesë mbajtjesë të ndonjë akademije por edhe manifestime të ndryshme . Nga ne varet e tëra sa ne jemi të përkushtuar në objektivat tona , në realizimin e plebishitit të popullit . Edhe më tej të plotësohet me elemente të kohës që po jetojmë , për tu bërë realitet Referendumi i ksaj krahine për Autonomi Territoriale – Politike dhe me të drejtë bashkangjtje me Kosovën amë .
Për Redaksin Medvegja ,shkruan Refik HASANI, 24 . Shkurt 2015
Me shkasë : Me rastin e paralajmërimit për mbajtjen e një mbledhje të përbashkët të Qeverisë së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës ,
në Gjilan do të duhej të mbanin takimin e përbashkët Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës Shkruan : Refik HASANI
Anamorava ka një rëndësi tejet të posaqme , pasi dallohet me disa karakteristika që e dallojn nga Rajonet tjera si një trekëndësh kufitarë . Në radhë të parë përmesë Gjilanit më afër lidhen për Detin Adriatik Shqiptarë Komunat si : Medvegja , Bujanoci , Presheva , Kumanova e Likova . * * * Gjilani si një trekëndësh ka mbetur Rajoni më i pa zhvilluar dhe më i prapambeturi në shumë fusha e drejtime prandaj mbledhje e paralajmëruar e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës është interes i përgjithshëm publik që të mbahet në Gjilani si qendër Rajonit të Anamoravës .
Gjilani kufizohet me krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë dhe Kumanovën e Likovën e Maqedonisë . Gjilani ka rëndësi dhe domethënje që të mbahen edhe takime të Komisioneve Pralamentare edhe të dy Parlamenteve . Takimi i këtij rangu dhe niveli qendror të Shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës do të jepte mesazh të mbështetjes morale për Medvegjë,Preshevë dhe Bujanoc por edhe të njoftoj , alarmoj dhe sensibilizoj opinionin mbi diskriminimin e tyre .
Po ashtu në këtë takim të caktohet një pikë e rendit të punës së dy Qeveriv mbi shikimin e mundësive se në cilat fusha , të ndihmohet Anamorave që të ket komunikim më të lehtë me Medvegjë , Preshevë dhe Bujanoc dhe Kumanovë e Likovë dhë që do të duhej që të : Miratojn një deklaratë të përbashkët të dy qeverive lidhur me qëndrimin ndaj diskrimimit në Medvegjë , Preshevë dhe Bujanoc dhe një Komision mikst për shqiptarët jashta kufijve administrativë të Kosovës dhe Shqipërisë të vizitohen të gjitha lokalitetet dhe vendbanimet e banuara me shumicë shqiptare . Të dy qeveritë mendojm që përfundimisht : – Të ndajn mjete dhe të krijojn një fondë të përhershëm për nxitjen e Komunikimin , bashkëpunimit ndërkufitarë dhe stimulimin zhvillimor për zonat dhe vendbanimet kufitare të këtij trekëndëshi kufitarë .
Dy Parlamentet dhe Qeveritë kan obligim moral , institucional dhe Kombëtarë që më në fundë të fillon një qasje e re , e mirëfilltë , reale, të gjithë bartësit e institucioneve të dy shteteve të bashkërendojn qëndrimet zyrtare , të harmonozojn që të përafrohen dhe Tirana e Prishtina zyrtare dhe t’i kushtojn vëmendje këtij trekëndëshi kufitar . * * * Prandaj është interes i të gjithë neve që legjislatura e pestë e Parlamentit të Kosovës të mbahen takime në Gjilan , si takim të kabinetit të Qeveritarë të Kosovës së bashku me ate të Shqipërisë . * * * Kurse mbajtja e një takimi të përbashkët të Qeverisë së Maqedonisë ku ti bashkangjitet edhe kabineti Qeveritar i Kosovës që do të duhej të mbahej në trekëndëshin kufitar në Kumanovë që ka një simbolikë pasi është në një trekëndësh kufitar Kumanovë-Preshevë-Gjilan .
Takimet të dy Qeverive shqiptare duhet të vazhdohen si të rregullta , kurse dy Parlamentet të caktojn nga një pikë të rendit të punës dhe të diskutojn dhe propozojm që të dy Parlamentet Nacionale të themelojn një Komision Parlamentar mikst për shqiptarët jashta kufijve Admnistrativë të Kosovës dhe Shqipërisë . Krijimi i një fondi dhe ndarja e mjeteve të rregullta vjetore do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale veçmas për popullatën shumicë shqiptarë në Medvegjë , Preshevë dhe Bujanoc . Në të gjitha këto bashkëpunime ndërkufitare të nivelit Komunal dhe atyre ndërshtetëror përfitues më të mdhenjë do të jemi ne Shqiptarët .
Edhe më tej vazhdon të rritet diskriminimi në Bujanoc e ksaj here do të ndihmon Qeveria dhe Parlamenti i Serbisë me kërkesën e disa shoqatave që duan pastrimin nga lista zgjedhore dhe duke i fshirë Shqiptarët nga librat amzë të Komunës së Bujanocit .
Disa Shoqata të Serbëve të Komunës së Bujanocit jan në kërkim të një takimi me Kryeministrin e Serbisë , për të qarë hallin që Shqiptarët e kan shumicën në Komunë të Bujanocit dhe duhet të pastrohen listat zgjedhore duke u fshirë nga rexhistrat e tyre të lindjes dhe patjetër duhet të mbetën pakicë . Serbët e Bujanocit, derdhin lotë krokodilli,që gjoja është shtimi i madhë i Shqiptarëve dhe të rishikojn listat zgjedhore . Këto kërkesa i mbështesin edhe me nënshkrime , për të kërkuar alibi në Parlament dhe Qeverin e Republikës së Serbisë-krejtë kjo me objektiv të qartë që Shqiptarët nuk duhet të kenë as Kryetar e as shumicë të Asamblesitëve Shqiptarë . Serbët pakicë në Bujanoc, kështu me kërkesa dëshirojn me çdo kushtë e me çdo çmim të ulin e zbresin numrin e popullatës shumicë Shqiptare të ksaj Komune . Kështu kjo pakicë duan të luajn me kartën e viteve të 80-ta sikurse diktatori i funditë të ish-hapsirave Jugosllave Slobodan Milosheviqi,që mori një shkasë në Fushë të Kosovës për ta rrënuar Autonomin e Kosovës . Të kujtojm që Komuna e Bujanocit ka 41 Asamblesitë ku prej tyre 30 jan Shqiptarë , kurse 11 jan Asambleistë të pakicës Serbe së bashku me Komunitetin Romë, kjo ishte që nga zgjedhjet e fundit të muajit qershor të vitit 2012 . Serbët do të mundohen që Kryetari i Komunës nuk duhet të jenë Shqiptarë dhe shumica e Asambleistave nuk duhet të jenë Shqiptarë,që duke i fshirë nga librat amzë të lindjes , duke ju mohuar nënshtetësia , duke mos ju vazhduar dokumenta e çka më e rënda edhe qytetarët që i posedojn dokumentat e udhëtimit me rastin e vazhdimit të tyre i paralajmëron që nuk mundë ti vazhdojn me arsyetim më banal pasi nuk jetojn në vendbanimin e cekur në dokument e kjo është në kundërshtim me të gjitha aktet dhe konventat Ndërkombëtare për lirit dhe të drejtat e njeriut dhe shkelje e të drejtave kolektive .
Fshirja nga librat amzë është diskriminimi i radhës që ndjek Beogradi ndaj Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës
Nuk mjaftoi mos përfaqësimi i shumicës Shqiptare në institucione lokale dhe qendrore në proporcion të drejtë , Beogradit nuk është duke i mjaftuar lënja pas dore dhe mos investime në këto tri komuna dhe ikja e emigrimi , por tani ka filluar fushatën që të fshij dhe pastroj librat amzë duke ua mohuar Shqiptarëve të vazhdojn të jen qytetarë të ksaj Komune . Ky është diskriminimi më klasik dhe më i veqantë . Është shkelje e madhe drastike,është diskriminim i llojit të vetë që qytetarit nga vendi amë ku jan lindur dhe ku paguajn taksa e tatime të tokës e pasurisë ti merren dokumenta dhe ti pamundësohet pajisja me dokumenta të udhëtimit . Kjo asgjë më shumë e re nuk është , por në vazhdën e diskriminimit dhe të pastrimit të listave zgjedhore,fshirjes nga librat amzë të ksaj Komunë që mbrenda pesë deri në dhjetë vjetë , do të pësoj dhe ta ndjek fati i Komunës së Medvegjës që kemi tërhequr vëmendjen që më shumë se një dekadë për rrezikun që i kanoset Kumunës së Bujanocit vazhdimisht .
Të ngritet dhe shtrohet kjo shkelje jashtëzakonisht diskriminuese e anulimit dhe fshirjes nga librat amzë të qytetarëve të Komunës së Bujanocit para se të marrë përmasa të pa kthyeshme . Në këso rrethana është interes i përgjithshëm jetik që të ftohet një mbledhje urgjente nga të gjithë Këshilltarët Komunalë Shqiptarë së bashku me krerët e subjekteve politike , Këshilli Nacional , dy deputetë Shqiptarë në Parlamentin e Serbisë Riza HALIMI e Shaip KAMBERI,së bashku me Kryetarët dhe Kryesuesit e tri Kuvendeve Komunale me prezencën OSBE-së dhe mekanizmave tjerë Ndërkombëtarë . Në këtë drejtim të ndihmoj Prishtina dhe Tirana zyrtare , duke ngrit çështjen e këtij diskriminimi në instanca gjegjëse të BE-së dhe të OKB-së .
Malësia e Bujanocit kjo zonë malore dhe kufitare duhet të lidhet me qendrat Komunale dhe botën. Asfaltimi i ksaj rruge është projekt kapital për Malësin dhe do të hap perspektiva të reja . Rruga prej fshatit Karaçevë e Epërme kah lisi që e përshkon fshatin Muhoc është asfaltuar në vitin 2009. Kurse ka mbetur për tu asfaltuar prej nën urën në hyrje të Muhocit, gjëgjësisht punktit policor por edhe si kufi admnistrativ prej Muhocit deri në Zarbicë te shkolla fillore me një gjatsi prej 6 km. Nuk duhet të mbetët si « zonë e ndaluar » si oazë e pazhvilluar, zona e pashkelur dhe një zon e shkëputur dhe e prapambetur edhe në këtë fillim të këtij shekulli XXI . Pasi ka shumë pasuri me tokë pjellore ,dhjetra e qindra hektarë me kullosa, me pyje shumë të pasura për dru për përpunim në industri dhe pasuri me fryta shëruese dhe mjeksore, pasuri tjera dhe ujra të mjaftueshme termale. Kjo rrugë do ti shpaguente shumë fishë mjetet për asfaltim. Kjo rrugë më se gjysmë shekulli pritet,thuhet shkruhet matet dhe prap se prap deri më sot ka mbetur pa asfalt. Është karakteristike shumë me rëndësi që të ceket se dy Bashkësit Lokale të Malësisë së Bujanocit, e: – Zarbicës me fshatrat Suharrën , Novosellë,Pribocë dhe – Muhocit me fshatrat Gjergjec,Ramabuqë dhe Qarr. Nuk kanë fare lidhje rrugore me KK të Bujanocit pa shkelur në territorin e Kosovës gjegjësishtë në pjesë të komunës së Kamenicës pra kalohet nëpër fshatrat Karaçevë – Roganë – Domoroc – Crep për të hyrë në kufi në Konçulë të Bujanocit, pra njëher dilet jashta kufirit për të hy në Komunën vetijake..Këtë asfaltim të rrugës do ta ndihmonte edhe KK i Bujanocit por edhe bugjeti i Republikës së Serbisë por edhe donatorë të huaj sepse me këtë do të ktheheshin më tëpër banorë të këtyre viseve Shqiptare .Vlenë të ceket se fshatrat Shqiptarë të banuarë me vendas që mbi qytetin e Vranjës në të dy anët e kufirit e deri në Prishtinë duke përfshi fshatrat e Kamenicës dhe ato të Komunës së Medvegjës janë lënë tërsishtë në harres dhe aspak nuk është vrejtur farë zhvillimi i infrastrukturë rrugore dhe kanë mbetur të shkëputura fshatra të tërë pa u lidhur me qendrën komunala qe i përkasin, por edhe në mes tyre . Kanë qenë , por ende janë të izoluarë me botën tjetër të zhvilluarë normal me qëllime dhe prapavija të caktuara që kjo zonë të mbetet ashtu si ka mbetur pra e boshatisurë gati tërsishtë nga banorët . Kjo zonë kufitare , që ishte edhe brezi kufitar edhe në kohën e perandorisë Osmane kan mbetur me ato rrugë të asaj kohe, pra me rrugë dhish të hapura me shati e kazëm që nga qyteti i Vranjës e deri në Prishtinë . Nëse e marrim këtë që e cekëm më lartë kuptojmë se kjo pjesë është një zonë jo e vogël. Që është dashur ti kushtohet më tepër tëndësi për zhvillimin sepse deri më sotë janë të izoluar tërësishtë dhe nëse afaltohet do të ndërtohej: -Një kopsht zoologjik , -Një sanatorium , apo spitali për mushkri e sëmundje që janë dhe ndihmohen nga rrymat e ajrit dhe klimat tëpër të përshtatshme për pengesa në frymarrje . Zoti ia ka fal shumë bukuri ksaj zone , por ne njerzimi vetëm duhet të dim ti shfrytëzojm si klimën, ujin , malet , lisat e mdhenjë , ajri i pastër të krijohet mundësia për zhvillimin e turizmit -Të shpallet kjo zonë, si: park nacional , -Një qendër skijimi, për shkakë të terrenit të thyer por jo në masë sa që për zhvillimin e sportit të skijimit dhe kërcimit më ski në rajon të Ballkanit . Për ndërtimin e një staze të tillë sa që nuk do tia lëshoj vendin për aspak Brezovicës!. Rruga nëse do të asfaltohet do të kemi përfitime të shumëfishta jo vetëm për kët pjesë të Malësisë së Bujanocit por edhe një pjesë të Gollakut nëse vashdohet pastaj prej Zarbicës për në fshatrat kah lisi i Qobaneve e fshatrat Tërsten , Desivojcë të Kamenicës . Ne Malësorët e Bujanocit ju bëjmë apel organeve Komunale të Bujanocit , që top projekt për realizim të vendosin asfaltimin si një projekt kapital kështu do të mbrohen dhe krijohen këto të mira me asfatimin e rrugës Muhoc – Zarbicë .
Të nderuara vendas kudo që jeni me banim e qëndrim ,
Në përkrahje të Asfaltimit të rrugës që është një projekti kapital për Malësin e Bujanocit . Mr,Sc.Refik HASANI, ish-Këshilltarë Komunal i Gjilanit , bashkëthemelues i Shoqatës ,,Vatra’’ , bashkëthemelues i Shoqatës Lëvizjes për Kthim dhe Integrim ,,Guri i Zi’’, bashkëorganizator në Këshillin për organizimin e Takimeve të Vendlindjes dhe vendosjen e Pllakës Përkujtimore , bashkëorganizator për grumbullimit e peticionit (Tre mijë e katër nënshkrime ) për emërtimin e shkollës në Lagjën Zabel dhe emërtim të rrugëve me emra të figurave e personaliteteve nga Malësia e Bujanocit dhe Komuna e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës Në opinion njifet si Publicist , por edhe që ndërmori një sër inciativash e dha propozime për banorët që jetojn në Kosovë dhe ata që ende jetojn në Krahinën e mbetur padrejtëisht nën administrimin e Serbisë .
Me shkas: Më 22 janar 2014, me rastin e 145 vjetorit të lindjes së inovatorit dhe shkencëtarit që testoi avionin e parë në kodrat e Zarbicës .
Nga jeta dhe veprimtaria e personaliteteve të shquara të Anamoravës Hasan Masurica në kodra të Zarbicës testoi avionin e parë në gjithë globin
Hasan Masurica u lind në fshatin Krilevë të Kamenicës më 22 janar të vitit 1869. I ati i tij kishte lindur në fshatin Masuricë te qyteti Nish,kupas dëbimit të tyre u vendosen në fshatin Krilevë ku edhe lindi shkencëtari . Kreu shkollën e lartë pedagogjike në Shkup . Punoi gjithë jetën si mësues i fesë në Mejtepin e Zarbicës dhe si imam i po ksaj gjamie . Ai vdiqë në vitin 1942 që jetoi 73 vjet . Inovator, personalitet shqiptarë të fundit të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX , një emër që, nëse do kishte, mendoj unë, kushtet e duhura, relacionet publike dhe mjetet komunikuese që kanë sot shkencëtarët, sigurisht që patenta e avionit të parë do t’i ishte dhënë atij edhe pas vdekjes .Qysh si fëmijë , në ndeja odash në Zarbicë , Malësi të Bujanocit e Gollak kemi dëgjuar rrëfime për imamin, mësuesin dhe shkenctarin që e konstruktoi ,, ballanin “ si që e quanin në atë kohë , me të cilin djali i tij, Muharremi fluturoi lartë në qiell . Autor i këtyre pak rreshtave që jemi nga i njëjti lokalitet ku u promovua avioni , por na bënë të mburremi edhe si pjesëtarë i popullit tonë . Baballarët tanë tregojn se Hasan Masurica ishte i papërtuar, tepër inteligjent, respektohej dhe i dëgjohej fjala. Ai kishte një qoshe pune, një vend në plevicën e shtëpisë së tij, ku ai punonte me vegla primitive . Faktet janë mbledhur nga të dhëna gojore, nga dëshmi okulare dhe nga disa dokumente origjinale të pakta që kanë mbetur nëpër arkiva . Jeta e këtij gjeniu ka qenë plot inovacione shkencore, gjithashtu duke u marrë intensivisht me kërkime shkencore dhe zbulime . Për Hasan Masuricën,ka pasur shumë dokumentacione që fatkeqësisht jo të gjitha kanë mbetur, por ato që janë gjetur janë çuar në Kajro të Egjyptit në Universitetin Amerikan . Zarbicasit e vjetër tregojn dhe vërtetojn se Hasan Masurica ka jetuar e punuar në Mejtepin e Zarbicës që ky objekt ende mbahet në këmbët e veta . Jetoi në kohë e kushte mjaft të vështira ekonomike dhe politike, rrethana jo të favorshme shoqërore dhe thekson se, nëse kushtet do ishin më të përshtatshme, ai jo vetëm do ishte më i mirënjohur e me famë, por do kishte kontribuar shumë më shumë në fushën e shkencës dhe afirminin e tij si inovator shqiptare .
Ja se çka zbuloi Hasan Masurica !
– Ai ka hartuar kalendarin me të cilin përcakton pozitën dhe rrugën e planeteve në gjithësi që nga viti ‘52 deri në vitin 1952 të erës sonë . Kalendarët e tij kanë impresionuar disa njerëz profesionistë të asaj kohe . – Ai ka ndërtuar një mulli në fshatin e Zarbicë dhe me ndihmën e bashkëfshatarëve ka ndërruar drejtimin e përroit, duke ditur pozicionin e përshtatshëm dhe ky mulli bluante rreth 1000 kg drithë në ditë. Por dy nga shpikjet më famoze që i atribohen Hasan Masuricës, sipas fakteve dhe dëshmive :
Në vitin 1899,Hasan Masurica, duke punuar ditë natë , me ndihmën e kovaçit të fshatit në Zarbicë , ndërtoi aeroplanin e parë pa motor,me të cilin i biri, Muharremi, fluturoi 50 deri në 70 metra. Ai e realizoi këtë projekt 4 vjet para vëllezërve Ëright ( Vilber adhe Orvil Rajt ) , të cilët e ndërtuan aeroplanin me motor dhe fluturuan në qiell në vitin 1903 nga një kodër e Zarbicës në drejtim fshatit Suharrën e Novosellë. Muharremi djali i tij u tmerrua nga fluturimi dhe se theu këmbën në atë fluturim,pasi i ati e futi aty dhe litari mbajtës ju lëshua pa kuptuar dhe ballani u ngrit në erë. Fatmirësisht ai ra mbi disa pemë dhe aty e gjetën Muharremin e vogël me këmbë të thyer, dhe tregohet se si i ati megjithëse i dëshpëruar nga gjendja shëndetësore e të birit ,të cilit i lidhi këmbën me këmishën e tij që shqeu atë moment, nga suksesi i shpikjes të tij . Materiali ishte i zgjedhur që u përdore për ndërtimin e këtij avioni nga Hasan Masurica .
Një ndër shpikjet e dyta dhe mjaftë të rëndësishme është edhe kjo .
Që prej vitit 1901 e deri në vitin 1905 Mulla Hasan Masurica konstruktoi pushkët me një, pesë dhe njëzet e pesë fishekë dhe demonstroi funksionimin e tyre para Sulltan Abdyl Hamidit në Stamboll në vitin 1905. Edhe kjo ngjarje ka pasur dëshmitarë okular, të cilit ishin bashkëvendasit e Hasan Masuricës, Azem Saliu, Sherif Osmani dhe Osman Zahiri nga Sedllari, sot Komuna e Kamenicës, të cilët atë kohë ishin truproje personale të Sulltan Abdyl Hamidit . Ata, sipas dëshmive të bashkëkohësve, kanë treguar se si Sulltan Hamidi u impresionua nga kjo shpikje e shqiptarit dhe planifikonte fillimin e konstruktimit të pushkëve në fabrika . Plus Sulltani e mirëpriti Hasan Masurica me shumë të mira dhe i ofroi disa beneficione dhe i dha një nga vendet më të mira në Dollma Bahçe të rrinte e të punonte. Sulltani i premtoi Hasanit se do e ndihmonte të rindërtonte aeroplanin aty në Stamboll . Hasan Masurica e mahniti Sulltanin me edukatën dhe mjeshtërinë e tij intelektuale në komunikim,me një turqishte të përsosur,me fjalë të zgjedhura dhe me një kulturë të gjithanshme . Nuk ishte vetëm një mësues a një shkencëtar i rrallë, por edhe një patriot e atdhedashës i veçantë. Tre truprojat e Sulltanit ku Mulla Hasani takohet në një mbrëmje,me shumë kujdes, ku Hasani kërkon ndihmën e tyre që të ikë nga oborri mbrëtëror dhe të kthehet në shtëpi . Nuk deshi që me skicat e tij të punohen pushkët me të cilat mund të përdoreshin kundër vëllezërve të tij. Këto janë të dëshmuara nga bashkëkohës në vitin 1912,kur këta oficerë u kthyen në vendlindje dhe tregonin me imtësi pritjen e Hasan Masuricës në Stamboll nga vetë Sulltan Hamidi si dhe planin e tyre për ta përcjellë Mulla Hasanin në atdhe , pa lenë gjurmë apo skica. Thuhet se ai i hodhi në Bosfor armët , por jo edhe skicat . Largimi i tij shkoi mirë deri në Sofje të Bullgarisë përmes shoqëruesve të fshehur , por në Sofje u zu dhe u burgos , ku edhe detyrohet të shpjegoj skicat që kishte me vete. Ka shumë supozime se ku kan përfunduar ato skica , kush i mori, pse përmendet Ambasadori i Rusisë në Bullgari e disa detale të jera. Mbesim me shpresë që hulumtuesit shqiptarë do të mund të vërtetojn në arkivat e Bullgarisë dhe të Turqisë ndonjëherë deri në imëtsi për hulumtimet e inovatorit Hasan Masurica . Mund të supozohet , që idet për pushkët automatike ruse , kallshnikovët , mund ta kenë prejardhjen pikërisht nga pushka automatike me njëzetë e pesë fishekë që Hasan Masurica e pat projektuar , shpikur dhe demonstruar para Sulltan Hamidit në Stamboll dhe ambasadorit rus në Sofje.
Në fund të këtij shkrimi të shkurtër për Hasan Masuricën
Të gjithë ne shqiptarët kudo që jemi do të mburrenmi me te . Do të ishte mirë së paku të emërtohet një shkollë në Gjilan , Kosovë apo dikundë në tërë hapsirat tona etnike shqiptare , që me epitet një shkollë punëtori profesionle – zanati ta bartë emrin e inovatorit që bëri disa zbulime . Të emërtohet në shenjë nderi dhe respekti për veprën e tij edhe ndonjë rrugë apo shesh . Mundë të jepet edhe ndonjë çmim me titull Masurica që do të ndahej në çdo vjet me rastin e ditës së flamurit apo .. . Mbi të gjitha Hasan Masurica ka merita që e ruajti me nostalgji mbiemrin Masurica sepse ishte i lindur po në fshatin Masuricë në mesë të qyteti të Leskocit dhe Nishit të sotëm . Por edhe që ende në atë kohë shqiptarët ishim nënë sundimin e perandarisë Osmane dhe nuk dëshiroj që inovacionet e t’ia falë turqve për ti vrarë shqiptarët . Mbase dikush që e lexon dhe mund të bëjë diçka , unë e solla për vëmendjen e Opinionit të ghërë , jo vetëm se më bëri përshtypje e ndjehem krenar për kombin tim, por mbase dikush ka më shumë mundësi ta çojë më tutje kërkimin, mbase një kërkim e hulumtim më i hollë mund të jetë i mundshëm dhe i realizueshëm, dhe mund të sjellë diçka më shumë. Dikush që mund të ketë interes dhe mundësi mund të hedh më shumë drit mbi këto fakte . Kombi ynë e ka thesarin intelektual shumë të pasur . Puna , për inovatorin dhe shkenctarin që dy gjëra i bëri , se mbronte shqiptarizmin e mbajti me epitet mbiemrin Masurica e Sangjakut të Nishit prej nga ishte edhe i lindur i ati i tij dhe nuk dëshiroi që patenta e tij për zbulimin e pushkës me një , pesë dhe njëzetë e pesë fishek ti jepet ushtrisë së Perandorisë Osmane për vrasjen e shqiptarëve . Së paku të përkujtohet dhe ndriqohet figura e tij , pse të mos të emërtohet një institucion edukativo-arsimor në ndonjërën nga qendrat e hapsirave tona etnike shqiptare . Në arkivat e Prishtinës apo Tiranës , së paku të ekspozohet diçka nga dokumentat e tij nga takimet që pati me mbretin në Stambollë , nga shkrimet e kohës për inovacionin që sigurisht ruhen në arkivat e Perandoris Osmane apo gjetkë .
Besojmë se në të ardhmen e afërt , më shumë do të ndriqohet figura e Hasan Masuricës
Që përveq që ishte imam deri në vdekje për Zarbicë dhe Malësi , posedonte edhe një punëtori të vetën , duke ju ndihmuar fshatarëve të Malësisë , kryente edhe punën mësuesit të fesë në Mejtepin e Zarbicës . Prandaj meremetimi i Mejtepit të Zarbicës do të ishte edhe një arsye më shumë që pastaj që si muze dhe monumunte i trashigimisë kulturoro-historike i mbrojtur me ligje ti ekspozojmë edhe diçka nga puna dhe zbulimet e të madhit shkencëtar Hasan Masurica . Hasan Masurica ishte një shqiptar që më shum kemi obligim të shkruajmë sikur edhe në disa raste të tjera , historianë të huaj ende vazhdojnë të shkruajnë për shkenctarët e figura tona shqiptare . Është momenti i fundit që dy Akademitë tona të bëjnë diçka në këtë drejtim dhe të ndahet një çmimë me emrin e shkencatrait dhe inovatori Hasan Masurica . Hasan Masuricës së paku në përvjetor të rikujtohet dhe t’i jepet vendi që meriton në historinë tonë .
Shkruan për Medvegja REDAKSIA – Mr.Sc. Refik HASANI Refik HASANI
Kënge:NGA PREVEZA NE SANXHAK SHQIPTARET TRIMA I LANE ME GJAKE
Autori është nga fshati Zarbicë Komuna e Bujanocit jeton në Gjilan njohës & iniciator i shumë çështjeve për Kosoven Lindore, veprimtar i dalluar për trojet tona .